Greqia në përgatitje për t’i bërë ballë Turqisë

7 Shtator 2020, 20:09Rajoni TEMA

Greqia do të forcojë ushtrinë e saj me programe të reja armësh, do të rrisë numrin e trupave dhe do të çojë përpara zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Greqia është aktualisht, së bashku me Qipron, në një mosmarrëveshje të madhe me Turqinë mbi të drejtën për të kërkuar energji në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Turqia kanë dërguar forcat detare dhe të aviacionit në rajon, duke u angazhuar në manovra ushtarake.

“Udhëheqja turke po kërcënon me luftë pothuajse çdo ditë dhe po lëshon deklarata provokuese kundër Greqisë,” tha Petsas.

Ai shtoi se Greqia është përgjigjur me gatishmëri politike, diplomatike dhe operacionale dhe është e vendosur të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sovrane.

“Ne jemi në kontakt me vendet mike për të forcuar pajisjet e forcave tona të armatosura,” tha Petsas.

6 komente në “Greqia në përgatitje për t’i bërë ballë Turqisë”

  1. aleksis says:

    I pelqej te dy vendet pa perjashtim po kujtojme se greqia se bashku me francen eshte 84 milion
    turqia eshte te 90 milion KUJDES ketu duhen mend jo fjale
    turqia eshte nje shtet i fuqishem frigohem se greket po filloi lufta i hyne detit ne kembe kush te ik me shpejt
    Dobsia e mendjes nganjehere eshte me paoja per paqe. e nje populli

  2. ?????? says:

    Me cfar me bythe apo me makron kaken njeriun me te qelbur ne europe franca e rusia jane shtete me 8 djeg te gjalle shtete te poshtra …tani ka per ti has sharra ne dozhde me erdoganin

  3. Mesim says:

    Pra ju jeni ne fazen: do te, do te bejme ashtu, do te bejme keshtu.
    Kurse Turqia eshte ne fazen i kam bere, po bej dhe vazhdoj te bej.
    Napoleon Bonaparti ka thene: Luften e ben paraja.
    Turiqa parate i ka, sa nuk po di ku ti shpenzoi me.
    Kurse ju, beni dicka, kete foton ketu ku qenkan 6 pampore, shumefishojeni dhe beni 666 pampore.
    Keshtu Turqise i duket shume e ku i dihet, ndoshta trembet.
    Te njeten gje beni dhe me balonat, keni 30 balona, shumefishojeni dhe beni nje foto me 300 balona.
    Beni dhe nje foto me nja 100 anije kozmike, e vazhdoni plazhin.
    Kjo me siper i takon botes se perrallave, te cilen nuk do ta arrini kurre.
    Kurse ne boten e vertete, mjafton qe te tregoheni me pak hileqare me Turqine dhe me Shqiperine, e skeni nevoje per aq pampore, balona e anije kozmike per te cilat as parate nuk i keni.
    Mjafton te dini te jeni te jetoni ne paqe me fqinjet pa kerkuar tia hedhni, duke i kerkuar hapesrie ujore detare per ishujt sa nje plesht, me kilometra te tere.
    Pra ketu nuk eshte ceshtje force, pasi ate nuk e keni dhe nuk keni per ta pasur perballe Turqise.
    Eshte ceshtje mendje, ceshtje shpirti te paster.
    Pasi Turqine po e deshe nje here, me siguri te don te pakten dy here.
    Sepse ne Turqi, perdoret dhe nje shprehje: ne Greqine nuk e kemi armik, e kemi fqinje.
    Duke ditur qe; prej kohesh ekziston e thena, qingji i mire pine dy nena.
    Por ju pelqeni kete te rene, doni te pini te gjithe kopene.
    Jepini vlere, cthote e thena, pini qumesht nga dy nena.

  4. Andi says:

    Merrni dhe kete t’imin se mbase ju hyn ne pune.

  5. Refugjat grek pa buks says:

    Ore ca do ju bejme miljona refugjateve greke kur t’ju fuse turku hunin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje