Shkeljet e Federatës, sot zhvillohet gjyqi mes Autoritetit të Konkurrencës dhe FSHF-së

10 Shtator 2020, 11:14Sport TEMA

Sot në orën 13:00 zhvillohet seanca e parë e gjyqit mes Autoritetit të Konkurerncës dhe FSHF-së në shkallën e parë të Gjykatës Administrative.

Në një raport voluminoz Autoriteti i Konkurrencës zbuloi pak muaj më parë shkeljet e rënda që Federata Shqiptare kishte kryer.

Një nga shkeljet ishte e drejta e shitjes televizive tek DIGITALB, ku aksioner është vetë kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili ka konfliket interesi.

Gjithashtu, një tjetër pikë ishte dhe çmimet e shtrenjta të biletave që vendos FSHF për tifozët.

Janë mjaf shkelje të tjera dhe për këtë Autoriteti i Konkurrencës do përballet me gjyq me FSHF-në.

Siç duket dhe plani qesharak për shtyrjen e Superiores nga Armand Duka, kërkon që të zhvendosë vëmendjen nga gjyqet e tij. (TemA)

DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurencës zbulon shkeljet e rënda të FSHF-së dhe konfliktet e interesit të Armand Dukës me shitjen e së drejtës televizive tek DIGITALB

DOKUMENTI: Autoriteti i Konkurrencës zbulon abuzimet e FSHF-së me çmimet e biletave

1 komente në “Shkeljet e Federatës, sot zhvillohet gjyqi mes Autoritetit të Konkurrencës dhe FSHF-së”

  1. shqiptari says:

    Cfare ben SPAK leshi ? Per cfare e paguajme nese nuk u tregon vendin ketyre pashallareve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje