Në vendim e Gjykatës së Apelit në SHBA, ku vërtetohet përfshirja e Shkëlzen Berishës në aferën e Gërdecit, përmendet dhe vdekja e Kosta Trebickës, një ndër personat që kishin dijeni të plotë mbi ngjarjen.
Gazetari amerikan Guy Lawson, në artikujt e tij shkruan se ai u vra pikërisht për të mbyllur gojën.
Gjykata e përmend këtë gjë.
Fillimisht tregohet se si Trebicka i kërcënoi.
“Kohët e fundit, grupi ndërmjetësoi një marrëveshje për të blerë municionin me çmim të reduktuar, duke e hequr Trebickën nga skema në favor të Delijorgjit.
I zemëruar për shkak të nxjerrjes jashtë loje nga marrëveshja, Trebicka u përpoq të ngrinte zërin dhe të bënte publik faktin që ai besonte se Diveroli dhe AEY po i paguanin zyrtarëve shqiptarë ryshfete.
Duke shpresuar të vërtetojë pretendimet e tij, Trebicka regjistroi një telefonatë me Diverolin, në të cilën Diveroli i tha atij se nuk mund të bënte asgjë për të bërë të mundur që të kthente Trebickën në skemë sepse korrupsioni “u ngrit më lart, deri tek kryeministri, tek djali i tij”.
Pretendimet e Trebickës dhe biseda e tij e regjistruar me Diverolin u bënë burimi i një numri raportesh publike rreth skemës ilegale të AEY”, thuhet në vendim duke treguar pasazhe nga libri.
Më tej përmendet vdekja e Trebickës.
Sipas gazetarit, ai u vra.
“Historia e postuar nga New York Times citonte deklaratat e Diverolit se skema “u ngjit më lart tek kryeministri dhe djali i tij” dhe se Berisha ishte pjesë e “kësaj mafieje”.
Artikulli raportoi gjithashtu për një çështje tjetër për të cilën Trebicka kishte sinjalizues (dhe për të cilën kishte akuzuar Berishën për përfshirjen në të): shpërthimin tragjik të një rezerve municionesh shqiptare në Gërdec, ngjarje që pati 26 viktima dhe për të cilën janë arrestuar Pinari dhe Delijorgji.
Disa muaj më vonë, New York Times botoi një artikull tjetër që raportonte vdekjen, gjoja aksidentale të Trebickës, dhe rreshtonte dyshime të hollësishme se Trebicka ishte vrarë, ndoshta me përfshirjen e familjes Berisha, për ta parandaluar atë që të dëshmonte për çështjet AEY dhe Gërdecin”, thuhet më tej.
Si ka mundesi me kaq shume prova,fakte,vrasje e lloj soj pislleqesh te pa imagjinushme Sali Kermes dhe pinjollit te tij nuk i futet asnje gjemb ne kembe.Kjo e ka nje shpjegim qe pislleku eshte ngado dhe kaq i madh sa ka mbuluar gjithcka
Po te kishte pasur korrupsion do ta kishte gjetur Edvin Rama apo jo, o bagtia e sal-rames!
Do te jete fare pakuptimdhe mashtrim kjo reforme ne drejtesi nese i pari nuk denohet Berisha dhe i biri bashke me Luljeten
…po pse ka diskutim kjo ngjarje!!!!!! Gjithmonë ka qenë e qartë, ……si kristali…..
Po Berisha sikur solli nje polic trafiku nga Amerika per te hetuar ngjarjen. ???
Berishen e kane frike te gjithe se ai i ka pergjuar ,filmuar te gjithe politikanet dhe njerezit qe punoine ne Drejtesi . Nqs tentohet te mbysin Berishen ai i merre te gjithe me vete. Te gjithe jane te perlyer prandaj beine shou dhe akuza qesharake dhe kurre seriozishte.
E verteta dhe e besuehme eshte se Trebicken e ka vrar Sali Berisha duke derguar shikasit e tij personal,te cilet e rrmbyen naten ne shtepine e tij dhe e çuan ne Leskovik me nje skenar te pergatitur gjoja ai do shkonte per gjueti.Por Sali Berisha nuk eshte aq budalla sa te linte shenja per kete veprim makaber.Ai nuk la asnje gjurme ne kete vrasje dhe sot asnje hetues nuk ka prova te mjaftueshme per ta akuzuar e per ta çuar Sali Berishen para drejtesise.Saliu i mori masat para vresjes se Trebickes dhe keshtu Saliu e kreu krimin dhe i shpetoi drejtesise. Ne kete rast Saliu del me i mençem dhe me i zoti se sa njerzit e drejtesise.
Berishen e kane frike te gjithe se pas tij vjen ushtria e UDB-se qe eshte eksperte per asgjesimin e deshmitareve te se vertetes.Kujton PLAKU DIXHITAL se do te rroje 1000 vjet dhe nuk do jape llogari para Zotit per krimet monstruoze ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve.
O artan ka mundesi se gjith drejtesin e kish berisha me shkoll e pa shkoll…..te gjith i koruptoi dhe kshu qe nuk benin asgje per keto…..ndaj gjerat u fryn aq shum sa vuri dor Amerika dhe be….esht e veshtir te cahen po se shpejti do ma marin te keqen….nuk shikon cfar esht ber o artan e pa shembull ne glob nga 100% ne veting sa % kan dal te paster….as dhjet…kete kemi peshqesh nga pd ja e berisha meta mediu basha shei duka ndoka dule etj etj etj …qe ka akoma kater kembesh shpellar nga veriu ne jug qe i duan ne pushtet e kupton….(me bej dhe nje her nuse se di un si nuseroj…..ose vari ujkut melcit ne qaf )thot populli …imagjino te vin keta te qeverisin…!?