LSI nis fushatën, Ilir Meta figura qëndrore. Përdoret foto e presidentit për të ‘joshur’ elektoratin

6 Shtator 2020, 14:05Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021-shit.

Në një postim në rrjete sociale LSI Durrës ka përdorur foton e presidentit Ilir Meta, për të ndarë një mesazh ku thekson se nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të  ardhmen e vendit.

“Edhe 1000 vite të tjera LSI.

Kjo betejë nuk është thjesht politike. Është mision. Nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të ardhmen e vendit.

Për punësimin e të rinjve, për ndalimin e eksodit dhe shpopullimit, për të ndalur largimin e trurit të vendit, që rinia jonë e mrekullueshme ta ndërtojë këtu të ardhmen e vet.

Që sovraniteti t’i përkasë vetëm popullit, popullit dhe vetëm popullit. Dhe të kemi një qeverisje të popullit, nga populli dhe për popullin”, thuhet në postim.

Meta ka qenë kryetari i LSi deri përpara se të zgjidhej president, por si duket ai për LSI vijon të jetë një figurë kryesore që ndikon te elektorati.

5 komente në “LSI nis fushatën, Ilir Meta figura qëndrore. Përdoret foto e presidentit për të ‘joshur’ elektoratin”

  1. I lodhur says:

    Eshte beteje per te vazhduar vuajtjet e ketij populli, per te vijuar karagjozlleken, vjedhjet dhe korrupsionin, per te sjell ne krye te venditca te rinje Jale, si puna e Ilirit, Mones, Majkos!
    Ndjehem i pafate! Pa shprese! Ky vend nuk nryshon!

  2. tekniku says:

    Prape kjo monster e felliqur, copa e kryehajdutit.

  3. Malsori says:

    Me keto figura hajdutesh si Ilir Floriri dhe Nafije Dybeku LSI-ja ka vajtur per LESH.Ne zgjedhjet e 2021 do te shkrihet kjo parti hajdutesh e kriminelesh,populli nuk do tju shoh surratin pale me ti zgjedh keta palaco.Malsori Boston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje