Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje sot disa prej investimeve në veri të vendit që po transformojnë jetën e komuniteteve.
“Mirëmëngjes dhe me albumin e një dite të bukur nga Tamara fantastike e mrekullive natyrore ku po rritet turizmi e agropërpunimi, në Koplik ku po mbyllet përfundimisht plaga e mungesës së ujit të pijshëm, buzë Shkodrës ku po ngrihet bypassi i domosdoshëm, tek Altini i rrallë i Mrizit të Zanave ku vazhdon bashkimi i fermerëve, në Shën Kollin ku po rilind shkolla e re e fëmijëve të zonës, ju uroj një ditë të mirë si pamjet e njerëzve punëtorë që takova dje”, shkruan Rama teksa poston fotot e mëposhtme. (TemA)
mirnjohje qeveris shqiptare per shkollen e shenkollit, tre here e mbaj mend te ndertuar shkollen qe nga viti1972, gjithmon ka lene per te deshiruar,nje zone arsim dashese,ku deri ne fund te viteve ’90, 70% e te rinjeve kane qene me arsim te mesem,po menyra se si po ndertohet kjo shkolle eshte pak te them, se eshte dicka spektakolare, edhe njehere mirnjohje qeverise shqiptare.