Aleati i Bashës sulmon ambasadoren e SHBA dhe ish kryetaren e Kuvendit: Yuri Kim të mos bëjë strucin, të shohë kriminelët nga Rama. Jozefina të zbresë me këmbë në tokë, të mos gjuajë me shigjeta këdo

8 Shtator 2020, 18:46Politika TEMA

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, teksa ka folur për situatën politike para zgjedhjeve, ka përcjellë një mesazh për ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe për ish-deputeten e PD Jozefina Topalli.

Pasi Topalli një ditë më parë bëri thirrje për protesta pasi sipas saj kjo klasë politike e ka lënë vendin pa alternativë, Ndoka në një intervistë për report tv i bën thirrje që të zbresë me këmbë në tokë.

“Për fatin e keq Topalli e sheh nga helikopteri, nga lart situatën politike. Duhet të zbresë në tokë.

Nuk e ndalon njeri të krijojë një formacion të ri politik ose t’i bashkohet edhe ajo Rudina Hajdarit ose Murrizit.

Të aktivizohet në politikë. Politika është pjesëmarrje, nuk mund të bëjë rolin e gladiatorit duke gjuajtur me shigjeta këdo që nuk i pëlqen në politikën shqiptare”, tha Ndoka.

Ambasadores për mesazhin e saj për klasën politike që të jetë e përgjegjshme në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, i përgjigjet duke i thënë që të mos bëjë strucin por sipas tij të shohë se elementët kriminalë kanë dalë nga PS.

“Ndërkombëtarët bëjnë shumë mirë që i porosisin partitë politike, por unë kam edhe për ndërkombëtarët vërejtjet e mia.

Edhe ambasadorja e SHBA nuk duhet të bëjë strucin por duhet të shohë që elementët kriminalë  kanë dalë dhe janë pjesë e strukturave të PS.

Njerëz që janë shpallur non grata në SHBA, akullorja e Durrësit Rama e ka shok dhe komunikon çdo natë me Dakon, edhe tjetrin që ka në Shkodër e përdor për të mbledhur vota”, përfundon Ndoka.

4 komente në “Aleati i Bashës sulmon ambasadoren e SHBA dhe ish kryetaren e Kuvendit: Yuri Kim të mos bëjë strucin, të shohë kriminelët nga Rama. Jozefina të zbresë me këmbë në tokë, të mos gjuajë me shigjeta këdo”

  1. Demokrati says:

    E mer katerkembesh,krriç linde e gomar do te vdesesh.
    S’ju ndave servilizimit por dhe perfitimeve.Nuk i ndahesh futjes ne breket e PD. Deri tani asnjehere nuk ke fituar, por tani kur flitet qe nuk do te kete kualicione te ka zene ankthi ,ne ç ‘far ure i ke bere planet qe te flesh.Ata kryesoret e PD dihet qe do ta kene nje çati ne koke mesa me kane thene REÇ i thonkan.Ore krriç gomari largohu nga barka e PD se ne fund te detit do shkosh me ta.

  2. Abazhuri says:

    O GAMOR , GAMOR I NGRATË,
    NUK I LUFTON DOT KËTO GRATË;
    JANTË TË MENÇME, JANË TË FORTA,
    KURSE TY, TË KA MBET ORA .

  3. ROK CUBI says:

    KY ESHTE ESHTE NDERI I KOMBIT,SIKUR TE KISHIM NJA 4-5 SI PUNA KETIJ,DO I KISHIM THANE HORLLEKUT,PIRDHU

  4. Jimi says:

    O gomaaarrr! E di ti qe USA ka shpallur Nongrata, Saliun dhe Lulen, pa leri te tjeret, revolucionaret e molotovit!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje