Isa Mustafa përgënjeshtron Haradinajn: Marrëveshja për ujëmbledhësin e Ujmanit nuk ndryshoi gjatë bisdimeve

7 Shtator 2020, 12:48Rajoni TEMA

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se e vërteta për marrëveshjen në Uashington nuk është ajo që është duke u raportuar në disa media.

Mustafa në Facebook ka thënë se formulimi i pikës për Ujmanin nuk ka pësuar ndonjë ndryshim në ditën e takimit në Shtëpinë e Bardhë me datë 4 shtator.

Mustafa ka dhënë edhe detaje për komunikimin që ka pasur me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.

“E vërteta për marrëveshjen në Washington, sa i përket Liqenit të Ujmanit, nuk është kjo që po raportohet nga disa media.

Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator).

Me z. Haradinaj kemi komunikuar me telefon dhe me mesazhe me dt 3 shtator, jemi takuar dhe kemi pirë kafe me dt 4 shtator në ora 10 paradite. E kam informuar se teksti për Ujmanin, ashtu siç më është prezantuar nga z. Hoti, flet për studim të fizibilitetit dhe marrëveshja si e tillë nuk nënshkruhet në një dokument me palën serbe, prandaj se nuk ka vend të shqetësohemi. Kemi vazhduar të komunikojme edhe pasdite, me kohen tone lokale.

Në bisedë me mua, z. Haradinaj ka shprehur kërkesën që teksti (ky që është nënshkruar e jo ndonjë tekst tjeter) të mos nënshkruhet si marrëveshje me Serbinë por vetem me SHBA-të, ose që në marrëveshje të mos përmendet Ujmani, por vetëm fizibiliteti për ujërat.

Jam informuar nga Kryeministri, pasi ia kam prezantuar këto shqetësime, se pala amerikane nuk pajtohet të bëhen ndryshime të marrëveshjes dhe se mbetet ose të nënshkruhet marrëveshja ashtu siç është dakorduar ditën e 3 shtatorit ose të mos nënshkruhet.

Unë jam informuar nga z. Haradinaj më 4 shtator për dorëheqjen e dy ministrave të AAK-së, ( në ora 15:19 min) iu kam përgjigjur se z. Hoti po komunikon me ndërmjetësuesit amerikan por se edhe une edhe ai (Haradinaj) kemi kërkuar involvim të fuqishëm të SHBA-së, prandaj kur është fjala me këtë partner, ne mund të kërkojmë mirëkuptim por është vështirë të kundërshtojmë, sidoqoftë është mirë të ruajmë këtë partneritet mes veti dhe me SHBA-të.

Punët e qeverisë këkojnë besim dhe bashkëpunim. I tillë është edhe dialogu. Kryeministrin dhe qeverinë e kemi zgjedhur dhe i kemi dhënë besimin si partner të koalicionit, prandaj vetëm mbi këtë bazë mund të funksionojë qeveria dhe ta bëjë punën e saj.

Është e padenjë dhe e padrejtë të tentohet të krijohet opinioni se njëri partner në dialog e fali Ujmanin ndërkaq tjetri e shpëtoi”- shkruan Mustafa. (TemA)

3 komente në “Isa Mustafa përgënjeshtron Haradinajn: Marrëveshja për ujëmbledhësin e Ujmanit nuk ndryshoi gjatë bisdimeve”

  1. Kim été says:

    Do i kishim dhënë zgjidhjen e duhur po të ishim ne dijeni pak me pare se ekzistone ujembledhesi Ujmarës. Duhet ditur se nje vendim s’esht asnjeher definitif.

  2. Vjola says:

    Shih rrushi rrushin dhe piqet,i themi ne nga Shqiperia.
    Ramushi mbasi i kaloj pushimet ne Shqiperi dhe mori instruksionet nga LSI dhe PD dhe duke pare qe ai nuk
    ka me vlera politike si ne Kosove dhe ne Europe e Amerike mundohet te mashtroje e te jape ultimatume per doreheqjen e ministrave per te bere kaos politik si miqte e tij ne Shqiperi.PD dhe LSI me keta lidera qe ka poshte e me poshte do te bjere dhe ne horizont nuk shihet asgje positive. Vazhdo Ramush se edhe e ardhmja jote politike te njejten fund do te kete.

  3. Kalec Dega says:

    E pse duhet te fusim hundet ne shqiptaret ne punet e kosovarve?

    Kush gazete kosovare ka shkruar per shitjen e detit nga Sal-Rama? Ne qofte se po, jepni fakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje