Aktorja e njohur bie pre e një sulmi të armatosur, qëllohet me armë

26 Gusht 2020, 09:19Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur 44-vjeçare nga Afganistani, Saba Sahar, ka mbetur e plagosur gjatë një sulmi me armë në Kabul.

Ajo po udhëtonte me makinë për në punë së bashku me 4 persona të tjerë, fëmijën e mitur, dy truprojat dhe shoferin e makinës.

Bashkëshorti i aktores ka thënë për mediat vendase se aktorja ka marrë plumb në stomak, ndërsa fëmija dhe shoferi nuk pësuan lëndime. Edhe dy truprojat u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur  pothuajse 5 minuta pasi ajo doli nga banesa. ‘Amnesty International’ është shprehur se kohët e fundit në Afaganistan ka pasur një rritje të sulmeve ndaj aktorëve, aktivistëve politikë apo avokatëve për të drejtat e njeriut.

Sidoqoftë, deri tani asnjë grup nuk ka marr përsipër sulmin ndaj aktores Saba Sahar. 44-vjeçarja është një nga regjisoret e para femra në Afganistan.

1 komente në “Aktorja e njohur bie pre e një sulmi të armatosur, qëllohet me armë”

  1. Nik says:

    Ky èshtè lajm pèr islamistèt tanè nè shqipèri kosovè maqedoni mal tè zi apo tè mèsojn terroristèt islamist sesi sulmohet njè femèr?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje