Nga Adriatik Doçi
Krahas përjashtimit të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike nga deklarimi i pasurisë dhe plotësimi në tërësi i formularit për figurën dhe integritetin, një pikëpyetje e madhe ngrihet edhe mbi procesin e verifikimit të kandidatëve të tjerë për deputetë të partisë kryesore në opozitë.
Për të verifikuar vërtetësinë e përgjigjeve të 900 kandidatëve për deputetë, përfshirë pasuritë dhe raportet me krimin, Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në PD pretendon se mund të mbledhë informacione pranë autoriteteve publike dhe private.
Së pari, Komisioni është një mekanizëm partiak dhe nuk ka asnjë bazë mbi ligje e shtetit. Duke pasur një status të tillë, institucionet publike, por sidomos ato private, nuk kanë asnjë detyrim ligjor për t’i dhënë informacione Komisionit rreth kandidatëve.
Së dyti, edhe nëse Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në PD e tejkalon këtë fazë, një pikëpyetje tjetër ngrihet sa i takon kapaciteteve të Komisionit dhe kohës në dispozicion për të verifikuar të dhënat e 900 kandidatëve.
Për të verifikuar 200 gjyqtarë dhe prokurorë, Komisioni i Vetingut, një komision i specializuar dhe me një administratë të mjaftueshme, i janë dashur tre vite kohë. Ndërkaq, një komision me 5 anëtar i PD pretendon verifikimin e 900 kandidatëve brenda disa javëve, pasi Lulzim Basha pritet të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve brenda vjeshtës.
Farsa nuk mbaron këtu, pasi në udhëzimin e firmosur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi, është lënë edhe një mundësi tjerët për verifikimin e kandidatëve, konkretisht përmes sondazheve, vrojtimit të opinionit publik mbi kandidatin si dhe bazuar në informacione që mund të merren pranë degës së Partisë Demokratike.
Vlerësimi i kandidatëve mbi sondazhe duket i pamundur në praktikë për shkak të kohës së kufizuar, kështu që Komisioni, për të vlerësuar përfundimisht kandidatë do t’u referohet komenteve në rrjete sociale dhe letrave sekrete të degëve të PD.(shqiptarja.com)
PD – nje ndihme per ju. Mos perfshini ne kandidate Gjin Gjoni, Dashnor Sula dhe ish gjyqtare e prokurore. Jane nje minus i madh per ju pasi jane super te korruptuar dhe duan vetem te fshihen nen petkun e deputetit pasi ata e kane vendin te gjithe ne Rec dhe pasurite do tu sekuestrohen te gjitha. Zgjidhni intelektuale te rinj e figura te pastra. Ne te kundert, pushtetin harrojeni edhe per disa dekada.
Qerroni baxhellat GD Salianus qe lan nam n kuvend
Obobo si rrinë këta!!! Mu si të dhjerë.