Goditi me grusht pikturën 20 milionë paundëshe, 20-vjeçari britanik dënohet me 18 muaj burg

25 Gusht 2020, 21:22Lifestyle TEMA

Një gjykatë britanike dënoi me burg një të ri i cili goditi me grushte dhe hoqi nga muri pikturën me vlerë 20 milionë paund në Galerinë e Arteve Moderne në Londër.

20-vjeçari Shakeel Massey pranoi përpara trupi gjykues akuzat për dëmtimin e pikturës së viti 1944 të titulluar “Busti i një gruaje”.

Një nga ekspertët e galerisë deklaron se për riparimin e pikturës do të duhen 18 muaj kohë dhe një kosto prej 350 mijë paundësh.

Për dëmin e shkaktuar, gjykata e dënoi të riun me 18 muaj burg.

Gjatë dëshmive në seancë u tha se në dhjetorin e vitit të kaluar Massey e goditi disa herë me një kyç pikturën përpara se ta hiqte më pas nga muri dhe ta hidhte përdhe.

1 komente në “Goditi me grusht pikturën 20 milionë paundëshe, 20-vjeçari britanik dënohet me 18 muaj burg”

  1. DinPak says:

    Mire ka thene nje person i nderuar: Ne shtypin e shkruar ne Shqiperi nuk ka nevoje te lexosh artikullin e botuar, mjafton te lexosh vetem titullin e shkrimit dhe te maresh te kunderten. Ne rastin konkret te ketij shkrimi ketu, “Goditi me grusht pikturen…” kuptoheni si “Goditi me kyç pikturen…” dhe s’ka nevoje te lexoni shkrimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje