Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së shumëpërfolur në historinë e Shqipërisë të ndodhur në marsin e vitit 1908, kur Çerçiz Topulli në bashkëpunim me komitët e tij, vrau me atentat Komandantin e Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashin turk, Halil Efendiun, që ishte me origjinë nga Bosnja. Historia e panjohur vjen nëpërmjet kujtimeve të Javer bej Hurshitit me origjinë nga Afkazia, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator, që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944, (kur ai do të arrestohej dhe do të pushkatohej pak muaj më vonë pasi ishte gjykuar në Gjyqin Special), të cilat janë trashëguar dhe ruhen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, në Tiranë.
Nga Dashnor Kaloçi
“Komandanti i Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashi Halil Efendiu, nga gjiriti, donte të diktonte se cilët ishin personat që i bënin strehë Çerçizit, që t’i internonte ata. Dikush kallzoi se e fejuara e Çerçizit, Qamoja ishte me barrë. Po të provohej kjo, do të ishte një provë e gjallë që Çerçizi mbahej prej fisit të gruas. Kështu Bimbashi vendosi që të dërgonte një doktor për ta ekzaminuar Qamon. Kjo gjë iu njoftua Çerçizit i cili për të ndaluar një punë që ishte e turpëshme simbas zakonit tonë, vendosi që t’a vriste Bimbashin e Gjirokastrës. Në atë kohë që unë arrita te Hani i Çiçove në të hyrë të pazarit nga ana e Hazmuratit, u dëgjuan dy të shtëna një pas një dhe kur u afruam për të parë ç’kish ngjarë, pamë Bimbashin të shtrirë për dhe që kish vdekur”.
Kështu shkruhet në mes të tjerash lidhur me ngjarjen tashmë shumë të njohur në historinë e Shqipërisë që bën fjalë për vrasjen e Bimbashit turk të Gjirokastrës në vitin 1908 prej çetës së Çerçiz Topullit, në kujtimet e Javer Bej Hurushitit, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë e deri në mbarimin e Luftës në vitin 1944, i cili pak muaj më pas, në prillin e vitit 1945, do të ekezkutohej me pushkatim, pasi ishte gjykuar nga “Gjyqi Special” së bashku me 63 të pandehur të tjerë, të gjithë ish-funksionarë, zyrtarë të lartë dhe intelektual të njohur që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit e deri tek ajo e fundit nën pushtimin gjerman në nëntorin e 1944-ës.
Kujtimet e tij, Javer bej Hurshitit janë në dorshkrim dhe ato janë shkruar prej tij në katër fletore të trasha në vitin 1939 dhe ato posedohen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, i cili na i ka vënë në dispozicion për t’u publikuar nga Memorie.al.
Po kush ishte Javer Bej Hurshiti dhe cila është e kaluara e tij? Si u arrestua ai së bashku me djalin e tij, Mehmetin, në janarin e vitit 1945 dhe përse Enver Hoxha dha urdhër që t’i ktheheshin të gjitha plaçkat e shtëpisë që i’u konfiskuan ditën e arrestimit?! Përse Halil Hoxha i’u lut të birit të tij Enverit, që të mos e pushkatonte Javerin me të dënuarit e Gjyqit Special dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si u trajtua nga regjimimi komunist familja e Javer Beut dhe si u ruajtën prej fëmijëve e nipit të tij, kujtimet e famëshme me ngjarjet historike që ai i kishte përjetuar vetë, të cilat i kishte shkruar që në 1939-ën?
Lidhur me këto e ngjarje të tjera nga historia e familjes Hurshiti, na njeh dëshmia e nipit të tij, Shahin Hurshitit dhe nga kujtimet e Javer Beut, po botojmë ngjarjen e vrasjes së Bimbashit turk nga çeta e Çerçiz Topullit, duke qenë se ai është një nga figurat më popullore të luftëtarëve në Jugun e Shqipërisë.
Lidhur me atë çka e shtyu Javer Bej Hurshtitin që t’ë shkruaj kujtimet, në fillim të fletores së parë ai është shprehur: “Fatkeqësisht shumë të pakët, fare të pakët janë ata shqiptarë që kanë mbajtur shënime të kujtimeve të tyre. Unë, pothuaj se, jam ndodhur në të gjitha lëvizjet kombëtare që kanë ndodhur në krahinën e Labërisë: nuk jam tundur prej Gjirokastrës gjithë kohën e okupasionit grek dhe italian: kam qenë dëshmitar i aq ngjarjeve me rëndësi sa që sikur qysh në ato kohëra, t’i kesh shënuar ngjarjet ditë për ditë, sot do të jesh në gjëndje të botoja historinë e plotë të Gjirokastrës qysh prej vitit 1912 der 1925. Pikërisht historinë e atyre kohëve që kemi me shumë rëndësi për historinë e Rilidjes s’onë Kombëtare, sot vendosa t’i shkruaj kujtimet, por këto do të jenë shumë të meta. Shumë data me rëndësi dhe shumë emra të personave që kanë lojtur role me rëndësi i kam harruar. Prandaj këto kujtime më shumë se t’i shërbejnë historisë së vëndit, do t’i shërbejnë më shumë familjes sime”
Javer Hurshiti
14-Vjeshtë e I-939, Tiranë
Kush ishte Javer bej Hurshiti?
Sipas kujtimeve që Javer bej Hurshiti ka lënë të shkruara me dorën e tij, ai lindur në Afkazi (Republika Sovjetike e Kaukazit) aty nga viti 1883. Ai ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 1889, kur nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç, pasi u adoptua nga Maliq Pashai, i cili ishte nga Libohova e Gjirokastrës. Maliq Pashai ishte nipi i Shanishasë, motrës së Ali Pasha Tepelenës. Ai ishte martuar për herë të parë me vajzën e Tahir Beut nga Gjirokastra, të cilën e ndau vetëm pas pak muajsh, dhe për herë të dytë u martua me Shemshie Hanëmin, që ishte e bija e Nurullah Beut po nga Gjirokastra me të cilën bëri katër vajza e katër djem. Mbas shumë vitesh që kishte bërë të tetë fëmijët, Shemshie Hanëmi u sëmur nga tuberkulozi dhe për këtë arsye Maliq Pasha, vendosi që të martohej përsëri. Por për të mos hidhëruar gruan dhe fëmijët, nuk deshi që të martohej me ndonjë grua prej familjeve shqiptare, e vendosi që të martohej duke marrë si grua një xharije (skllave).
Lidhur me këtë në kujtimet e tija, midis të tjerash Javer Beu shkruan: ”Aty nga mezi i shekullit XIX-të, Maliq Beu vajti në Stamboll dhe bleu për 300 lira turke, Esma Hanëmin, e cila atëhere ka qenë siç thoshte vetë, 17 vjeç, dhe Maliq Pashai 50 vjeç. Në ato kohra në tregun e Stambollit shiteshin lirisht djem e çupa ku më të shumtit e tyre ishin çerçezë (Çirscasien). Ky komb pasi luftoi prej 50 vitesh trimërisht kundër Rusisë, më së fundi u pushtua prej saj. Shumica e madhe e popullsisë muhamedanë e kafkazianë e ashkë me këta dhe çerqezët emigruan në Turqi ku shumica e emigrantëve nga që nuk e përballonin dot jetesën, filluan të shisnin fëmijët e tyre. Kjo gjë bëhej kryesisht me vajzat çerqeze të cilat shquheshin për bukurinë e tyre dhe shumica bliheshin për pallatin e Sulltanit. Kështu mbasi e bleu në Stamboll, Esma Hanëmin, Maliq Pashai e mbajti atë për grua dhe e dërgoi të jetonte brenda në sarajet e tij në Libohovë, ku kishte pronat.
Megjithëse kishte dhe Shemsie Hanëmin si grua, Maliq Pashai mbajti dhe Esmanë, duke lindur me të dhe tre vajza e një djalë, por që asnjë nuk i rrojti më shumë se dy vjet. Maliq Pashait i sygjeruan që për t’i rojtur fëmijët, ai duhet ta lironte nga skllavëria Esmanë dhe të vendoste me të kurorë. Maliq Pashai kështu veproi dhe lidhi martesë legale me Esmanë, me rekomandimin e tij adoptoi një fëmijë të quajtur Ferhat, i cili u vra në grindje e sipër në moshën 25 vjeçare, me një gardian në Libohovë. Në këto rrethana dramatike për Esmanë, Maliq Beu i sugjeroi që të adaptonte një fëmijë tjetër, që ta kishte si fëmijën e saj. Kështu motra e Maliqit, Shanishaja, që rrinte në Stamboll, me porosi të vetë Maliqit i gjen një djalë të vogël rreth pesë vjeç, puro çerqez i cili ishte nga një familje fisnike”. Ky djalë që motra e Maliq Beut e gjeti në një familje të pasur shqiptare në Stamboll dhe e mori për të vëllanë e gruan e tij, ishte Hurshiti, të cilin më pas Maliq Beu me Esmanë ja ndërruan emrin, duke e quajtur Javer. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija midis të tjerash, Javer bej Hurshti shkruan:
“Në Libohovë kam ardhur në vitin 1890. Përsa i përket vitit jam i sigurt se siç më thoshte Esma Hanëmi, unë kam ardhur në Libohovë pa mbushur vitin që Ferhati kishte vdekur. Si në ëndërr më kujtohet që kur erdha në Sarajet të Libohovës, më shpunë drejt e në odën e Pashait, i cili sipas zakonit rinte i shtrirë afër zjarrit dhe rreth e rrotull i rrinin pas macet. Unë kam hyrë në dhomë me një shufër në dorë dhe porsa pashë macet fillova që t’i rrihja me shufër. Pashai qeshi dhe tha: me tersëllëm na ka ardhur ky djalë, do të bëhet shumë i mënçur”. Maliq Pashai ashtu dhe Esmaja, gruaja e tij e konsideronin djalin e adoptuar, Javerin sikur ta kishin fëmijën e tyre të vërtetë. Po kështu dhe Javeri i donte dhe i respektonte shumë dhe për të cilën shkruante: ”Nuk doja në asnjë mënyrë të largohesha prej nënës, të cilën e doja më shumë se një nënë të vërtetë dhe ajo më donte më shumë se një djalë të barkut. Nuk e ndjeja veten aspak çerqez.
Jeshë shqiptarizuar aq shumë dhe idetë nacionaliste shqiptare më sundonin aq shumë sa që nuk mund të largohesha prej Shqipërisë edhe sulltan sikur të më bënin….”. Javeri i vogël u mbajt prej dy prindërve që e adoptouan në kushte përrallore. Ai u shkollua në shtëpinë e tij në sarajet e Libohovës me mësues privatë që i vinin nga Gjirokastra të cilët paguheshin shumë mirë nga Maliq Pashai. Provimet e shkollës së mesme ai i dha në gjimnazin e “Zosimea” të Janinës dhe më pas mbaroi shkollën e lartë në Stamboll. Po me mësues private, ai mësoi frengjishten, italishten, greqishten dhe turqishten që e dinte mjaft mirë që i vogël. Në vitin 1889, Maliq Beu vdiq dhe Javeri mbeti vetëm me Esmanë në sarajet e Libohovës. Ata qëndruan aty deri nga viti 1900, kur u shpërngulën për në Gjirokastër. Javeri shkonte çdo vit për pushime në Athinë, ku e thërrisnin Beu i Megalles, titull të cilin e kishte marrë që në moshën 12 vjeçare. Edhe pasi u rrit, ai shkonte vazhdimisht në Athinë ku kishte zenë shumë miq dhe kishte çifligun e tij në Argjirohar.
Pas vitit 1900, Javeri u vendos në Gjirokastër dhe filloi që të ingranohej në jetën publike të qytetit, duke bërë emër që në moshë fare të re kur akoma nuk i kishte mbushur të njëzetat. Lidhur me këtë në kujtimet e tija Javeri shkruan: ”Në vitin 1900, blemë në Gjirokastër shtëpinë e Nurullah Beut, për 700 lira turke. Në vitin 1902 erdhi Prefekt në Gjirokastër Xhavid Pashaj, i cili ishte një nacionalist i flakët çerqez. Zonja e tij ishte motra e të famshmit Hasan Çerqezit, që vrau tërë Këshillin e Ministrave kur rrëzuan prej froni Sulltan Azizin. Kur Xhavid Pashai mori vesh se në Gjirokastër ndodhej një djalë çerqez, dërgoi dhe më thirri në shtëpinë e tij. Sa më pa më tha: dukesh nga fytyra që je çerqez.
Pas kësaj Pashai filloi të më donte si djalin e tijë dhe megjithëse isha i ri, më pyeste shpesh dhe shumë herë i pëlqente mendimi im. Unë në atë kohë vazhdoja mësimet arabisht në Medrese dhe në vitin 1902 u emëruash anëtar i Këshillit Shkollor e inspektor i shkollave fillore të qytetit. Këto detyra i bëja pa rrogë për të kënaqur Xhavid Pashanë, i cili më stërviste për detyra zyrtare. I përkrahur siç jesh prej Xhavid Pashait, fillova të kesh një farë pozite dhe të gjithë nënpunësit e shtetit më nderonin.
Po kështu më nderonin dhe populli i Gjirokastrës, i cili më lutej për nevojat që kishte në Prefekturë. Kështu fillova që të ç’quhesha në Gjirokastër si një njeri me influencë dhe që i shkonte fjala pranë autoriteteve të vendit. Por kjo influencë e imja dihej se nuk do të vazhdonte gjatë pas largimit të Prefektit Xhavid Pashaj, prandaj mundohesha që të bëja të mira për të siguruar pozitën time pranë opinionit vendas”. Javeri, krahas punëve që filloi të kryente në administratën shtetërore të Gjirokastrës, i kushtonte një kohë të konsiderueshme librave dhe për të cilat në kujtimet e tija, midis të tjerash shkruan: ”Jesh mik me konsullin e grekut të Gjirokastrës, me të cilin këmbenin romane në frengjisht.
Një ditë më dërgoi një roman të cilin e kishte mbështjellë me një gazetë të vjetër në gjuhën greke”. Po kështu Javeri ishte i dhënë shumë dhe pas teatrit, e shkonte deri në Athinë për të ndjekur shfaqet që jepeshin aty. Javer Hurshiti së bashku me nënën e tij Esmanë, bënin një jetë mondane të zhytur në lluks, duke harxhuar si familje 700 deri 900 lira turke në vit nga pasuria e madhe që ju kishte mbetur pas vdekjes së Maliq Pashait. Ata mbanin rreth vetes shërbëtorë e roje personale të shumta, kurse pronat e tyre gjendeshin brenda kufijve të Shqipërisë që fillonin nga Radati në Kakavijë, Bularat, Zervat, Voshtinë, e deri në malin Makri-Aleksi e Koshovicë të Greqisë së sotme. Kështu shumë nga këto prona si toka bujqësore, kullota, pyje, mullinj etj., ata nuk ishin në gjendje që t’i kontrollonin dot.
Lidhur me këtë, Javeri shkruan:”As unë, as nëna ime Esmaja, nuk ishim në gjendje që të kontaktonim dot drejt-përsëdrejti me nënështetasit grekë që kishin në përdornim tokat tona për t’ju marrë qeratë. Por bujqtë tanë grekë i depozitonin qeratë e pronave që na takonin neve në bankat greke ku kishin dhe numrat e llogarisë. Ne merrnin prej tyre gjithmonë aq sa na jepnin dhe kurrë nuk i detyronim që të paguanin aq sa u takonte, sepse kishim aq shumë prona, që sido të ishin detyrimet e bujqërve neve na dilnin e na tepronin”.
Kujtimet e Javer bej Hurshitit
Pse doli Çerçizi komit?
Komitët e ndryshmë të dallkaurit që ronin për ndë zgjedhën e imperatorisë Otomane, kishin shumë vjet që kishin organizuar Komitete dhe mundësisht me çdo mjet që të shpëtonin prej zgjedhës. Cilido komb kishte organizuar çeta komitësh për të prishur qetësinë. Sidomos Maqedonia ishte mbushur me komitë bullgarë dhe grekër. Komitët e këtyre dy Kombeve, lëftonin kundra armikut të përbashkët, Turqisë, po lëftonin dhe me njëri jetrin pasi nuk vinin dot në marveshje që të caktonin zonën e influencës simbas racës. Në ato kohëra shqiptarët që ronin jashtë Turqisë, sidomos ata të Bukureshtit dhe të Sofjes, me dëshirë dhe me gazeta i ftonin shqiptarët që ronin në atdhe të ngriheshin kundra Turqisë dhe të mos ia linin sheshin të lirë vetëm Bullgarisë, Greqisë dhe deri diku Rumanisë.
Shahin Be Kolonja me gazetën e tij dhe Faik Be Konica me të përkohshmen, propagandonin për të zgjuar shqiptarët që t’i kthenin pushkën turkut. Qëllimi i tyre i shënjtë, midis zërave që ankoheshin prej zgjedhjes otomane, duhesh të dëgjohesh dhe zëri i Shqipërisë që të mundëte dhe kjo të kishte të drejtë të lypte indipendencën e saj kur të vinte koha e shkatërrimit të Turqisë. Kjo kohë kuptohesh çiltas se kishte afëruar.
I pari në mos gabohem që doli në male kundra Turqisë ishte Bajo Topulli nga Gjirokastra. Ky ishte drejtor gjymnazi në Selanik. Patriotizma e shtyu t’ë linte detyrën dhe të aratisesh. Pas pak muajsh ish shoqëruar vëllai i tij Çerçiz Topulli, Mihal Gramenua nga Korça dhe disa të tjerë me më pak rëndësi. Bajua nuk ishte njeri i kësaj mjeshtërie, prandaj çeta e vogël shqiptare komandohesh prej Çerçizit. Guverna turke këtë çetë të vogël shqiptare e quante shumë më të rrezikëshme prej mijrash komitësh grekë dhe bullgarë.
Çeta shqiptare që ishte e një feje me turqit, kishte një rëndësi të posaçme në opinionin e botës së jashtëme, kurse bullgarët dhe grekërit, mund të quheshin si elementë që e urrenin turkun, pasi kishin një fe tjetër dhe kryengritja e tyre nuk provonte doemos administrim barbar të Turkut. Çeta shqiptare, e përbërë me shumicë prej muhamedanësh, provonte qartë se turku nuk ish në gjëndje të kënaqte popujt që ronin për nder flamurin e tij, qoftë dhe atë pjesë të popullit që kishin një fe të përbashkët.
Kur Çerçizi vrau Dhespotin e Korçës, qeveria turke i shtiu ca më shumë fuqitë për ta shtënë në dorë Bajon dhe Çerçizin. Aktiviteti i kësaj çete kreshnike zhvillohesh më shumë në Korçë, Kolonjë dhe Gjirokastër. Kur Kushellat turke e ndiqnin Çerçizin këmba këmbës, ky dogji shkollën dhe disa godina të tjera të katundit Kustanjan, afër Koshovicës për të marrë hakun e Refik Budos nga Gjirokastra që komitët grekë, çeta e Vasil Killovit, i dogji kullën në katundin Lluvinë.
Vrasja e Bimbashit boshnjak, Halil Efendiu
Çerçizi qëndrën e fshehjes e kishte në qytet brenda të Gjirokastrës dhe në katundin Mashkullorë e në Kardhiq ku kishte dhe të fejuarën e tij, Qamon, e mbesa nga motra e Mirkës që kemi përmendur më nalt, kur kemi bërë fjalë për shkatërrimin e teqesë së Baba Hajdarit. Komandanti i Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashi Halil Efendiu (Boshnjak), nga gjiriti, donte të diktonte se cilët ishin personat që i bënin strehë Çerçizit, që t’i internonte.
Dikush kallzoi se e fejuara e Çerçizit ishte me barrë. Po të provohej kjo do të ishte një provë e gjallë se ai mbahesh prej fisit të gruas. Vendosi për të dërguar një doktor për të ekzaminuar Qamon. Kjo gjë i’u njoftua Çerçizit, i cili për të ndaluar një punë që ishte e turpëshme simbas zakonit tonë, megjithqë Çerçizi jo që nuk ish bashkuar, por as që e kishte parë të fejuarën e tij, vendosi t’a vriste Bimbashin e Gjirokastrës, i cili ishte një oficer i shkuar nga mosha por shumë i zoti.
Këtë kishin dashur ta vrisnin dhe në Berat, por shpëtoi vetëm me një plagë të rëndë. Siç e thashë në faqen 45, duke lënë nënën të sëmurë dolla për në pazar. Bimbashi rrinte në shtëpinë e zonjës së Dervish Pashait, komshi me ne. Kur unë kalova edhe shtëpitë e Xhafer Karalliut, pashë që Bimbashi dolli nga shtëpia e tij dhe filloi të ngjitesh lart. Kur unë arrita te Hani i Çiçove, në të hyrë të pazarit nga ana e Hazmuratit, u dëgjuan dy armë një pas një. Me turmën bashkë u kthyesh dhe unë që të shikoja se çkish ngjarë: për ndën furën e gurgenjet pamë të shtrirë përdhe Bimbashin, i cili kishte vdekur.
Deri sa të veja unë në Prefekturë, filluan të dëgjoheshin shtimjet e armëve të paprera nga ana e tejme e përroit të Palortosë. Çerçizi kish dërguar në qytet dy veta, Hiton nga Kardhiqi dhe Hajredinin nga Tremishti i Përmetit, që ta vrisnin Bimbashin. Vetë Çerçizi me shokët e tjerë kishte zënë vënd mbi qishin e Palortosë. Këta të dy e pritën Bimbashin tek furra ime. Bile kur dolla unë, u ngritnë në këmbë dhe më nderuan. Kur dolli Bimbashi i ranë nga pas dhe kur arriti në vëndin që thamë, kryen detyrën e tyre patriotike dhe u kthyen përsëri posht.
Duke shkuar nga lulanjtë, i’u drejtuan vëndit ku i priste Çerçizi. Gjindarëmt po i ndiqnin nga pas, por i godiste Çerçizi me shokët e tij dhe kështu Çerçizi u bashkua dhe me dy shokët q’i erdhën, morri përpjetë malin dhe shtinte kundra gjindarëmëve që të mos i afroheshin. Ne nga Prefektura i shihnim si gjindarmët, ashtu dhe çetën e Çerçizit deri sa u larguan. Kjo ngjarje më detyroi që të mos kthehesh shpejt në shtëpi dhe të haj drekën jasht. Kur u kthyesh në shtëpi, vajta drejt e në odën e nënës.
E gjeta këtë që rinte në një koltuk afër penxheres dhe pinte duhan. Fillova t’i kallzoj ngjarjen e vrasjes së Bimbashit dhe i kërkova ndjesë që u vonuash. Nuk mu përgjigj aspak. Pandeha se ishte zëmëruar nga vonesa ime, se kur nuk pranonte të haja unë drekë jasht. Pas pak e morra vesh se nëna ime e kishte humbur gojën, nuk fliste dot, ndofta dhe nuk dëgjonte. Doktor Taseja më njoftoi se nuk kishte mbetur më asnjë shpresë për shpëtimin e saj, megjithëse ajo dukej të ishte e qetë dhe nuk ndjente asnjë dhimbje. Afër mezit të natës u shtri në dyshek dhe vdiq pas dyzet e tetë orësh, ditën e fundit të shkurtit, ose ditën e parë të Marsit të vitit 1908. (Kalendari i vjetër).
Haha! Akoma pa e hapur artikullin e dija qe do ishte fashistoballisti Kaloci. Keta “revizonistat e historise” jane bere me keq se ata te historive te konsporacionit qe thone toka eshte e sheshte.
E kuptuat o Arnaut … lufta me komitet nuk ishte per Pamvaresi as Nacionale por, per gra, kok bagetish, per flori, plack, hakmarje …
Eshte thjesht ceshtje kohe qe te zbulohen te gjitha te vertetat e “baballarve te kombit”.
###
Nuk ka si te ishte Nacionale, kur termi komb nuk njifej sepse ballkani kishte kaluar per mijra vjet nga nje perandori ne tjetren.
###
Keto nuk i them as ne shenj injorimi e as perbuzjeje, por duhet te kuptojm si ishte “ambienti” social dhe politik i c’do periudhe, per te kuptuar me mire reziqet e verteta qe na vijn ne te ardhmen.
Flm lexoje mire cfare eshte shkruar. Nga titulli djallezor duket sikur e fejuara e Cercizit na shkonte me bimbashin,
Ky bimbashi perse na e ndiqte Cercizin ?
Kjo eshte pyetja qe duhet bere dhe Kaloqja ka bere autogol . Kerkoi ta nxirrte Cercizin njeri ordiner por thjesht e lartesoi me shume. Cercizi ndiqej nga turku se ishte patriot dhe luftonte per ceshtjen shqiptare. Kur e kuptoi qe ishte vene ne shenjester prej turkut veproi i pari dhe eleminoi problemin.
Roli i te fejuares se Cercizit : e vetmja menyre per te hedhur ne kurth Cercizin , nje pike e dobet qe turku kerkoi ta shfrytezonte por i dolen gabim llogarite.
Mos u mundoni me kot se historia eshte e shkruar me gjak dhe ne kete rast turku vdiq ne krye te detyres duke i sherbyer perandorise ne dem te ceshtjes shqiptare.
O vurkar po tu thuash juve “grekerve “ qe Arvanitasit nuk luftuan per Graqi po per te mos paguar taksa,,, ty te ze semundja e derrit?hidhesh perpjete sikur e ke brenda
Po ty pse nuk thua Arvanitas apo Arber apo Arbereshi po thua Arnaut,Nje identitet nje gjuhe nje komb nje DNA nje rrace,ne jemi nga te paktet shtete në bote qe jemi bere shtet nga identi i gjuhes,,shtetet krijoheshin nga besimet fetar e,,prandaj dhe Rilindasit tane thane ::Feja e Shqiptarit eshte Shqiptarin::::::::::::::::::::::::Kush jane mongolojevgjitepontiocobanocifutevurkaro “grek “ sipas mediave Amerikane te viteve 1900-40:::::Ata (?grek) jane nje rrace inferiore e pashkolluar:::flasin nje gjuhe qe nuk krahasohet kurre me greqishten klasike::: kane nje lekure te erret (jevgjit):: jane te dhunshem agresive:::::::::::::::Dillingham Commission Report» του 1911, οι Έλληνες χαρακτηρίζονται ως «άνθρωποι αμόρφωτοι, χωρίς ευγενικούς τρόπους, με ονόματα και συνήθειες παράξενες και με μια γλώσσα ιδιόρρυθμη που ούτε καν ομοίαζε με την κλασσική ελληνική γλώσσα, ενώ το χρώμα του δέρματός τους ήτο μελαμψό, και, εν πάση περιπτώσει έδιναν την εντύπωση ότι επρόκειτο περί κατωτέρας ποιότητος ανθρώπων οι οποίοι δεν ηδύνοντο ποτέ να ανέλθουν ποτέ εις το επίπεδο των άλλων Αμερικανών, δεν ήταν, δηλαδή, δυνατόν να γίνουν καλοί Αμερικανοί και άρα ήσαν ανεπιθύμητοι».
Dhe me poshteruesja qe nuk kam lexuar apo degjuar ndonjehere kurre per ndonje rrace apo komb eshte kjo::: Nje pike shurre e nje Amerikani:: nuk krahasohet kurre me gjakun e te gjithe grekerve në te gjithe boten::::::::shume poshteruese e pabesueshme:::::::::::::
Μια σταγόνα αμερικανού αίματος αξίζει περισσότερο από το αίμα των Ελλήνων όλου του κόσμου»………..?. https://www.protothema.gr/stories/article/1004507/oi-protoi-ellines-metanastes-stis-ipa/AMP/:::::::::Lexoje o mongolojevgjitepontiocobanocifutevurkaroarvanitas “grek “ e ke ne gjuhen pontiojevgjite::::juve jeni poshtersia e njerezimit,genjeshtra historike:::::juve jeni gjarperinj?me gjak derri ?dhe surrat miu ?,,mallkuar qofte kush ju dha pashaport njeriu?♂️
Vajte ne orgazem nga shkrimit I dashnorit Vella? Hahahaha. Te duket vetja intelektual, pale!
Po edhe lufta e Trojes per Helenen filloj. Edhe Lufta e Dyte Boterore, filloj se Adolfi kishte fiksim nje polake. Karagjoza!
Shkrim i paguar nga antishqiptarë. Sado të mundohen ta deformojnë historinë, e vërteta do të triumfojë gjithmonë. Ky Hurshiti ka qenë shërbëtor i otomanëve, ndërsa Çerçizi shërbëtor i atdheut. Jam më shumë i prirur të besoj Çerçizin dhe atë që kam mësuar në histori dhe jo fletoret e Hurshitit.
O Kaloc bimbashi ne fjale ishte Osman me prejardhje Boshnjake dhe jo turk me prejardhje Boshnjake. Nuk ishte kriju ende Turqia atehere dhe ne Perandorine Osmane etnite ishin te qarta
@Predator
Te gjithe shqiptaret ishin Osmane jo vetem si qytetare por si elite sunduese ne Perandori.
Vet Garda Personale e Abdylhamitit perbejej vetem nga Shqiptare dhe per 7 vite kryetar i saj ishte Isa Boletini.
Shqiptaret ishin i vetmi popull qe mbante arme ne Perandori.
Edhe Familja Vloraj dhe Ismail Qemali Osman ishte.
Shume patriot shqiptare ishin pro Abdylhamitit dhe qendrimit te tij si Sulltan sepse Shqiptaret kishin privilege dhe Perandoria ishte e bashkuar dhe trojet shqiptare ishin te mbrojtura.
Cercizi ishte patriot dhe nationalist i madh Shqiptar dhe dhe jeten per Shqiperine por dalja e tij kunder Abdylhamitit ishte gabim i madh sepse solli Xhinturqit ne krye qe paguheshin nga agjentura perendimore.
Shume patriot shqiptare si Isa Boletini dhe Bajram Curri ishin pro Abdylhamitit.
Nese Cercizi e ka vra per nder Bimbashin boshnjak , shume mire ka bere.
Kjo nuk hedh poshte vlerat e tij.
O plehre turke,nuk kishte”shqiptare”ne sherbim te osmaneve apo turqeve por sumqire turkoshqipfoles,plehra si puna juaj sot ketu e 500vjt…….
O Kaloc ,perse i meshon kaq shume faktit qe Cercizi e vrau Bimbashin per hir te se fejuares???.KOT e ke se Cercizi nuk doli nga dysheku per te vrare por kishte cete bashke me Bajon dhe kryengrites te tjere.Edhe pse mund te jete i vertete ky fakt ti duhet te gjeshe interpretimin e duhur sepse nuk je adoleshet ose e ben me qellim per te denigruar luftetaret e lirise.
PO PER TETEME KUR DO SHKRUASH KARRROCKA E PLEHRAVE ANTISHQIPTARE???????PSE TEMA HELMON ME PJERDHURINA QE EDHE QENI IM ( SALI) NUK I BESON??????
Tani shkruani edhe qe Skenderbeun nuk e linin te martohej prandaj luftoi jo se kishte gje me turqit vellezerit tane.
jepini per pak e kthejme ne rebublike islamiste e jemi ne rregull.
Kaloçi akoma gjallë je nuk i ngope duke fantazuar dhe gënjyer dhe duke manipuluar nga Çerçiz Topulli doli si gjithmonë tek Enveri një pyetje e ke urrejtje sq të madhe sa nuk shikon me larg se hunda jot apo e le nga ndonjë fantazi seksuale me Enverin
Filloi manipulimi i historise! Heronjt nacional po i nxjerrin si bandite dhe gjakatar.
Nuk u vra bi.bashi sepse Cercizit i vinte turp qe te vizitohej e fejuara e tij qe nuk e njihte?!.
Bimbashi i vra se Ceco tri.i kishte te dashur Anene e Enverit te cilen e kishte lene mw barre , kurse bimbashi e ngacmonte.
Kjo shkaktoi buje ne gjirokaster aq shume sa e mori vesh Halili hoxha i jati i Enverit. Sa e mori vesh si ishte puna e beri lanet Enverin kur lindi dhe Enveri u rrit nga xhaxhai i rij qe te mos e linin jetim. Kjo shkaktoi edhe daljen e kenges se famshme : iku shkurti erdhi marsi ne gjirokaster u vra bimbashi.
Enveri lindi 9 muaj pas ngjarjes ne tetor. Prandaj enveri e respektoi shume deri sa vdiq Cerci Topullin. I dha dhe titullin hero i ndertoi memorislin, vajti dhe mori eshtrat nga Shkodra e i solli ne ne Gjirokaster.
Pirro ka edhe nje variant tjeter. Çeçua vrau Bimbashin se i kishte lënë me barrë Anenë. Gjirokastritët e vjetër thonë se Enveri ishte kopje e Bimbashit
Çfarë shkruan mo idiot. Nëna e Enverit e kishte dajë Çerçizin. Ngatërrohesh me ato që ke dëgjuar, sikur ajo shkonte me bimbashin dhe se Çeçua vrau atë t’i mbronte nderin mbesës (!). Në Gjirokastër ka versione të ndryshe rreth episodit të bimbashit dhe Çerçizit. Dëshmia e Javer Hurshitit mund të jetë më afër realitetit, po kurrësesi marrëzia tënde.
Ti ta neverit KALOÇ!!!!
Besoj paguhesh mire !
I lumte dora per vrasjen e bimbashit!! Nje rruge e dy pune!
Nuk mund te deklaroje askush se bimbashi e perndiqte Çeçon per aresye te tjera pervecse aktivitetin e tij patriotik dhe kunder portes se larte duke perdorur edhe metodat me te ulta orientale, duke i ekzaminuar gruan!! Dhe si perfundim mori ate qe i takonte!!
Historine e Cercizit e tregon Mihal Grameno si pjestar i cetes. Sqaron edhe vrasjen e Bimbashit turk . edhe vrasjen e Fotit. Keto tregine sipas oreksit skane asnje vlere. Boll perbaltet figurat kombetare. Nuk behet historia me llogje kavaje
Edhe une keshtu e di historine me Çeçon dhe Bimbashin.
Ma ka thene gjyshi qe ne vitin 1984. E kishte degjuar ne autobuzin e linjes Kardhiq – Delvine, ku nipi I te fejuares se Çeços, Karamani, po ja tregonte Elpiadhes, fatorinos se linjes.
Pra Kaloqja eshte I sakte.
mundohen turqit te fshijne historine dhe po ja dalin me ne krye ramullarin.
mbas ca vitesh do thone qe Kastrioti i madh luftonte alienet.
Kur ke historiane me sigel partish, ç’far nuk degjon. Doli qe çercizi mori hak per xhelozi, dhe nama i doli per atdhe. Mos u habisni, komunistet vritnin ne emer te partise, Ilir Meta ben kualicione per hater te stabilitetit, pa ç’ka qe i ka qire robt gjith miletit. Kjo eshte modernizimi dhe koha qe jetojme, ku moralin e ben ai qe shkon me te bijen per seks, bertet mona per mireqenie per studentet, kur vet i shkollon neper shkolla perendimore me parat e politikes. Ky shtet ka shkuar per lesh, ku akoma sot, presidenti republikes i çertifikuar si hajdut, flet e flet e ç’far s’flet se asgje nuk flet, per dashuri dhe qetesi.
…..me vijne turp qe jam shqiptar.
Me “vjen turp” jo me “vijn turp ” o kuluf , e thuaj na mbyten kokloqet …
Mero,…
Ke ndyrur faqen e gazetes me kete “lajm”
C’te them me?!?!?!?!?!!!!!!!!!!
Sa “aspra” do kete marre ky kaloci per kete gjoja shkrim???!!!!!po mire bene, kur gjen shesh e ben pershesh….ftuuu rrace e keqe..mos e be pis figuren e Cercizit more gjakprishur…
Kujtimet e nje çekrezi nuk e bejne historine e Shqiperise. Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Bajo Topulli etj qe ju ndrite shpirti ne Parajse luftuan per memedhene sa munden. Ata siguruan edhe kongresin e gjuhes shqipe me te bukures ne bote, kongresin e Manastirit ne vitin 1908. Nder dhe Lavdi per keta burra.
Atu thote qe qekezi erdhi ne shqiperi ne 1890 por Maliq beu vdiq ne 1889.Ja shkrimet e qerkezit dhe kaloqit.Po dhe gazeta per ca klikime boton karliqet e debilave.Te ishte njeri i sakte qerkezi nuk e pushkatonin partizanet.
Njerez me te poshter dhe me te pabese se Turqit nuk kam pare…. edhe online keta neper komente tregojne armiqesine dhe injorancen e thelle te tyre ndaj historise te Shqiperise dhe qihen ne bythe me greket a thua jan shoket me te mire.
Sa per Cerciz Topullin ai i ka shkruar vete kush ka qene dhe per cfare luftonte sepse ne ate kohe ka pas gazeta dhe Cercizi shkruante artikuj keshtuqe informohuni me mire. Turqia nqs ja do te miren Shqiperise t’ja thote hapur Greqise te vertetat historike te shqiptareve qe i ka te dokumentuara qe nga fillimi i perandorise Osmane, por nuk e ben kete sepse sado armiq te jene me njeri-tjetrin fqinjet e Shqiperise per ta armiku me i madh eshte populli shqiptar dhe gjuha shqipe.
Ptu shtet i poshter evgjito-aziatik i pabese dhe i pander! (pseudo-greko-turke)
Ku i gjen keto histori mezerish o Kaloc Bytha. Po nuk me thua ti bashke me kete hanemin qe tregon, qe kur shqiptari dergon te tjere per te vrare dike per nderin e prekur?! Po te qe per nder, Cercizi kishte vajtur vet e jo te dergonte Hito Lekdushin nga Kurveleshi bashke me Hajredub Tremishtin. O zorzop e bir zorzopi si gjithe Kalocet qe i kane sherbyer me breza Serbise, Cerciz Topulli nuk ishte brazhnjar o shurrak por luftonte ne kuadet te kryengritjes per pavaresi dhe vepronte nen komande dhe bashkepunim me Komitetin per Shpetim te Shqiperise, por nuk je faj o zgjyre kombetare, nuk ke si ti dish keto se ne ato kohe, si dhe sot, farefisi yt shkerdhate punontr per interesa te Serbise. Ptu rrace e lig. Mos ndy emrin e heronjve. Sa per 300 evroshet e mesiperm, u lumte palla qe dridhni gjuhen e lige sot, skeni faj se kane humbur ajo rrace burrash si Cercizi, Mihali, Sali Vranishti e Thanas Beni, Sali Butka e Themistokli Germenji me shoke qe paraardhesve tuaj ua shkerdhenin pragun.
Ti nevojtorja evgjite greke mos ha mut kot sepse Cercizi i ka shkruar vete idete e tij ne gazeta me artikuj nuk eshte personazh qe mund ta vidhni apo depersonalizoni lehte.
Tani keni filluar po merrni Ali Pashen avash avash ju evgjiterit e mutit sepse ja kuptoni rendesine qe ka si instiguesi kryesor i pavaresise te shtetit grek dhe gur themel i hitorise te Greqise moderne. Keni filluar thoni qe na qenkesh rritur Aliu duke folur greqisht e na paskesh qene rritur nga nene greke….. Yyyyyttt qelbaniker se na mbytet Epirin era mut.
Shqiptaret jan vellezer gjaku dhe jo besimi, qe dmth kan qene pagane, u ben te krishter e pastaj muslimane e ca tu doje kokrra e qejfit edhe brenda nje shtepie sot ke nje vlla musliman e nje ateist e nje te krishtere…. POR GJAKU NUK BEHET UJE, AI TRASHEGOHET ME BREZA!!!
Po nga do dijne evgjiterit turko-vlleho-sllavo-arvanite se cfare dmth GJAK?
Qelbesh ere turku edhe pse perdor nick nome kristian!!
E njohur pafytyresia e nje laroje nga te gjithe…….
Per pune droge e ka vrare se e di une. Pfff, ca jane keto budalliqe o Kaloc.
Bravo o Enver te lumte dora dhe pushka qe vrare keta bastarde.
E filluan me Errnest Koliqin dhe Martin Camen. Tashi edhe me Çerçiz Topullin, dhe brenda disa vjeteve, do behemi shteti i vetem ne bote pa buste heronjsh ne atdhe.
Tani ju rruspijet e çdo krahine qe te jeni, kuptojeni çka don me thane te gezohesh kur akuzojne n’rren dy verior fisnik per tradheti.
Ju qorra. Ala se kuptoni se kjo eshte perçaj e sundo.
Nuk late figure patriotike e njeres te shquar te
kombit pa perbaltur , ore felliqesira te kalibrit
te shtazes Agron Tufa !
po, po ti je ai qe ha mut sa here hap gojen ???
Ta kishte vrare dy muaj me pare mutin, nuk do te kishte lindur Enver Bastardi, se tamam dy muaj para marsit 1908 bimbashi e kendelli anene e Enverit, gruan formale te Halilit.
Iliria shtrihet deri pak matane Athines e fillon ne Bistricen Ilire 20 km nga Trieste. Ky Kaloqja qenkerka M.. bark
Shif ça thot ky?
Greket paskan qen qiraxhinj n Dropull,e tash jan pronar,minoritet !!
E shqiptare
Rrota kari
Jua kan marr tokat prej shekujsh e po jua marrin ala grekt e serbt e ju ziheni me njeri tjetrin si kalamaj..
Sa me mire te pasqyrohet e verteta aq me mire eshte.
Edhe ne kete deshmi vleresohet patriotizmi i Cercizit ndersa vrasja e bimbashit per shkakun e se fejuares lidhet me ndjekjen qe i bente regjimi osman ( bimbashi ) cetes se Cercizit prej se ciles edhe gjeti ate qe meritonte.
Ne artikull vleresohet edhe perkatesia fetare e anetareve te cetes gje qe i terbonte me shume turqit se hidhte poshte propoganden turke e greke kunder shqiptareve se ato qe ishin myslimane donin Turqine dhe ortodoksit Greqine, kur se bashku shqiptaret e cdo feje donin mbi te gjitha Shqiperine.
Tema pse i botoni artikujt e ketij bashibozuku helm e vrer eshte gjitmone sa shef emrin e tij…o veproni ose do krijojme nje organizate tu bojkotojme ju si gazete…boll na cate bythen..
Cfare legena qe jeni, ai qe shkroj artikullin dhe ai qe e publikoje. Te dy palet te shohin nga femrat qe kane ne shtepite e tyre se mos jane pak shtatzane dhe na pjellin greker.
S’ka rendesi kush ta dergon mesazhin. Rendesi ka mesazhi. E kundershton dot? Jo
Njeriu mund te jete i krishtere sot e pagan neser… psh ne vendet balltike ka filluar ringjallja e paganizmit, ne perendim mbreteron agnosticizmi, ne Shqiperi ka me shume agnostik dhe ateiste dhe shume te krishtere te ndryshem dhe myslimane te ndryshem sepse njerezit jan te lire… kurse juve identitetin jua formon kisha dhe jo etnia, gjaku, historia… prandaj s’keni argumenta vetem fyerje kot se koti. Budallalleqe menjfjale….