U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama poston videon nga ndërtimi i shkollës në Vorë

25 Gusht 2020, 08:40Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar pamjet e ndërtimit të shkollës “Ahmetaq” në Vorë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të nëj video të postuar në ‘facebook’, Rama shkruan se shkolla do të ketë 9 klasa, 3 laboratorë dhe do të jetë në funksion të 220 nxënësve.

“Mirëmëngjes, dhe me rilindjen e shkollës “Ahmetaq” në Vorë, që po merr jetë pas tragjedisë shkatërruese të 26 nëntorit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje