“Fasada dhe luks”! Rama i përgjigjet opozitës: E pabesueshme si mund të gjendet kurajo për të lënë shërbëtorët e shtetit në kushte mizerie

9 Shtator 2020, 13:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se me ardhjen e tij në pushtet u  modernizua Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rindërtimit të këtij institucioni, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, e cila e akuzon për fasada dhe luks.

“Me një ligj të 2014 ne vendosëm disa piketa, duke e zgjeruar fushën e aktivitetit të agjencisë dhe duke e ngjashmeruar me institucionin evropian të medikamenteve.

Dmth deri në atë kohë agjencia ishte e papërputhshme, ishte një trup që nuk integrohej në sistemin evropian. Ndërsa sot do të arrijë të akreditojmë laboratorët në BE.

Sot ne kemi jo thjesht një godinë të re fizike. Shoh që sa herë ndërhyjmë në një objekt akuza është fasadë, luks dhe është e pabesueshme si mund të gjendet kuraja për të konsideruar që të lesh shërbëtoret e shtetit në kushte mizërie, nuk konsiderohet normale.

Këtu bëhet fjalë për një investim ku faktikisht nëse numri total i analizave që mund të kryente laboratori i trashëguar nga komunizmi ishte deri në 300 sot është të paktën dyfishi, jo vetëm në numër por edhe në cilësi”, tha kryeministri.

Rama e vuri theksin edhe tek ulja e çmimit të barnave dhe cilësinë e tyre. Sipas tij është rritur edhe numri i barnave të rimbursueshme.

“Ajo që dua të përsëris është që faktikisht ne prej disa vitesh kemi ulur çmimin e barnave, sepse deri dje pa kontroll, me një rumpallë që nuk merrje vesh çfarë pije, çfarë të shëronte dhe çfarë të sëmurte.

Paguanim 30 % me shumë sesa në vendin e origjinës. Janë mbi 8 mln euro të kursyera nga xhepi i familjeve në vit.  Flasim për 10% e taksës.

Deri dje paguhej 10% për çdo kokërr aspirinë. Po ashtu është rritur me 1/ 4 financimi për rimbursim. Në vitin 2014 rimbursoheshin 191 barna më pak se sot.  

Ne po punojmë për zgjerimin e barnave të rimbursueshme, po punojmë për rritjen e pagave për të gjithë mjekë infermierë dhe laborantë”, u shpreh Edi Rama.

4 komente në ““Fasada dhe luks”! Rama i përgjigjet opozitës: E pabesueshme si mund të gjendet kurajo për të lënë shërbëtorët e shtetit në kushte mizerie”

  1. 4 rruget e shijakut says:

    Ok po leviz neper durres jo nga autostrada po rruga dytesore aty e kupton si ka ecur puna ne 7 vjet qeverisje
    Kurre nuk dua qe pd te vij ne pushtet por kjo nuk do te thote qe nuk duhet te kritikojme qeverin per dobesit ne pune
    Shikoje spitalin, quteti qe qelbet nga plehrat
    Durres shijak nje katastrof urbane
    Z.Rama hapi syte nese ti ka zene leshi dhe ulu e shiko premtimet, ne te kundert je minoranc se njezimi kerkon te shikoj pune jo rrena
    Per rrena per vjedhje e vrasje kishim salen
    Mos e kopjo germe per germe djalli e mori

    1. EU Cabal 2025 says:

      Ky eshte Kryeministri Rama , kryeministri me deshtak dhe i paskrupullt qe kas pas Shqiperia.
      Kur flet sikur ka filluar te veproje puhuri i bardhe qe se ndan dot se ka mbi shpine halllet e Metes dhe Bashes.
      =
      Kurre Shqiperia ska qene me e varfer dhe me shtet te kontrolluar nga nje bande politike e mbrojtur nga qeveria dhe shteti mafjoz qe ka frymezuar udheheqja e Rames.

  2. vana says:

    Janumetin ktu ne Greqi e blej 35 Euro kurse ne tirane 90 mij te vjetra.Pralla per kontroll te ilaveve vetem pallavra boshe.

  3. Zgalem says:

    Suksesi i Mjekesise dhe i farmacise , jane merite epa diskutushme e Z. Beqaj . Eshte i nderuar dhe i respektuar . Krahasoheni po dehet me homologet , qe kishte vendosur berisha ne keto poste kaq jetike . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje