Ish kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se në një pushtet pa moral nuk mund të vijnë as vota, duke iu referuar koalicionit PD-LSI.
Në një intervistë për Report Tv, Topalli deklaroi se Partia Demokratike herë shkon me Ramën, herë me LSI-në dhe herë të tjera i lufton ato.
“Unë besoj se pa një pushtet me moral as votat nuk vijnë, meqë gjërat i llogarisin vetëm me votat. Partia Demokratike nuk ka pasur nevojë për asnjë forcë politike kur ajo kishte pushtet moral brenda vetes.
Kur i qëndronte vlerave dhe i qëndronte të vërtetave. Në qoftë se i ik të gjithë këtyre, atëherë sigurisht që herë shkon me Ramën, herë shkon me LSI-në dhe pastaj shkon me të dy bashkë.
Pastaj bën sikur po i lufton dhe pastaj ndan përsëri pazare. Unë besoj se kjo lojë nuk mund të ecë shumë gjatë, sepse është një varfëri shumë e madhe për të parë liderët e partive tek ndërrojnë vilat e tek rrisin kuotat e tyre bankare qoftë edhe në emër të familjarëve të tjerë.”-tha Jozefina Topalli.
Kjo grua qe u largua, (lexo: u perzu) aq lehtesisht nga pd: deklaron nje te vertete shume te dhimbshme!
Fatkeqsisht kjo, dhe te tjere njerez te ndershem te djathte ne bindje, akoma shpresojn tek pd!
Akoma mendojne se eshte nje parti e djathte!
Vazhdojne te besojne, se mund te ndryshoje kjo force politike pjelle e PPSH-se!..
Po kur shkon me të dy bashkë vihet në mes? Sandwich?
Te dy.nje lloj jeni. Jeni pjelle e mortjes. Nuk keni ideale. Ju njohim. Mos na bezdisni me tej. Jeni te urryer deri ne neveri.