VENDIMI në Apel: Shkëlzen Berisha humbet në SHBA gjyqin përballë gazetarit amerikan për Gërdecin

3 Shtator 2020, 10:50Politika TEMA

Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Laëson.

Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë.

Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë.

Pra, drejtësia amerikane vërteton përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 28 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Në vendimin që mban datën 2 dhtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain, thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.

Vetë gazetari amerikan, Lawson, shprehej pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë:

“Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj nuk mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota.

Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare.

Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec”, shprehej Guy Lawson.

Bazuar në librin e Guy Lawson, ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi edhe një film.

Pas filmit, Shkëlzen Berisha e paditi në fshehtësi Laqwson, duke kërkuar 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi.

Por me vendimin e Apelit, marrin fund përpjekjet e Shkëlzenit në SHBA, ku drejtësia nuk pyet hsumë se djali i kujt je.

Siç ndodh në Shqipëri, ku edhe pas përgjegjës për vrasjen e 28 personave, ai s’u mor kurrë si i pandehur.

Më poshtë, vendimi i plotë: BERISHA CASE APPEAL

(TemA)

 

10 komente në “VENDIMI në Apel: Shkëlzen Berisha humbet në SHBA gjyqin përballë gazetarit amerikan për Gërdecin”

  1. dejtesia says:

    SHPRESA E FUNDIT
    PO ME KETE VENDIM TE GJYKATES SE APELIT NE SHBA a ka te drejte SPAK-u te filloje hetimin per keta vampire .O SOT O KURRE Nese JO atehere ky vend do braktisur si i mallkuar. SPAKU tani ka ne dore te ardhmen e vendit dhe te femijeve tane Duhet te vije urgjentisht momenti qe te lutesh per te mos u bere minister apo drejtor nga frika e ndeshkimit per gabimet qe mund te besh dhe jo te shesesh gjithe kapitalin e tja mbushesh xhepin kryatarit te partise per nje mandat deputeti SHPRESA vdes e fundit por edhe qenies me te durueshme per 30 vjet di i kisht plasur shpirti
    SPAK -shpetoje kete vend duke vene para drejtesise keta armiq te betuar te popullit shqiptar(sepse ata nuk e merotojne te quhen te tille)

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Drejtësia USA
      .
      Drejtësi e korruptuar
      prapë me Zenin, si guxoni?!
      Drejtësi, që ke mbaruar
      që s’ke Dhalla e Xhin Xhoni!
      .
      Zeni është djal’ i mbarë
      e ka m’su gjyshe Milica
      s’bën biznese me të vrarê
      bën biznes me boronica.
      .
      Ësht’ e zeza mbi të bardhë
      e provon edhe Antena
      dardha bie veç nën dardhë
      bën biznese me sutjena.
      .
      Zeni Babit mos ki frikë
      kush s’guxon ty me të prekë
      që t’pagujsh në Amerikë
      ke me shit miljona brekë.
      .
      .
      .

  2. Shqiptar says:

    Si gjithmone duhet te jene amerikanet te vendosin drejtesine ne Shqiperi. Me sa duket ne shqiptaret fjalen “Drejtesi” nuk e kemi ne fjalor ose kur lexojme drejtesi nenkuotojme korrupsion,intriga,djallezi. Po eshte e mundur qe dhe mbas 30 vjetesh “demokraci” ky vend te mos kete nje drejtesi minimale. Eshte e mundur qe shqiptaret mendojne vetem per djallezira ?

  3. Drejtesia munguar says:

    O DREJTESIA : nuk jam fare dakort me thenien tende qe ky vend duhet braktisur , nga ca rrugaç ordiner , populli duhet te çohet ne kemb ti lidhi te ter kemb e duar para pallatit kultures e ti bej gjyqin vet te çuditet e ter bota me ta , dhe te vazhdoj jeten me njerez me te perkushtuar per kte popull e kte vend , RRESPEKRE.

  4. Trotski says:

    Drejtesia duhet te veproje . Boll ma me te Paprekshem !!!

  5. Maliqi fikut says:

    Un them ta hedhi ne gjykaten e lart shqiptare, se vetem aty ka drejtesi, ket e ka vertetuar dhe gjyqi me videon e Ilir Metes. Saliu duhet te flas per ket padrejtesi qe i ka ber Amerika. Sa keq sdo bej pushimet qe kishe planifikuar Karmina.

  6. Na myten says:

    Copy-paste dosjes dhe me postë në SPAK. Prova qe do poplli nese ajo gjykatë do punoje nderçmërisht.

  7. Pandi says:

    Ehh dhe amerikanet mbrojne mediat e veta e gazetaret e vet si ky. Ska asnje prove per Shkelzenin dhe ka qene ky mesa kam lexuar qe i ka hedhur ne gjygj autoret

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Nje zberthim komplet e Gjykates se Apelit Amerikan duke e pasqyruar edhe me ceshtje te tjera te ngjashme. Kjo eshte drejtesi.. Ahhh more sy peshkaqen kujtove se do ta shqyrtonin Gjin Gjonrat ceshtjen, por I bere gropen vetes. Jam shume kureshtar te shoh si do ta paguash demtimin (gjoben) tani. Te shoh pak ku do I terheqesh ose gjesh parat.. Doli komplet I implikuar dhe I zbuluar.. Do perfundoj ne burg..

  9. Haha says:

    Po si nuk do ta hupte gjygjin nje vrase e hajdute se e di e gjith bota se ky e ati dhe famijla e to Jane vrase e hajdute si enver Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje