PD, kundër rihapjes së kazinove në Tiranë

9 Shtator 2020, 21:20Ekonomia TEMA

Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për lejimin e kazinove në disa zona të kryeqytetit.

“Plot dy vjet më parë, nga foltorja e Parlamentit të deligjitimuar, KM deklaronte: …kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, ASNJË LËSHIM NË ASNJË HAPËSIRË TJETËR.

Dhe si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij. Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërine në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojrat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës”, shkruan Teliti në Facebook.

“Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët. Koha t’i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike”, shtoi Teliti.

2 komente në “PD, kundër rihapjes së kazinove në Tiranë”

  1. Ramo Mezini says:

    NE DIKTATUREN KAPITALISTE KA SHUME LIGJE PER BIZNESE QE DUHEN RISHIKUAR, NE BALL TE TYRE QENDROJNE LEJET PER KAZINOT QE VETEM MASHTROJNE NAIVA E BUDALLEJ DHE MBAS KETYRE VIJNE KOMPANIT E FLUTURIMEVE DHE TE APARTAMENTEVE ME CMIMET E TYRE NE STRATOSFER. VET LIGJBERESIT I KANE LEJUAR TA RJEPIN POPULLIN SA TE MUNDIN PER FAKTIN SE NUK KA LIGJ QE TE KONTROLLOJE CMIMET. PIKERISHT KETO E TE TJERA ZEMERUAN ZOTIN DHE SOLLI VIRUSIN E RREZIKSHEM KORONA E KATASTROFA ME STUHI E CIKLONE SHKATERRUS. KAZINOT JANE LEJUAR NE PERENDIM PER TE MBLEDHUR ME CDO MENYRE PARAT E TEPERA TE MYKURA NE SHTEPIRA, KURSE NE SHQIPERI POPULLI KA PARA SA PER TE EKZISTUAR. KAZINOT JANE GABIMI QE DO HUMBIN EDI RAMEN NE RAST SE AI DO I LEJOJE.

  2. Papi says:

    Pamfleti thonte qe kazinoja qe ka hapur te kulla eshte biznes ne emer te rames
    nuk e di sa e vertete eshte por nqs eshte keshtu kjo tregon edhe mbylljen e kazinove sepse rama synonte monopolin e ne shohim endrra me sy hapur se ky do hape listat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje