“Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza”, Rama 'shfryn' Metën: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën

2 Shtator 2020, 21:09Politika TEMA

Në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, mes të tjerash kryeministri Edi Rama përmendi edhe të gjithë faktorët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë luftë.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza nga Traktati i fshehtë i Londrës, por ishin amerikanët që e mbështetën dhe detyruan Italinë të çlironte Vlorën.

“Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni.

Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza. dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë.

Qoftë në Washington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etij.

Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë. Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës.

Dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet si dhe shumë priftërinj, hoxhallarë, baballarë që janë një segment i panjohur, të paktën që shumë prej nesh që historinë e Vlorës e pamë të shkruar nga ata që fituan më pas. E dimë se historia u fshi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të luftës së Vlorës”, tha Rama.

22 komente në ““Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza”, Rama ‘shfryn’ Metën: SHBA detyroi Italinë të çlirojë Vlorën”

  1. Pato says:

    Keta gazetaret tane bejne priftin me barre… Rama nuk tha qe SHBA detyroi Italine te “cliroje Vloren” por tha ” rritja e cmimit te bukes ne Itali dhe nderhyrja diplomatike e SHBA detyroi Romen zyrtare te jepte fund pushtimit ushtarak te Shqiperise..” Ishte nje provokim per kokmadhin e LSI qe ra me te dy kembet brenda..

    Mos harroni lufta e Vlores u pasqyrua gjeresisht ne median e kohes ne gjithe evropen pasi u be shembull dhe frymezim per popujt e vegjel te luftoni ndaj superfuqive. Pati nje jehon te gjere, edhe vete Ducia ka bere artikull per poshterimin e Italise ne Vlore dhe ishte nje nga faktoret qe 2 vjet me vone erdhi ne pushtet.

  2. Lame Duka says:

    Ndryshimi mes Rames dhe Metes eshte se i pari i shkruan vete duke i aktualizuar fjalimet e tij, qofte per ngjarje historike qofte per fusha te tjera, i dyti i merr te gatshme nga Demkat qe, sic tregojne edhe ne kete rast, e kane lexuar historine e Luftes se Vlores dhe te te gjithe vendit me syzet e te kaluares e me parulla te vjetruara.

    1. DinPak says:

      Dakort me ty, Lame Duka, qe nuk krahasohet Edi Rama, jo me Ilir Meten, por me asnje politikan dhe intelektual ne Shqiperia persa i perket etikes se te shkruarit, si kur shkruan vete, ashtu edhe kur citon artikuj te autoreve te tjere, te dikurshem apo aktuale.
      Por, si mund te shkruaje Rama qe “… Italia u detyrua te cliroje Vloren …”. E kam fjalen per foljen “cliroj”. Si mund te cliroje nje pushtues vendin qe ka pushtuar, qofte edhe i detyruar?
      Ne kete rast duhej perdorur folja “liroj” dhe jo “cliroj”.

  3. ALBAN DEGA says:


    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    – Ng Alban Dega, Nju Jork

    Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
    Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
    Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
    Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
    Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe.

    Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…

    Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
    “ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
    A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
    Kryeministri i Britanisë, George Lloyd:
    -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

    Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
    – Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
    Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
    Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na ke djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    Ca si Like
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Posi Rambo
    me lukunine
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine si
    Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Kosove-
    Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !

    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes dhe Shqiperine !
    God bless USALB ose ALBUSA!

    From: Alban Dega
    Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT

  4. Moisi Golemi says:

    Po mirë, Lenini që ishte i pari që demaskoi Traktatin e Fshehtë të Londrës, nuk paskërka patur asnjë meritë?? Po fakti që Uillsonte pati rënë dakort që Itakia të mbante Vlorën?? Po na nxjwrrë priftërinj, hoxhallarë e artikuj gazetash ky “historiani i Surrelit” tani, por harron lojtarët e mëdhenj, Leninin, Trockin, artikujt që ata botonin për çështjen shqiptare, sabotazhin që u bënë ata serbomëdhenjve, lobimin e tyre dhe paralizimin që i bënë sllavëve të Ballkanit, jo vetëm duke u ndërprerë ndihmat, por madje duke iu kundërvënë hapur atyre. Dhe Rama sheh ëndërra me Uillson, që e mbështeti në moment të fundit Shqipërinë, vetëm pasi u bind se mund të ndodhte kasaphanë në Ballkan e nga frika semos shqiptarët dhe gjithë kombet e vegjël do hidheshin në anën e Rusisë së Leninit. E dolën gjoja me flamurin e mbështetjes së “kombeve të vegjël”.
    Të ishin aq mbështetës, Uillsoni nuk deklaronte se Shëngjini i duhej dhënë Serbisë dhe Korçë-Gjirokastër, Greqisë. Po kështu është kur historia shkruhet sipas hormoneve të stinës.

    1. Pato says:

      Ke te drejte, mbeshtetja e SHBA eshte shume e ekzagjeruar ne ate kohe dhe thjesht promovohet sipas oreksit te injoranteve te politikes. Ne fakt une do te shtoja qe edhe Serbia ne ate kohe mbeshteti fuqimisht shtetin shqiptare pasi i interesonte qe Italia mos te kishte nje kembe ne ballkan dhe nderuan politiken e tyre ndaj shqiperise. Nga “zaptim trojesh” ne “kontrollim” te shtetit shqiptare ne kembim te heshtjes per Kosoven. Mos te harrojme mbeshtetjen e forte qe i dhane Ahmet Zogut por si gjithnje historia behet nga politikanet qe nuk e kane haberin sa kompleks ka qene ajo kohe dhe interpretojne ngjarjet sipas konteksit te sotem. Kane edhe pafytyresine te japin mende mbi historine e shkruar te para 90. Edi Rama nuk e ka per here te pare, kur futet ne histori ben gafa te renda dhe tentativa te qarta per te shtremberuar historine.

  5. Ariu says:

    Ca SHBA thua ore qyqar, edhe nje lufte tama qe bene ne kohen moderne shqiptaret kerkon tua mohosh meritat?! Qenke nje bastard!

  6. Peder zef pllumi says:

    Bravo km modh per ner

    Piktor
    Filozof
    Diplomat
    Gjuhetar
    Shkrimtar
    Publicist
    HISTORIAN dhe cfare, Po e the ti sikur e ka thon zoti
    Sportist
    Basketbollist
    K.minister
    Krietar Partie
    Fashionist, te kane lezet ato citjanet. Ti ka zili Bota ne ato komt e gjata

    Drejtus ballkani pas vucicgjukanovocit
    Barcaletist

    O Mund te rri gjithe naten.

    Massimo leader

  7. Peder zef pllumi says:

    Bravo km modh per ner

    Piktor
    Filozof
    Diplomat
    Gjuhetar
    Shkrimtar
    Publicist
    HISTORIAN dhe cfare, Po e the ti sikur e ka thon zoti
    Sportist
    Basketbollist
    K.minister
    Krietar Partie
    Fashionist, te kane lezet ato citjanet. Ti ka zili Bota ne ato komt e gjata

    Drejtus ballkani pas vucicgjukanovocit
    Barcaletist
    Katolicist
    Orthodoksist
    Erdoganmiqist

    O Mund te rri gjithe naten.

    Massimo leader

  8. Vlora says:

    Na I nxorre Amerikanet edhe tek lufta e Vlorës? Na u bën Amerikanet me keq se Stalini e Lenini në kohën e kaluar! Rama lere historine aman.. sa herë flet per histori e personazhe historike vetëm budalleqe të nxjerr goja!

  9. Shqiptari says:

    Pershendetje,
    Qofsha i gabuar, POR Ky mendjendrituri i Shqiperise, i gjithedituri te habit, fjalet e tij, referuar shkrimit te gazetes. Historia thote qe eshte Lufta e Vlores kunder italianeve, dhe Ky thote qe SHBA – ja u tha italianeve te çlirojne Vloren. Vetem neqoftese fjala ”çlirim“ per te nderuarin kryeminister ka kuptim tjeter, por sipas meje referuar gjuhes Shqipe, fjala ”çlirim “, do te thote qe populli, vendi, atdheu- çlirohen nga okupatori-pushtuesi, dhe per rastin konkret italianet ishin okupatoret-pushtuesit e vendit, dhe per kete arsye populli i Vlores dhe mbare Shqiperise u ngrit kunder tyre, dhe i hodhi ne det.
    Cfare nuk degjojme cdo dite, dhe eshte pak.
    E ka thene qe ne fillim mendjendrituri ”prit se nuk keni pare gjë akoma “.

  10. Viron Xhavara says:

    Sot Vloren e keni veshur ju me te zeza zoti Rama,leri historite e vitit 1920 dhe mos mendo se tallesh me popullin ,por trego historite e sotme qe do te thote ,trego rreth 120 shqiptareve te masakruar me 28 mars 1997 nga anija italiane Sibila ne Kanalin e Otrantos ,trego pse ndihmove autoritetet italiane ne fallsifikimin e procesit gjyqesore me 9 maj 2014, ku u fallsifikua vendimi perfundimtare i procesit gjyqesore,u grabit demshperblimi i te afermeve te viktimave midis autoriteteve italiane dhe gangstereve shqiptare,por me tronditesja eshe se,nga ndihma juaj dhene autoriteteve italiane,italianet mbajne peng me dhune dhe nuk paisin te afermit e viktimave me vendimin perfundimtare te procesit dhe certifikatat mortore.Persa i perkete ndihmes se Amerikes dhene Shqiperise dhe shqiptareve ne cdo kohe e dine vete shqiptaret ,nuk kane nevoje per ndihmen tende ne kete histori ,por ti trego ,perse nuk e dhe ishullin e Sazanit bisnesmeneve Amerikane te Kazinove te Las Vegazit,te cilet do te ndertonin atje kazinote me te bukura ne Mesdhe ,dhe pas atij investimi ,per Shqiperine dhe shqiptaret do te startonte nje plan Marshall,dhe ne qofte se per kete shans te arte qe u erdhi shqiptareve do te jepej leja nga ana juaj,sot qe po flasim, shqiptaret do te ishin te gjithe me dinjitet,me pune dhe me nje standard te larte jetese si gjithe popujt e tjere te Europes.

  11. Nipi i nje emigranti says:

    A eshte e vertete qe emigrante nga amerika blene dhe e sollen armatim deri ne portin e VARNES , dhe qe ketu ky armatim eshte transportuar drejt per tek ata qe do ishin luftetaret e luftes se Vlores ?

  12. Sqepari says:

    Uillson i premtoi ne Paris 1919 se ishte dakord qe Greqia t’i merrte Korce e Gjirokaster, kundrejt pelqimin te saj qe Italia te merrte vloren dhe hinterlandin e saj,kjo sipas marrveshjes Titoni. Pasi kish ikur nga Parisi Uillson merr vesh se Franca me Angline kishin rene dakord qe t’i jepej Fiume Italise dhe jugosllavia te kompesohej me Shkodren deri ne Lezhe e drink. Kjo e zemroi Uillsonin se ishte bere pa pelqimin e tij dhe ndrroi kahjen, ua prishi planet. Kjo eshte historia. Te tjerat jane politike korente.

  13. Altin says:

    Z. Rama, usa e largoi Italine pasi luftuan cunat….Boll me revizionim te historise se e ke bere balte fare. Si paska “cliruar” italia vlore?? ??

  14. vang says:

    Ne fjalimet me karakter kombetar e politik te Rames vihen re tipare, jo sllogane, jo ato fraza steriotipe qe i perdorin te gjithe politikanet njesoj.Ne shkrimet e Rames kapen me mjeshtri dhe art ato tipare te rendesishme qe perbejne thelbin e ceshtjeve ne nje menyre letrare,emocionuese dhe me stil i cili perben talent dhe qe eshte vecantia e tij.

  15. Talioni nga Tirona says:

    Italianet kane ardhur vetem si pushtues ne Shqiperi. Bythelepiresat e italianeve jane me shumice ne vendin tone po aq sa dhe grekeve turqve dhe serbeve. Ndryshimi eshte se italianet i vendosin gjithmone ne nje status te vecante si clirimtare ose si shpetimtare.
    italianet jane po aq racista sa dhe grekert ndaj shqiptareve dhe eshte turp kur nje kryeminister u behet ure. Mos harojme dhe talljet e pedofilit Berluskoni me ish kryeministrin Berisha

  16. TA MBAJMË MENDJEN BRENDA KOKËS DHE MENDJE KTHJELLËT TI SHOHIM GJËRAT SIÇ JANË.
    NË ASNJË KOHË, ASNJË VEND NUK MUND TË BËJË LUFTËRAT APO BETEJA ME ARMIQTË E KOHËS PA ALEANCA.
    ASKUSH !
    AS AMERIKA VETË.
    AQ MË KEQ SHQIPËRIA NJË VEND I VOGËL, I PAFUQISHËM EKONOMIKISHT , I SYNUAR NGA FQINJËT PREJ KOHËSH, I COPËTUAR PËR SHKAK TË POLITIKËS SË FUQIVE TË.MËDHA…!
    PËRTEJ NACIONALIZMIT, PATRIOTIZMIT, ATDHETARIZMIT DHE ÇDO LLOJ NDJESIE QË MUND TË KETË LIDHUR ME VENDIN KU KEMI LERË DHE KU DO TË NA BJERË KOKA…EDHE PSE ME SHPIRT TË SPIKATUR LUFTARAK NE JEMI KATANDISUR KAQ SA JEMI EDHE PËR SHKAK TË RRESHTIMIT NË ALEANCAT E GABUARA APO SI REZULTAT I PËRÇARJES…
    BASHKIMI KA QËNË TEPËR I BRISHTË DHE HERË HERË ME PASOJA TË RËNDA.

  17. Shqiptar says:

    Rama e ka fjalen per ’97-n kur ShBA-ja, mbasi e terrorizoi mire e mire popullin shqiptar, e urdheroi Italine te futej ushtarakisht ne Shqiperi, kurse vete hiqej si paqesore dhe mosnderhyrese.

  18. Virusi says:

    Rama eshte njeri i lexuar, me vizion dhe me shije, jo papagall. Kjo ben qe ai te kete mendimet e veta teper te avancuara ne raport me papagallet e medias dhe historianet e kuq. Fundi i luftes se pare boterore eshte momenti i ndryshimit te madh ne politiken nderkombetare. Eshte koha kur amerika u be fuqi e pare ekonomike dhe mori persiper udheheqjen e botes drejte paqes. Ne Konferencen e Paqes ajo deklaroi se fituesit e luftes nuk do te marin teritore nga humbesit. Kjo e shpetoi shqiperine. Sepse ne konferencen e fshehte ishte vendosur coptimi. Serbia do merte veriun. Greqia teritorin nen vjose. Italia vloren me rrethinat e saj. Amerika tha: jo, nuk ka ndarje teritoresh. Mbaroi lufta, shkoni ne shtepi. Pas ketij deklarimi Italia nuk mund te mbante teritore shqiptare, ashtu dhe greku qe dogji jugun duke synuar te bente ate teritor grek. Qysh atehere, luftrat humben kuptimin e meparshem te zgjerimit ne kurriz te vendeve te vogla. Keshtu ndryshoi njehere e pergjithmone raporti mes luftes dhe paqes. Por papagallet e dine historine sic ua ka mesuar Dulla. Prandaj progresistet urojne: “Zoti e bekofte ameriken”.

  19. Mëno says:

    Historia boterore po çuditet nga “zbulimet” e medha te “historianit” te madhenueshem Edi Rama. Se kush e zbuloi i pari traktatin e Londres e di edhe me budallai nga moshataret e Rames, vetem ky se paska ditur. Prandaj duhet ti jene “mirenjohes” amerikanet. Ne vazhden e gomarlleqeve te tij si ajo, qe duhet te ulim koken perpara kalaboracionistit e spiunit Mithat Frashwri, apo dijet e tija “gjitheperfshirese” se Camaj nuk ka qene spiun, tani nxorri nje xhevair tjeter. Po Mire more i hallakatur: Pse qeverria amerikane pranoi te degjonte per kryeminister te shqiperise tradhetarin Esat Pasha, kur paska ndihmuar per largimin e Italise??? Lufta e Vlores eshte epope e VLONJATE, eshte lufte rrufe e leberve me opinga, dhe broçkullitjet e tua dhe Ilir metes ne Vlore, kane vlere dhe efekte ZERO. Prandaj gjeje sstatute te tjera per politiken tuaj elektorale>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje