Dritan Abazoviç: Më kanë kërcënuar, por nuk lëkundem! Do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë

5 Shtator 2020, 21:05Rajoni TEMA

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” ka folur në një konference për mediat shqiptare lidhur me qeverinë e re në Mal të Zi.

Abazoviç deklaroi se qeveria do të punojë vetëm në drejtim të BE dhe nuk ka asnjë opsion tjetër, ndërsa shtoi se kryeministri i ardhshëm duhet të jetë një person i gatshëm për të kontribuar për vendin.

Ai u shpreh se imazhi i shqiptarëve në vend tashmë është në rritje, duke premtuar se koalicioni i tij do të punojë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së tyre.

Kreu i grupimit URA foli edhe për marrëdhëniet me politikanët shqiptarë, teksa tha se ka marrë mesazhe urimi nga disa prej tyre, por shtoi se është akoma i ri në fushën politike dhe se në të ardhmen do forcojë akoma më shumë bashkëpunimet.

Abazoviç u shpreh se rrugëtimi i tij ka qenë shumë i vështirë, duke treguar se ka marrë edhe kërcënime por u shpreh se nuk do të lëkundet prej tyre.

“Unë shpresoj se qeveria e re do dedikohet për drejtimin drejt perëndimit. Kush mendon se Mali i Zi e ka vendin diku tjetër nuk mund të jetë partneri im. Nuk di a do të jetë ajo zgjidhja. Nuk jam shumë i interesuar. Unë mendoj se kryeministri i ardhëm i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë për qytetarët. Dritan Abazi është i gatshëm me dhënë kontribut. Autostrada jonë e vetme është BE.

Vetë prezenca në politikë ka dhënë një imapkt. Imazhi i shqiptarëve është në rritje. E mbani mend imazhin e kombit tonë. 30 vite ne nuk kemi pasur sukses. Ne do jemi më të suksesshëm se qeveritë e tjera. Zëri im dhe koalicioni që përfaqësoj ka për të qenë në drejtim të përmirësimit dhe gjendjes së shqiptarëve

Nuk kam qejf me fol. Por kam marrë mesazhe urimi edhe nga deputetë. Jam i ri dhe në politikë dhe ka për të ardhur koha për bashkëpunime në drejtim të përmirësimit të çështjeve

I vetmi destabilizim është pushteti që duhet të largohet. Këtu kanë njerëz që kanë fituar miliona jashtë ligjit.

Njerëzit e thjeshtë duan paqe, tolerancë, të drejta dhe demokraci. Vetëm ata që janë të lidhur me krimin, mundohen të prodhojnë destabilitet. Çdo gjë do kalojë në mënyrë paqësore. Ne jemi kënaqur kur kanë ardhur ndryshime në Kosovë dhe Shqipëri. Kërkoj mirëkuptim nga opinioni në Shqipëri dhe Kosovë

Shumë më kanë kërcënuar dhe më kanë bërë presion, por ata as më blejnë as më korruptojnë. Unë eci rrugëve edhe kur kam pasur më pak sukses. Mua nuk më blejnë e as korruptojnë.. Nuk kam asnjë far problemi”, deklaroi Abazoviç.

13 komente në “Dritan Abazoviç: Më kanë kërcënuar, por nuk lëkundem! Do zgjerojmë marrëdhëniet me Shqipërinë”

  1. tuzi says:

    Bravo djal po nuk shikove nga vjan e ke te veshtire ku do arrishe
    mos e trdheto flamurin tend
    good luck

    1. pjeter says:

      Cili eshte flamuri i tij o Tuz? Nje shqiptar qe kthet ne viç,veshtire ti besohet qe ven be ne flamurin kuqezi,ndoshta ate te serbiçave.Ai ben aleance me serbo ruset e ky eshte fakt i pa mohushem,te tjerat jane fjale per veshet e dallkauteve.

      1. U says:

        “Viç” iu imponua shqipetareve atje nga Mbreti Nikola blablaviç. Sa “Osmani” kena ne ?

  2. kaso says:

    Bravo!! Forca!!!

  3. Zeni says:

    Po i ka marre leje Vuçiçkës ky qe flet keshtu

  4. Bregdeti says:

    Idet e tua me kane pelqyer. Suksese ne rrugen tende. Urime per fitoren!

  5. Baliu says:

    Ky delja e zeze mbi te bardhen ua lepin bythen serbve, dhe paraqitet budall duke thene se nuk eshte ashtu siq po duket.

  6. Aleksander Thana says:

    Hiq “vicin” nga emri yt, inkurajo shqiptaret e tjere te bejne te njejten gje, pastaj ulemi e bisedojme si shqiptare, qofte dhe nga mali I zi, perndryshe rri ngroh vezet me serbet.

  7. Mynich says:

    O shkerdhatë!
    po ti në fakt je i shitur!…Lavrov…

  8. Outspoken says:

    Nga Surrrati ky duket si Pellazg nga Kurdistani
    Po keshtu eshte me shume se gjysma e Shqiperise,
    Jane Turkokurd Shqipfoles !!!

  9. Outspoken says:

    Nga Surrrati ky duket si Pellazg nga Kurdistani
    Po keshtu eshte me shume se gjysma e Shqiperise,
    Jane Turkokurd Shqipfoles !!! ???

  10. Outspoken says:

    Nga Surrrati ky duket si Pellazg nga Kurdistani
    Po keshtu eshte me shume se gjysma e Shqiperise,
    Jane Turkokurd Shqipfoles !!! ?????

  11. Xhoni says:

    Tani na le të te kuptojm qe je shqiptar …vazhdo dhe të ndihmosh shqiptaret e malit të zi se kan nevoj per ty.mos u nenshtro sllave.te urojme sukses ne punen tande politike ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje