Rama tallet me Kryemadhin dhe Gjuzin: Mos fluturoni me zarzavate dhe perime se s'ka marrëveshje me Greqinë, nuk është kamion me 12 litra ujë dhe ka kaluar natën. Sa të jem unë në këtë detyrë harrojeni

7 Shtator 2020, 18:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për kufirin detar me Greqinë, në seancën e parë të këtij sesioni.

Ai theksoi edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se çdo spekulim është çoroditje për njerëzit.

Shefi i qeverisë nuk ka kursyer as batutat ndaj lideres së LSI-së Monika Kryemadhit dhe deputetit të listës “Basha” Kujtim Gjuzi.

“Dalim në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin? Kë det po mbroni?

Si ju iku, në çfarë forme? Keni dëgjuar që ka zbythje të detit drejt Greqisë? Deti nuk ka lëvizur dhe nuk janë një materie që mund të ndahet siç ndaheshin tenderët kur LSI drejtonte autorit rrugor shqiptar, nuk funksionon kështu.

Çfarëdo negociatash të bëhen, bëhen me persona të autorizuar dhe jo me muhabete varkash.

Personat e autorizuar kur arrijnë një konkluzion e paraqesin të tek autoriteti dhe nëse një autoritet që është qeveria firmos një marrëveshje, ka një autoritet tjetër që duhet ta gjykojë atë marrëveshje që është zoti presidenti i Republikës.

Nuk e di pse i është futur dhe ai detit, pasi e di shumë mirë që po nuk erdhi deti tek ai askush nuk i bën dot gjë detit. pastaj është Gjykata Kushtetuese që miraton marrëveshjen dhe më pas parlament. Ata që lëshuan detin Ilir Meta e Lulzim Basha marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë dhe si e bënë?

E bënë në rrugë zyrtare me firma e ma vula. Nuk ka marrëveshje me fjalë për territoret e një vendi, nuk ka si ndodh as për det, aspër ajër as për tokë, e bën me firmë e vulë. E firmosur me buzëqeshjen më të gjatë vetëm Basha kur ishte ministër i jashtëm.

Në atë kohë shikoni arkivin ka një buzëqeshje me milje aq e gjatë. Ka dalë Meta e ka mbrojtur me gjithë peshën e tij në qeveri duke na thënë ne se po provokonim. Ne nuk çuam në Kushtetuese thashetheme, ne çuam një marrëveshje të firmosur , të vulosur të vendosur dhe e çuam dhe nuk e bëmë pazar peshku.

Ajo vendosi 9 me 0 si asnjëherë në çështje sensitetive dhe quajti një marrëveshje që cenon interesat kombëtare.

Këta cenuesit të konstatuar si të tillë jo nga palët politike por nga gjykata kushtetuese si fajtor për cenim të interesave kombëtare, sot qenkan mbrojtësit e interesave kombëtare nga unë. ne me Greqinë kemi nisur negociata që kanë ndalur dhe nuk jemi më që nga ndryshimi i qeverive në Greqi.

Kur ne jemi ata që rrëzuam atë marrëveshje nuk mund  të jemi ata që bëjmë marrëveshje për të cenuar interesat kombëtare s’ka si të jemi. Shitje mos e përdorni vend e pavend se nuk funksionon. Sa të jem unë në këtë detyre nuk do të ketë cenim të interesave kombëtare”, tha Rama.(TemA)

17 komente në “Rama tallet me Kryemadhin dhe Gjuzin: Mos fluturoni me zarzavate dhe perime se s’ka marrëveshje me Greqinë, nuk është kamion me 12 litra ujë dhe ka kaluar natën. Sa të jem unë në këtë detyrë harrojeni”

  1. 001 says:

    Jam i detyruar te them qe Fole si komandant ketu
    Edhe per qeshjen kilometrike te lulqimit jam dakort me ty
    I bej thirje meros te vendosin ate foton lulqim-bakojanis Deri sa te mbarojne zgjedhjet vitin tjeter
    Eshte foto domethenese per familjen e shkerdhyer te pd dhe sali robqirit me shokun ilir burri bushtres

    1. Edkari says:

      E degjova mire por nuk pati asnje tallje perveç se:
      Kryeministri gjate fjales tij foli vetem idiotizma dhe dukej i dermuar.
      Te etiketosh si tallje budallalleqet i ti dmth si te shtysh nje makine qe s’ndezet.
      Edi Ramen po mundoheni ta rikuperoni e ti jipni kurajo por do jete shume e afert dita
      qe ky do perfundoj ashtu si e meriton,o do vari veten ose do e varin shqiptaret.
      Jam i sigurte qe Durresi do ja thyeje nofullat ketij muti.

      1. Flm says:

        O Rama “kafshat te madhe ha, por llafe te medha mos thuaj”, se nuk i dihet, nuk eshte hera e pare qe bene “kollotumba politike”.
        ###
        Nje keshill dua te te jap … aleati dhe udherefyesi duhet te jete e Verteta dhe Ligji Nderkombetar, as Erdogani, as Trampi e as Micotaqi.

    2. Kalec Dega says:

      Ti je shume i besushem!
      :
      E fute Saliun ne burg
      Shkarkove Meten
      Zgjidhe Gerdecin
      Bere drejtesi per masakren ne bulevard
      Fullanin e shperbleve
      Bashen e kompensove
      Ndertove aeroport ne Puke dhe mbolle geshtenja ne Vlore
      Mbetejet toksike dhe nga bota deshe ja bere peshqesh Shqiperise
      Mos harrojme, Iranianet revolucionare
      dhe mbi te gjitha Minishengenin kryesiar nga Serbia, lol!
      prapeseprape ngelesh gjigand i Albanistanit rrumpalle

    3. Kalec Dega says:

      Ne nje tjeter faqe pa mbaruar komentin ma botoi Tema , kurse ketu ka 1 ore dhe ska ne plan te ma botoje .Po detyrohemi nga e keqe ta lavderojme Ramen si gjigand te Analbanistanits shembullor qe te na lejohen komentt ne censuren Tema te udhehequr nga parimet e fjales se lire ne media.

  2. ANDONI says:

    TA BEFTE ZOTI HALLALL Z, RAMA TE BESJM NE ATE QE THUA ! KE NJE LIDHJE TE PANDASHME NE ATE QE THUA
    ME ATE QE BEN !
    JO SI UNDERSHTARET E TU POLITIKE TE CILET KURR NUK
    I BASHKOJN FJALET ME PUNEN ! ATA JANE NE HASMERI
    ME TE VERTETEN !

  3. Bbb says:

    Tek Foreign Policy lexova dike qe sugjeronte qe si mjet per te bindur 4 vendet e BE qe se kane njohur Kosoven te perdorej karrota nga ana e Amerikes
    Dhe psh ai tipi sugjeronte qe per njohjen e e Kosoves nga ana e Greqise, Amerika ti bente presion Shqiperise per firmosjen a marreveshjes te detit
    Vetem 20 vitet e fundit votat, tokat dhe ujerat e shqiptareve jane perdorur disa here si malla pa zot per te stabilizuar kafshet perqark nesh….pa marre as edhe nj gje te vetme mbrapsht
    Nderkohe fqinjet tane kafshe vetem kane rritur kerkesat per toka shqiptare
    Udheheqesit tane politike nuk kane nevoje te jene tradhetare per te na bere deme te tmerrshme….mjafton te jene te paafte ose thjesht dembele
    Bejme ca sehir edhe durim se do veteklasifikohet edhe piktori

  4. erti says:

    i shkreti popull cfar la per kryetar, 30 vjet vetem budallenj zgjedhim per kryetar, qe nga maloku deri te ky trapi surrelit.

  5. Viron Xhavara says:

    Po mire o i pa bese,a ka mundesi te flasesh vetem njehere ne kuvend ,pasi ta kemi kerkuar disa here qe te na sqarosh per ceshtjen Masakra e Otrantos,ku me 28 Mars 1997 120 shqiptare largoheshin nga vendi i tyre me nje anije te quajtur Kater i Rades per shkak te shperthimit te lufes civile ne Shqiperi dhe masakrohen ne mes te detit ne ujerat shqiptare nga anija italiane Sibila dhe ku anija Shqiptare ishte e mbushur plot me gra dhe femije shume te vegjel(mua me masakruan gruan me tre femije te vegjel).Pra me te drejte ne te afermit kerkojme drejtesi,pasi edhe masakra eshte teper e rende ,asnjehere nuk ka ndodhur ne historite boterore nje masaker e tille ne dete ,dhe e filmuar komplet ngjarja prej rret 3 oresh,nga te dyja fregatat italiane qe kryen masakren dhe qe quheshin, njera Zeffiro,dhe tjetra Sibila.Pamjet jane te pastra me ze dhe me figure, pasi gjate gjithe operacionit te masakres ne kemi pare ne bordet e te dyjave fregatave italiane ,personat qe ndodheshin ne bordin e tyre me kamera te fuqishme,qe kane filmuar cdo minute te para vrasjes .Nuk do te zgjatem me zoti Mero,pasi nuk besoje se do te botosh kete koment ,por perseri do te kthehem perse e bera kete koment,ne pamundesi per te bere shkrim.Si ka mundesi qe zoti Rama te mos flase asnjhere te vetme ne parlament per kete masaker me permasa boterore ,ku shqiptaret i kane kerkuar te vetmen gje ,tu dergoje note autoriteteve italiane qe patjeter te paisin me vendimin perfundimtare te procesit gjyqesore dhe certifikatat mortore,nuk i kerkon njeri gje tjeter,te mbaje pergjegjesi per masakren ,per kete jane te tjere ne tave,por te mos besh te vetmen gje, pra te dergosh note per ate qe thame me siper , gje qe fundja e ka per detyre, ai tregon ate qe une thashe ne fillim ,qe eshte i pa bese, tradhetare dhe shume i lig, mashtrues dhe punon kunder shqiptareve me nje zgjuarsi teper te rralle.Duke e mbyllur komentin,po e plotesoje edhe me faktin e paster se cfare demi ka bere Rama ne kete histori shqiptareve , me 9 maj 2014 perfundon ne gjykaten e Kasacionit ne Itali, procesi gjyqesore fallco ,i cili zgjati rreth 20 vjete dhe ne perfundim te tije ku fallsifikohet vendimi perfundimtare i procesit gjyqesor ,grabitet demshperblimi ,por me e renda eshte ajo qe kerkojme nga zoti Rama,mbahen peng me dhune sot e kasaj dite dhe nuk paisen te afermit e viktimave me vendimin perfundimtare te procesit gjyqesore,por edhe certifikatat mortore,personi qe beri rolin e avokatit i pa emeruar nga te afermit me 9 maj 2014 ,ishte nje person qe sote eshte keshilltare kryesore i zotit Rama.Pra perfundimisht, si masakrimi i shqiptareve ne mes te detit pa asnje aresye,fallsifikimi i procesit gjyqesore ,grabitja e demshperblimit dhe kjo e fundit ,mbajtja peng me dhune e dokumentacionit dhe certifikatat mortore, nuk besoje se nje histori e tille do ti ndodhte personave te ndonje shteti qe mesi shikohet ne harten e botes,pra shikoni se ne cfare kurthi gjenden shqiptaret.

  6. Nje nga delet e albanistanit says:

    Po ku ka si ty o i madhi jone. Duhet mete livdue se nuk ma botojne kto lulqimat komentin>po e verteta eshte ndryshe….

  7. Shenjestra says:

    Kryeministri Rama foli shume qaret,por a kuptojn dote kete gomarete opozites dhe presidenti? Ata e kuptojn si dreqi por duan te bejne rremuj per te denigruar figiren e Rames.Nuk kane per t’ja arritur.Rama do fitoi thelle se oozita po sillet shume keq me shqipetaret.

  8. Molla e dijes says:

    O Ramë, lëri perimet e Monës dhe Gjuzit, por shiko frutat e Adamit dhe Evës, se pastaj fluturon ti me zarzavate dhe miell të bardhë.

  9. Viron Xhavara says:

    Zoti Mero;Ne komentin qe ti nuk e boton une kam kerkuar vetem qe zoti Rama te flase ne parlament rreth masakrimit ne mes te detit te 120 shqiptareve nga italianet me 28 mars 1997,dhe pastaje tu dergoje note autoriteteve italiane ,qe te na paisin me te drejten tone vendimin perfundimtare te procesit gjyqesor dhe certfikatat mortore,proces qe perfundoje me 9 maj 2014,te cilat mbahen peng me dhune qe prej afersisht 7 vjetesh.A kam te drejte per kete qe po kerkoje dhe a ke degjuar ndonjehere ti zoti Mero ne planetin toke te kete ndodhur nje histori e tille ,kur perfundon nje proces gjyqesore ,sido qe te kete qene perfundimi i tije,te mos paisesh me dokumentacionin perfundimtare te procesit personat qe e kane hapur ate.Pra zoti Mero kjo ka ndodhur vetem me shqiptare. Tani se per cfare ka ndodhur rreth masakres une te jap te drejte qe nuk na ndihmon me shkrime per te bere drejtesi ,sepse kushedi ku e ke hallin,por per kete te fundit qe italianet na mbajne peng me dhune ato qe thame me siper ,i bie qe si qeveria edhe ti te jesh pa shtylle kurizore, sepse fundja shtypi eshte pushteti i katert,dhe dime qe eshte ne opozite me qeverine.

  10. arvanitasi says:

    je i madh, o gjatosh

  11. qytetar says:

    Sa i zgjuar Bbb dhe sa shume i informuar !!!!!!?????

  12. Për shembull , me presh ??? says:

    ??

  13. Cabal EU 2025 says:

    Gjigandi Rama me Bushatin hongren suflace.Kaq mjafton te besojme ket Ismael Kemal .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje