FOTO-VIDEO/ Mashtrimi qesharak, Berisha sërish blof: Publikon kushëririn e parë të Xhelal Mziut duke grisur teserën e Partisë Socialiste në fushatën e vitit 2016

8 Shtator 2020, 15:13Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk i ndahet lajme fakenews me postimet në rrjetet sociale.

Në Facebook i tij, Berisha ka postuar një video ku sipas tij jepen dy anëtarë të PS-së, që i përkasin zonës së Dibrës që grisin teserat e Partisë Socialiste, duke iu bashkuar Partisë Demokratike.

Mjafton një kërkim i vogël në motorin e kërkimit Google për të kuptuar se personazhi në video është Tahir Mziu, kushëriri i parë i ish kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Video është shkëputur nga fushata elektorale e vitit 2016 në Dibër, dhe ditën e sotme të gjithë mediat e kontrolluara nga PD-LSI e kanë marketuar si ngjarje të ditëve të fundit.

Nuk është hera e parë që Berisha poston lajme të tillë “Fake News” për të ngjallur pasiguri, ku i tillë ishte edhe postimi i tmerrshëm për gjoja atentatin  me armë që iu bë në autostradën Tiranë-Durrës, kreut të Fondacioni Besa.

Postimi i bërë më 16 gusht terrorizoi familjarët, ndërsa vetë Bajram Muça drejtori i Fondacionit do ta mohonte një lajm të tillë. I gjendur përballë këtij “fake news”, Berisha e fshiu menjëherë postimin e tmerrshëm, duke u bërë qesharak.(TemA)

 

3 komente në “FOTO-VIDEO/ Mashtrimi qesharak, Berisha sërish blof: Publikon kushëririn e parë të Xhelal Mziut duke grisur teserën e Partisë Socialiste në fushatën e vitit 2016”

  1. Moni says:

    Cfare surrati???…tamam per demokrat si bastardet e vet….ska nevoje ps.per monstra te tilla….ta mbaje me shendet dhe pa bereqet luli…

  2. kasemi says:

    Aman po sala e ka grisur valle teseren e ppsh, perse nuk e nxirrni ne foto? Apo e mban per ta pasur atje poshte, se mbase atje ka organizata dhe mund te behet perseri sekretar byroje.

  3. O Sali, babai i demokracisë, e di ate kengen:
    Asaman e bije Tares
    Vafsh në efsel të gomares.
    Me keto lajme e batuta veçse bën të qeshin lexuesin me fantazinë tënde që ja kalon edhe Don Kishotit.
    Bollë llape kodra mbas bregut. Këto zbulime sensacionale shkonin per fillimet e viteve 90!
    A e mban mendë kur nxirje ne TVSH një skocez kokë shtrëmbur që na kishte parë avjonin me flori që Nexhmije Hoxha kishte dërguar në Zvicër??!!
    Me keto paçavure nuk vjen dot në qeveri. Duhet te investosh more trim Tropoje. Duhen të holla dhe shume bile për të fituar zgjedhjet e të krijosh alternativë bindëse kundër Ramës. Po ti je debil klasik dhe i bie fyellit ne nje vrimë. Vazhdon pret trenin te ura e Lanës. Aty rri te narkopartija, zhvarosja e komunizmit, diktatori. O debil ik bashkë me sazexhinjtë e tu ne PD që të vijnë pas avazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje