Helmimi i kryetarit të opozitës ruse, reagon BE: Akt i neveritshëm e frikacak, autorët të dalin para drejtësisë

2 Shtator 2020, 22:20Bota TEMA

Qeveria gjermane tha të mërkurën se Alexey Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse dhe një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u helmua me agjentin kimik nervor Novichok.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha në një deklaratë me email se analizat e kryera në një laborator ushtarak gjerman dhanë “prova të qarta” se Alexei Navalny, figura më e shquar e opozitës ruse, ishte helmuar me Novichok.

Pas këtij njoftimi, presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka reaguar ashpër në Twitter duke e cilësuar si  një akt tb neveritshëm dhe frikacak, e cila bëri thirrje se autorët duhet të dilnin para drejtësisë.

“Unë u informova nga Kancelarja Merkel se lideri rus i opozitës Navalny u sulmua me një agjent nervor, në vendin e tij.

Ky është një akt i neveritshëm dhe frikacak – edhe një herë. Autorët e krimit duhet të sillen para drejtësisë”, reagon presidentja e Komisionit Europian!.

1 komente në “Helmimi i kryetarit të opozitës ruse, reagon BE: Akt i neveritshëm e frikacak, autorët të dalin para drejtësisë”

  1. Muco says:

    Po mos e rruani fare ju kurvat e evropes po i rruet Putinit ca thoni ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje