Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK-ja: Bashkëpunimin me Albin Kurtin e zyrtarizoj më vonë

7 Shtator 2020, 15:58Rajoni TEMA

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në.

Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti.

“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, tha ajo.

Kryeparlamentarja Osmani pasi mori pjesë në një aktivitet të hënën për ndihmën juridike falas para gazetarëve tha se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.

“Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.

Ndryshe, disa muaj më parë Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi siç u tha nga kryesia e partisë nuk kishin qëndrime të njëjta!

6 komente në “Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK-ja: Bashkëpunimin me Albin Kurtin e zyrtarizoj më vonë”

  1. Kozmo says:

    Bravo, eshte nje nga POLITIKANET me te zgjuara dhe me me perspektive ne Kosove. Prezenca e SAJ ne partie e hajnave dhe BASHKEPUNETOREVE te SERBISE ishte E PAPRANUESHME .

  2. Ashtu kot says:

    Fotografi e persosur. Shikoni sa ngjajne me njeri tjetrin. Te dy esmere, me floke te zinj. Te dy kacurelas, tipike per arabet. Edhe nga trute jane si moter e vella. Kane armik Ameriken dhe mik Rusine. Te dy kane lidhje me burgjet serbe. Albini ka qene burgaxhi, ndersa Vjosa ka pasur te jatin guardian te Albinit ne burgun serb. Thone qe nga burgu nuk pret ndonje gje te mire. Qazim Mulleti thoshte se po u fute ne burg behesh “kamunist e kaluar kamunistit”. Ne burgjet serbe beheshe “serb e kaluar sebit”…nejse.
    Vlerat e Vjoses dhe Albinit po unifikohen. Veshtire do ta kete Vuciqi, sepse situatat ndryshuan. Vjosa deklaroi se nuk do e njohi marreveshjen, po e firmosi Hoti, sepse Hoti nuk eshte legjitim. Problemi per te do jete se vet Vuciqi, dora vet, balleperballe me Trampin e firmosi marreveshjen…
    Vuciqit do i duhet pak kohe deri sa te nxjerri udhezimet e raja, per qendrime te reja te Kurtit dhe Vjoses. Qendrime qe edhe “mishi te piqet edhe helli te mos digjet”.
    Veshtire do e kete Albini dhe Vjosa ne te arthmen. Do u duhet te gelltisin zhaben e re quajtur “corba serbe”.

  3. Koli says:

    Mire bere qe u largove nga ajo strofkull UDB-ashesh.

  4. kasapi says:

    Prajte zot rreziku kur dhe kjo idjote u ba politikane!
    Asht gen i keq bre burra, ka gjakun e shprishun.
    Zoti e mallkofte!

  5. Jeta says:

    Vota ime do te jete per ty Vjosa. Je nje femer e guximshme, Kosova ka nevoje per nje udheheqese si ti. Bravo qe je larguar nga ata hajnat e dispores, ti e meriton si kryeministre edhe ashtu do te jete. Vetem suksese se populli i vuajtur i Kosoves do te ju lartesoj!

  6. emigranti says:

    Garda e vjeter e korruptuar nuk i la rruge tjeter.
    Pasi e shfrytezoi figuren e saj te paster e karizmatike gjate zgjedhjeve, keto batakcinj tradhetuan votuesit e vet dhe kujtuan se mund te neperkembnin kete politikane te persosur e atdhetare.
    Kjo eshte lufte midis te shkuares e te tashmes, midis te keqes e se mires.
    Shpresoj qe ne zgjedhjet e ardhshme ( te parakohshme ) VV qe duhet ti bashkohet edhe Vjosa Osmani me shoke te fitoje bindshem pa pasur nevoje per koalicionme partite e tjera,per te patur mundesi ta kthejne Kosoven nd normalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje