“Me pushkë e vegël muzikore për atdhenë”, Meta vlerëson Orkestrёn Frymore tё FA: Trinomi Komb–Flamur–Himn! Shembull që duhet të na shërbejë edhe sot

1 Shtator 2020, 09:48Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura me titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.

“Në nderim të gjithë veprimtarisë, si formacion unik, interpretuesi dhe prezantuesi më dinjitoz i trinomit -Komb – Flamur – Himn!”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

Sipas Metës, gjatë luftës Nacional Çlirimtare “shumë muzikantë morën armët dhe instrumentet muzikore, duke formuar jo vetëm orkestrën e ushtrisë, por edhe një formacion ushtarak, që dha kontributin e tij në luftën për çlirimin e vendit duke përsëritur epopenë e Bandës VATRA: Me pushkë dhe vegël muzikore për atdhenë’.

“Orkestra Frymore e Ushtrisë apo Bandës së Ushtrisë, pas çlirimit të vendit, ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në pasurimin e aktivitete kulturore e artistike në vend dhe duke dhënë një kontribut të madh, si për krijimin e orkestrës filarmonike shqiptare dhe të Ansamblit të Ushtrisë, ashtu edhe për rritjen cilësore të orkestrave të ndryshme ushtarake.

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura është e vetmja orkestër frymore profesioniste në Shqipëri, pasardhëse e denjë e bandës “Vatra”.

Ky është një shembull frymëzimi që duhet të na shërbejë edhe sot për të rinjtë tanë, për profesionistët apo të gjitha kategoritë e shoqërisë që e duan atdheun, se pavarësisht fushave nga vijnë, mund t’i shërbejnë Shqipërisë, zhvillimit dhe përparimit të popullit shqiptar”.

3 komente në ““Me pushkë e vegël muzikore për atdhenë”, Meta vlerëson Orkestrёn Frymore tё FA: Trinomi Komb–Flamur–Himn! Shembull që duhet të na shërbejë edhe sot”

  1. O koke gjyle! Mjaft me keto ceremoni prej kllouni cirku! I bere titujt e dekoratat si tapat e shisheve! Te ka ngelur vecse baba Mondi pa dekorate. Po frika se shpejt a vone do te ngelesh pa pushtet dhe pa mundesi te dalesh prape pa lagur, po ta rrite fantazine patriotike dhe me siguri do i gjesh ndonje qoshe dhe Mond debilit ne keto trinomet e tua atdhetare!

  2. h says:

    Mos e nxirrni çdo ditë nëpër gazeta këtë hajdut të demaskuar me zë dhe figurë ,
    se tallet gjithë evropa me ne dhe ne turpërohemi që e kemi president.
    JU lutem. Për të mirën e kombit,të dinjitetit dhe moralit civil.
    Ky nuk turpërohet ,kurse ne dhe njerëzit e ndershëm ,PO.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Jo se ka ndonje respekt te madh,sic thote,por kokelopa President degjon fjalen “Banda Muzikore” dhe shpejton t’i dekoroje,se i kujton bandite… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje