“Europa i bashkohet përleshjes globale për mineralet kritike”, mban titullin një artikull i publikuar së fundmi nga Reuters e që e vë theksin te fakti se, Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar.
Në artikull përmendet edhe Shqipëria.
“Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulta, kryesisht nga Kina” shkruan artikulli.
Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux.
“Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garë” – thotë shoqata.
Të njëjtin mendim ndan edhe vetë Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian.
KE ka detajuar një plan të gjerë, sidomos për të ulur varësinë nga importet, gjë që është ekspozuar ndjeshëm pas shpërthimit të pandemisë.
Bashkimi Europian është duke ndjekur tani të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e zinxhirit vetë – furnizues të këtyre metaleve.
Unioni ka të hartuar një listë të mineraleve kritike, mes të cilave edhe platinin.
Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian këmbëngul për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirin europian të furnizimit, thotë Reuters, duke e arsyetuar këtë me faktin se, Shqipëria ka depozita platini.
Serbia, gjithashtu sipas Komisionit Europian ka rezerva të një minerali nga grupi i metaleve kritike.
Megjithëse jo në sasinë e Shqipërisë dhe Serbisë, edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë rezerva të mineraleve të listës së KE, ve në dukje artikulli i Reuters.
Linku i shkrimit të plotë: https://in.reuters.com/article/uk-eu-metals-ahome/column-europe-joins-the-global-scramble-for-critical-minerals-idUKKBN25Y0XB
Pjesë nga artikulli, ku përmendet Shqipëria
Platini ka vlere ma shume se ari (shshsht se po e merr vesh likja)1 gr ar 33 euro 1 gr Platinium 43 euro kursi aktual.Ne qoftese kemi LIke Florinin na mungon edhe X Platini. pse mos ta kemi fundja e meritojne.Evropa duhet te nxitoje te lidhe kontrata shfrytzimi me shkerdhata aktuale se nuk i dihet, vjen donje qeveri qe nuk shitet lire…don Zoti
Dashuri e madhe e EU per Shqiperine…. se paska Platinium????
=
Shqiptaret do benin mire te fusnin ne tekste shkollore: “Si kontrollon dhe rrjep EU vendet e varfra per Gjermanine dhe Francen”
Kur te nxjerrin Platinuim, do marrin hua force punetore nga Sudani se shqiptaret do jene te ikur per Gjermani e France duke lare pjatat dhe WC.
=
Ose te punesojne Saliun, Ramen e Meten..
=
Tjeter, integrimi eshte nje plan POLITIK me shume se ekonomik.
Arsyeja perse UK nuk donte midis shume arsye te tjera, qe te varej politikisht nga burokratet dhe teknokratet e Brukselit….se fillimisht roli i BE ishte ekonomik dhe se gradualisht burokratet fashiste te EU donin me shume kontroll mbi sovranitetin e kombeve te pavarur.
EU do federate shtetesh, zhdukjen e nocionit komb dhe kontroll absolut si USSR.
Si dhe ushtri per EU qe ti shtypi koken gjithe “morracakave “apo “populistave” qe do guxonin te ngrinin krye. Pra nje Evrope pa kufij ku shqiptari te mos thote me jam shqiptar por evropian.
Sidoqofte, te zgjuarit shqiptare po gezohen me kete lajm pa kuptuar se do apo nuk do Franca apo Gjermania Shqiperia do jete pjese e kesaj Konfederate pas 2025.
Po ju tha gjigandi do futemi me shpejt, i thoni je me i madh se Enver Hoxha.
Ti Kalec fol per magneziumin e Tropojes se platin nuk ka ne Shqiperi!!
U ngopëm. Do jetonim më mirë sikur muri Berlinit te mos kish lëvizur.
Te gjitha i kemi platin e ka telebingo e argite saliu qe u transferu te rruga budi. Xha sala.
Do të thotë që pa ju dhënë pasuritë nuk të pranojnë në klub Europa. Dhe çmimin natyrisht e caktojnë ata.
Sa popull kot jemi !!
Çdo artikull gazete e çdo lajm te saj, e degjenerojme me komente te devijuara ne politike.
Bejne si te zgjuar, dhe rrahin xhoksin si majmuni, dhe ata siper tallin by.. then me ne.
Perralla me Mbret .Ia keni fut KOT
….se ne europ ka xhami por nuk pipetin miza.