Balla, ultimatum strukturave të PS: Dobësia e thellë e kundërshtarit e pabesueshmëria e tyre publike, s'duhet të na vetëkënaqë

11 Shtator 2020, 11:55Politika TEMA

Numri dy i PS, Taulant Balla ka marrë pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit, nga ku u shpreh i prerë se dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet t’i vetëkënaq për të lënë pas dore organizimin e partisë.

“Në kuadër të takimeve organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, mora pjesë në Asamblenë Socialiste të Elbasanit.

Dobësia e thellë e kundërshtarit dhe pabesueshmëria e tyre publike, nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Ne s’mund të jemi të vetëkënaqur se një pjesë e shqiptarëve na shohin si e keqja më e vogël, por shumica e shqiptarëve na beson ne si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.

Qasja jonë në qeverisje ka gjithmonë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në cdo zyrë shteti, në cdo bashki, në cdo shërbim publik etj.”, shkruan Balla.

1 komente në “Balla, ultimatum strukturave të PS: Dobësia e thellë e kundërshtarit e pabesueshmëria e tyre publike, s’duhet të na vetëkënaqë”

  1. Petrit says:

    Pas shtatë vitesh vjedhje dhe plaçkitje deri ne palce te atij populli dele tani u kujtuat per riorganizim.
    Per fatin e mire te shqiptarëve koha juaj ka marre fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje