FOTOT: Në urban pa maska dhe pa distancë fizike

3 Shtator 2020, 17:17Sociale TEMA
FOTOT: Në urban pa maska dhe pa distancë fizike

Me hapjen e transportit urban në kryeqytet, të gjithë qytetarët do duhej të zbatonin një protokoll sigurie për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke nisur që nga maska, distanca, dezinfektantët.

Por sic shihet në këto fotot, të shumtë janë qytetarët pa maska dhe distancimi fizik mes tyre nuk ruhet.

Sipas protokollit të sigurisë, të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska si dhe të mbajnë distancë nga të tjerët, jo vetëm brenda urbanit, por edhe në stacionet pritëse.

Kush kapet pa maskë duhet të gjobitet 2 mijë lekë sipas protokollit, por duket se edhe gjoba nuk bën më efekt dhe linjat nuk kontrollohen sa kohë ka pasagjerë nuk respektojnë masat.

Edhe punonjësit e këtij shërbimi do duhet të respektojnë të njëjtat masa, ndërkohë që urbanet do të dezinfektohen, ndërsa bashkia do të sigurojë dezinfektantë për ta.

Mjetet e transportit publik duhet të ajrosen disa herë përgjatë kohës së udhëtimit.

Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët dhe sipas ketij protokolli ata që do të kapen me shkelje do të gjobiten.(gazetaSI)

1 komente në “FOTOT: Në urban pa maska dhe pa distancë fizike”

  1. is says:

    Jemi për të ardhur keq! Në supemarkete është edhe më keq, punonjës në kasa me maska nën mjekër dhe klientë që nuk duam t’ja dinë fare për masat ndaj covid-19, minimalisht vendosja e maskës.
    Jam për një gjobë të kripur ndaj këtyre subjekteve, se janë bizneset që kanë lulëzuar ekonomikisht në këtë kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje