Basha, thirrje qeverisë: Të nisim urgjentisht testimet për stafin mësimor, duhet të kenë rezultatin e testit të Covid ditën e parë

11 Shtator 2020, 10:36Politika TEMA

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kreu demokrat Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet në shkolla.

Basha thekson se qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor.

Sipas kreut demokrat, me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni.

Postimi i Bashës

Tashmë shumë pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijëra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin.

Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambienteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mësimor.

Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19.

Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën.

Ndërkohë që Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor.

Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo show politik!

2 komente në “Basha, thirrje qeverisë: Të nisim urgjentisht testimet për stafin mësimor, duhet të kenë rezultatin e testit të Covid ditën e parë”

  1. qytetar says:

    Sa te dhimbsen femijet ty nje zot e di !!!!

  2. kasemi says:

    Sigurisht kur jep urdher basha cdo gje duhet realizuar ne cast. Pleh, po ti si e drejtove bashkine e tiranes per 4 vite. Megjithese i vodhe votat, por as nuk bere ndonje gje per 4 vite, vetem gjume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje