I prekur nga Covid dhe prej një muaji shtruar në spital, gazetari Mark Simoni tregon çfarë ndodh te 'Shefqet Ndroqi': Këta mjekë janë heronj

4 Shtator 2020, 11:23Sociale TEMA

Një nga gazetarët e njohur, redaktor i suplementit letrar në gazetën Mapo, Mark Simoni, tregon përvojën e tij në spitalin Shefqet Ndroqi.

Ai gjendet atje prej gati një muaji në trajtim, dhe për fat të mirë, gjendja është përmirësuar. Marku, një shkrimtar po ashtu, nuk qendron dot indiferent nga debati që është në media, për kushtet, atmosferën dhe punën e stafit mjekësor atje. Përkundër raportimeve, sidomos pas dy rasteve të vetvrasjes, Marku ka një vlerësim për profesionalizmin dhe përkushtimin e doktorëve dhe infermierëve.

“Jam në qëndër te ciklonit të sëmundjes në pikat më të errta të saj, atje ku dhemb dhe frikëson cdo gjë, jam në institucionin “Shefqet Ndroqi”, bash aty ku ështe mbledhur një staf i shkëlqyer shërbimi, që mbron dhe rikthen në jetë tërë këto njerëz të dënuar nga fati i infeksionit dhe të bekuar nga tërë këta mjek e infermierë humanë, të ditur, të apasionuar, serioz dhe këmbëngulës. Ndodhem në qëndër të këtyre rrethanave dhe e ndjej punën titanike, kujdesin prej misionarësh.

Në këtë institucion, pikërisht stafi që shpëton jetë njerëzish, pra ky staf, është tamam si rrjeta e cirkut poshtë trupit të lojtarit, kjo rrjetë që i jep siguri, e mbron dhe nuk e lë të bjerëe poshtë.

Dua të përmend, drejtorin, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi që ndërthur në mënyrë më harmonike, më humane dhe profesionale akademizmin e epërm dhe komunikimin e thjeshtë me pacientët, psikoterapine dhe gjendjet që i sëmuri i ka të domosdoshme për të qënë në gjëndje të mirë psikologjike, zotëron me korrektësi thellësinë profesionale dhe njohjen e gjërë të të gjitha situatave që kanë të bëjnë me COVID dhe rrethanat e tij.

Dr. Alma Teferiçi, një mjeke me vullnet të jashtëzakonshëm, për të shpjeguar deri në detaje racionale dhe analitike, krejt si matematikë mjekësore, që lidh të gjitha rrethanat e sëmundjes dhe e orienton si mjekimin ashtu dhe pacientin në rrugën më eficente.

Dr. Arben Tanka, mjek i ditur dhe human, i kujdesshëm dhe me ambiciet më të mira pozitive për t`ia dalë çdo vështirësie që i shfaqet përpara. I vëmendshëm e i përkushtuar deri ne ekstrem.

Të gjithë janë këtu pranë nesh, në të njëjtën kështjellë vuajtje por dhe suksesi, të rreshtuar si skalion misionaresh.

Doktoresha e apasionuar, Kloedina Bratja, Emiljada Terpo, Esmeralda Muça, Alma Gjini, Elda Brahja, Blerina Memaga, katër infermierët e mrekullueshëm: Blerimi, Donaldi, Albani, Tani, si dhe Kozeta, Elvira, Flutura , Majlinda, Viola, Aneada, Zinete, Ina, Ornela, Geri, Mona, Pavlina.

Unë jam vetë këtu, krejt në qëndër të sëmundjes dhe punës titanike, dhe e ndjej në tërë qënien, në lëkurën e hallit, dhe asgjë nuk na bën dot të shohim realitete të deformuara”, shprehet Simoni, në këtë dëshmi për gazetën Mapo.

3 komente në “I prekur nga Covid dhe prej një muaji shtruar në spital, gazetari Mark Simoni tregon çfarë ndodh te ‘Shefqet Ndroqi’: Këta mjekë janë heronj”

  1. ??? says:

    SHËRIM TË SHPEJT !
    RROFSH QË SHKRUAN !
    MIRËNJOHJE MJEKËVE !

  2. racionali says:

    Nuk kerkohet asgje me teper , perpos te vertetes dhe mirenjohjes , kaq.
    Para me shume se dy mije vjetesh u tha shprehja lapidar ” Jepi Cezarit c,i takon Cezarit ”
    Sherim te shpejte dhe nderim per pershkrimin e realitetit.

  3. Mimika says:

    I nderuar Mark,
    Perse thua te verteten e kupton se do te urrehesh .Nuk ka me i urryer se ai qe tregon te verteten.
    Te shash ,te shpifesh ,te manipulosh,te vjedhesh e te vrasesh
    jane virytet e nje maskarai si Sali Berisha,ose siç quhet tani nga populli DOKTOR VDEKJA.Jane zagaret e tij ne kryesine e PD qe disinformojne popullin vetem e vetem per te marre ato karrige qe te zhvasin parate e popullit.Ne jemi deshmitare qe veshtiresi ka ,mungesa po ,vuajtje ekonomke gjithashtu,por te mos harrojme qe suksese ka dhe vazhdohet te punohet per mireqenien e popullit.
    Opozita eshte faktor kryesor ne nje vend demokratik.Opozite nuk do te thote te kundervehesh per te shkaterruar.Per fat te keq ne e kemi nje opozite te tille qe detyren themelore te saj ne parlament e keq perdor .Opozita duhet te kritikoje e te parandaloje maxhorancen parlamentere sipas rregullave demokratike dhe kete ajo nuk e ben e per me teper e braktis.
    Nuk eshte detyre e maxhorances te beje detyrat e shtepise ne per te reformuar PD.Ne teresine e saj PD ka shume antare me aftesi te shkelqyera demokratike per te revizionuar partine qe ajo te konkuroje denjesisht si opozite e respektuar.Eshte per te miren e saj por edhe per demokracine shqipetare ne teresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje