Votat e administratës, PD nis monitorimin: Do të çohet për ndjekje penale çdo shkelës i ligjit

11 Shtator 2020, 16:10Politika TEMA

Partia Demokratike nuk do të tolerojë asnjë lëvizje të PS, të cilën e konsideron shkelje të ligjit dhe barazisë në zgjedhje. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u kërkoi të gjitha degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor dhe çdo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS.

PD bën me dije se “shkak për angazhimin e strukturës së PD  në të gjithë vendin është bërë shpërndarja në çdo institucion e një formulari përmes të cilit u kërkohet punonjësve të administratës shtetërore angazhim elektoral në favor të PS.”

Gjithashtu, PD thekson se “atyre u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna.” Bardhi, e cilëson këtë “një skeme kriminale të përdorimit të administratës shtetërore nga PS për qëllime elektorale”, të dënueshme nga Kodi Penal, neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Duke paralajmëruar ndjekjn penale për çdo shkelës të ligjit, Bardhi, ka lënë 2 detyra për Shtabet Politike në të gjitha degët:

1. Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori.

(2. Të garantohen të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Por ne nje kerkim te thjerhste ne motorin e kerkimit google mund te gjesh shume shpejt te gjithe formularet qe jane perdorur nga PD ne zgjedhjet e vitit 2009, 2013 per administraten, madje dhe per votimin familjar. Me pikantet po i botojme!

3 komente në “Votat e administratës, PD nis monitorimin: Do të çohet për ndjekje penale çdo shkelës i ligjit”

  1. Populli says:

    …gaz gaz gaz mend mend aspak mend Bardha , e dime se sa mend ke ??? , por nje gjo te mire ke , ate vijen e mesit te floket e ke aq bukur , sa edhe lgbt ta ka zili…????

  2. Ton says:

    Me thene te verteten kto modelet I futi Lsi.
    ..kam qene ne administrate vete.

  3. Raul says:

    Banda e vrimes celesit me Enkeled Alibajgen, Tabakhonen syneperke, Famulltarin e dioqezes se shqupit,priftin pastor imzot Dorian Telit barkderri, paloqja, vokshi gerdalla, Strazua me patllake, Kryevagabondi Flamur Herman Geringu, Klevis krrici i faros, salianji babale jane hedhur ne aksion dhe skane per te lene vrime dere te qeverise pa futur syrin duke pergjuar dhe pastaj duke shpifur ne menyre te paturpshme. Por asgje nuk e pengon Gjigandin Edi Rama drejt mandatit te trete se ka mbeshtetjen popullore si asnjehere tjeter mbi 65%. Kurse Nafije dybeku i leshit likes , femra me e urryer e planetit ka mbeshtetje 0.01% kurse pd ja apo sic njihet tashme fronti demokratik ka mbeshtetje 27%. I perjeteshem qofte kujtimi i sharebajgave te haremit te Nafije dybekut ne Jale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje