Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump do të njoftojë të dielën në mbrëmje një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit. Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.
Njoftimi pason një postim në Twitter të shtunën nga Ppesidenti Donald Trump, ku akuzonte punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punonin për të ngadalësuar testimin e vaksinave kundër COVID-19 duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit”, një teori konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan po zhvillohet një komplot nga një qeveri e fshehur, brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Por Presidenti nuk ofroi ndonjë provë lidhur me këtë pohim të tij.
Komentet e zotit Trump pasojnë gjithashtu një artikull të botuar nga agjencia “Reuters” të enjten ku thuhej se një zyrtar i lartë i Administratës së Ushqimit dhe Barnave kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra nëse administrata Trump miratonte një vaksinë përpara se ajo të shpallej e sigurt dhe efektive.
Po presidenti shkruante të shtunën se: “Duhet të përqëndrohemi tek shpejtësia e të shpëtojmë jetë njerëzish”.
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetit dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur zoti Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku zoti Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë thënë se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA-në.
Zoti Trump është akuzuar nga zoti Biden dhe demokratët se ka dështuar me trajtimin e pandemisë në vend. Por Presidenti ka thënë shpesh se gjetja e një trajtimi ndaj sëmundjes infektive është pranë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.
Ish-Nënpresidenti Biden, i cili pranoi emërimin për presidentin nga demokratët javën e kaluar akuzoi zotin Trump se edhe: “pas gjithë kësaj kohe, nuk ka ende një plan për të luftuar pandeminë. Ai nuk arriti të mbrojë Amerikën”, tha zoti Biden duke e konsideruar këtë një gjë të pafalshme.
Të dielën shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje postimit në Twitter të Presidentit Trump gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News”. Zoti Meadow u ankua mbi ritmin e testimeve të mbikëqyrura nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
“Ne nuk do t’i biem shkurt në raport me proceset kërkimore”, tha zoti Meadows. “Ne do të shkurtojmë burokracitë. Unë e përshëndes Pnresidentin lidhur me këtë postim të tij”.
Senatori Chris Coons, një mbështetës i zotit Biden, tha në një intervistë për “Fox News” se presidenti Trump “ka dështuar të veprojë me përgjegjësi” në trajtimin e koronavirusit. “Ai ka humbur rrugën dhe nuk pranon ndihmë. Donald Trumpi ka dështuar të përballet me këtë pandemi”, shtoi zoti Coons.
Lajmi i dhënë nga Trump, pas paralajmërimit nga Shtëpia e Bardhë
Duke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të djelën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.
Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie me 35 për qind të vdekshmërisë tek pacientët nën 80 vjeç, që nuk kanë qënë në respiratorë, dhe që e kanë filluar trajtimin në fazat e hershme të prekjes nga virusi.
“Në prodhimin e ilaçeve të reja, ulja e vdekshmërisë me 35 për qind është një arritje e madhe”, tha Sekretari Azar, përkrah presidentit në konferencën e shtypit, duke shtuar se “ky është një përparim i madh për trajtimin e pacientëve”.
Plazma konvaleshente sigurohet nga pacientë që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga koronavirusi dhe është e pasur me anti-trupa. Ajo është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë me Covid-19 në ShBA.
Pak para konferencës së shtypit, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, njoftoi se kishte autorizuar – por teknikisht pa i dhënë miratim përfundimtar – përdorimit të plazmës që përmban anti-trupa nga pacientë të shëruar.
Një ditë para njoftimit, Presidenti Trump ishte shprehur në një postim në Twitter se “një ‘shtet brenda shtetit’ ose dikush tek Agjencia e Barnave, po e bën shumë të vështirë për kompanitë farmaceutike të sigurojnë njerëz për të testuar vaksinat dhe terapitë e reja”.
Në postim ai vazhdonte më tej se “është e qartë që synojnë ta vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit. Duhet të veprojmë shpejt dhe të shpëtojmë jetë!”
Presidenti Trump iu referua ditës së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai do të ndeshet me ish Nën-presidentin Joe Biden, kandidatin e Partisë Demokratike.
Drejtuesi i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) , Dr. Stephen Hahn, u tha gazetarëve se agjencia kishte arritur në përfundimin se trajtimi me plazmë meritonte miratim në baza urgjence pas analizimit të rezultateve të trajtimit të rreth 20 mijë nga rreth 70 mijë pacientë që janë trajtuar me këtë terapi, si dhe bazuar në studimet e tjera.
“Një përmirësim me 35 për qind i shanseve për të mbijetuar është një përfitim klinik domethënës”, tha ai, duke shtuar se, “kemi patur kërkesa të shumta nga mjekët në mbarë vendin”.
Trajtimi me plazmë është përdorur më parë pa shkaktuar probleme ndaj sëmundjeve të tjera si Ebola dhe difteria, por shkencëtarët, përfshirë disa që punojnë për qeverinë amerikane, janë treguar më të kujdesshëm rreth përdorimit të saj për koronavirusin, duke thënë se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe nuk ka prova të tregojnë se funksionon kundër Covid-19.
Kur një gazetar e pyeti rreth gjuhës disi kontradiktore që ai dhe zoti Hahn përdorën për efektshmërinë e plazmës, presidenti, që e ka quajtur trajtimin “shumë të efektshëm”, i dha fund konferencës së shtypit që zgjati 18 minuta, duke lejuar vetëm tre pyetje.
Një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare u shpreh në një deklaratë se Presidenti Trump demonstron mungesë vullneti për të dëgjuar mendimin e ekspertëve dhe se “zbulimet kërkojnë mbledhjen e të dhënave” për t’u siguruar se kurat janë të efektshme dhe të sigurta.
“Ky është një proces i domosdoshëm për t’u siguruar se kurat janë të sigurta dhe se trajtimi nuk është më i rrezikshëm se vetë sëmundja”, tha zëdhënësi Ben Corb. “Unë jam shumë i shqetësuar nga ky veprim dhe nga koha që u zgjodh për të”.
Njoftimi u dha një ditë para fillimit të punimeve të kuvendit të Partisë Republikane, i cili do të riemërojë zyrtarisht Presidentit Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.
Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është “ndoshta përfitues” për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.
“Mendoj se disa njerëz kërkojnë të shikojnë më shumë të dhëna për të mbështetur vendimin”, shtoi zoti Gottlieb.
Në konferencën e shtypit të së djelës binte në sy mungesa e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, i cili është pjestar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusion.
Dr. Fauci ishte mes atyre që nuk ishte dakort që FDA të miratonte autorizmin në kushte urgjence, sipas një njoftimi të gazetës “New York Times”. Sipas gazetës, Dr. Fauci mendon se të dhënat për miratimin e trajtimit janë ende shumë të pakta.
Presidenti Trump, i vetëdijshëm për akuzat e rivalit të tij Biden dhe demokratëve të tjerë, se ka dështuar në trajtimin e krizës së koronavirusit, ka thënë shpesh se zbulimi i një trajtimi për sëmundjen është i shpejtë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.
Ekspertë të shumtë amerikanë kanë thënë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati deri në fund të vitit ose deri në fillim të vitit tjetër dhe se vetëm në se testet që po bëhen tani në disa vende, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, do të jenë të suksesshme.
Deri tani në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën 177 mijë vetë dhe mbi 5.7 milionë të tjerë janë infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.
Ky zbulim do jete klor i koncentruar per trumpets. 176 mije te vdekur dhe xhurdulli mburret se e kontrollon situaten dhe po ben me mire se shtetet e tjera. Kjo eshte e keqja me e vogel, e keqja me e madhe jane caracat si Dyl taliban sumshqymi, Laku a.k.a Titi rruspija qe jo vetem e besojne krrucin Trap, por edhe e propagandojne. Atje i kemi idiotet. Pini klir moterrruspi trumpet, do ti beni nder njwrzimit duke ngordhur juve.
??????
Qenke arratis nga psikiatria or qyq, ne rruge je tani ? Amerika o veshgjate eshte shtet federal dhe situata e virusit kinez eshte kompetence e shteteve jo e qeverise federale – qyteti i NY qe ka rreth 50 % te te vdekurve te te gjithe Amerikes drejtohet nga Guvernator demokrat dhe qyteti i NY nga Kryetar bashkie demokrat.
Po o deficent, po amerika ka rreth 330 milion banore dhe po ta pjestosh EDHE me numrat qe jep ti, ka goxha me pak te vdekur per 1 milion banore se shume nga shtetet e tjera, e di tabelen e shumezimit dhe pjetimit ti ? Dhe pjese me e madhe e vdekjeve rreth 70 – 80 % jane ne shtete qe drejtohen nga demokrate qe jane aktualishte te zene duke organizuar protesta anarkiso marksiste Antifa, BLM kunder vehtes se tyre.
Sa per ate klorin, mund ta kesh degjuar ne gjuhe te huaj se Anglishtja eshte pak veshtire per nivelin dhe gjendjen tende mendore.
O trap
O mendjelli
Kur si intereson usa thone ae jane shtet federal
O kar me zile
Usa jane tiger prej letre
Dyl sumshqymi, nuk e paske pire klorin qe te tha kumandari? O kokrra e idiotit, po Florida mor lyfi lales, governorin e ka demokrat? Po Texas mor gjytyrym e ka demokrat? Po Georgia mor kodosh ferrash demokrat e ka? Ik mor pocaqi islamik e shko ne Afganistan prej nga ke prejardhjen mor delenxhi qe lepihesh se mos te deportojne. Yt karakurve. Ik perktheje ne arabenglish tani o vllai Osama Bin Ladenit. Cop cop nga trute pjatalarsi i mami Kooperativistes na ben leksion anglishteje. Hapu dh’e se na mbyten kllufat. O sumshqymi Dyl talibani po Kina qe ka 1 milard e 500 milione banore, sa vdekje duhet te kishte me llogarite e truve te trumpets? Ik o debil shko e mbytu gjekundi. Konsumon oksigjenin nje cope debili si ty. ??????????
Dylber. Qenke i semure komplet. Vetem nje i semur mund te flase jashte llogjikes. Nuk jane partite e guvernatoreve qe percaktojne sa njerez semuren apo vdesin por strukturat e qyteteve dhe menyra e menaxhimit te tyre. Cdo te thuash per Massachusetts qe ishte i treti per nje kohe te gjate qe kishte popullate te vogel dhe guvernator republikan? Ai e menaxhoi shume mire.
shume sakt. Trump ka budalliqet e tij pa dyshim, por krahasuar me urrejtjen dhe helmin qe Demokratet kane per Ameriken dhe historine e saj, budalliqet e Trump jane karamele.
Dyly, pak më të lehtë dorën për atë USA-n më sipër. Duket sikur i drejtohesh seriozisht një të shkari. Mos, mos jo kështu! Le të merren me të ata që e kanë zanat, nëse dështojnë edhe ata, atëhere si për gjithë gjynafqarët, dhe ai në dorë të Zotit.
Nëse vërtet SHBA-të janë superfuqia e parë në botë, atëher vaksinimi i popullsise Amerikane duhet të përfundoj para 11 Shtatorit 2020.
Ne c’ore ne 11 Shtator thua do kete mbaruar vaksinimi?
Puçist gjithandej ???
Covidi i veres ka lene pasoja nga mendja 50% po qenkan doktorr te konvertu ne politikane pardesyte bardha.
Ha ha ha. Trajtimi me plazme ka 100 vjet qe perdoret por kurva e putinit ne shtepine e bardhe nuk po di se cfare te shpike ti shpetoje humbjes se zgjedhjeve dhe burgut pas humbjes.
Po nxitojne sebi nxori bllof kina me rusin. aty Kane pas
Po nxitojne sebi nxori bllof kina me rusin. aty Kane pas.
O dylo to Hy lopa te gruni lomit. Ik lale shpejt. Ifiot
Mashtrim per Vote dhe asgje me shume…
Mashtrim per Vote dhe asgje me shume…
Lexoni njehere librin e Trumpit “Si te beheni te pasur”. Pastaj me dollaret imagjinare qe do fitoni blini vaksinen e Trumpit dhe jepni nje donacion per ndertimin e murit. Pastaj jeni qe jeni kaloni edhe nje nate imagjinare me Ivanken. Kur te zgjoheni ne mengjes qeroni morrat edhe nisuni per supermarket me trajsen me food stamps me vete…