Rama: Voltana e ka bërë hyrjen e Shkodrës si Zimbabve. Të rrëqethet mishi

11 Shtator 2020, 10:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë nje dite me pare për një vizitë në Shkodër, nga ku ka hedhur akuza ndaj kryetares së Bashkisë, Voltana Ademin se hyrjen e qytetit e ka bërë njësoj si Zimbabve.

Teksa inspektoi punimet për Bypassin, Rama tha se kryebashkiakja Ademi duhet të pastrojë hyrjen e Shkodrës.

Që të ketë besueshmëri kryetarja e Bashkisë këtu se nuk dua të bëj polemika me atë, por është e pamundur ti shmangësh  lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj që shqetësohet duke parë atë Zimbabve që ka lënë në hyrje dhe pasi ta pastrojë atë dhe të japë një provë që syri i saj sheh dhe shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit për të parë të ardhmen atëherë mund ta diskutojmë. 

Po ta diskutojmë për ta bindur që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një rrugë, as për të bërë një shëtitore, por për të ndërtuar një bypass të qytetit që është dhe digë mbrojtëse nga përmbytjet.

Në këtë pikë kjo temë nuk është e sotme, kjo është diskutuar qysh në kohën që qeveriste partia e zonjës kryetare. Në këtë pikë sugjerimi i specialistëve në atë kohë dhe në këtë kohë është i vetmi për tu ndjekur,

Ndërsa syri i shqetësuar i Voltanës duhet të japë prova që meriton përgjigje. Sepse kur sheh atë Zimbabve atje të rrëqethet mishi”, tha Rama.

 

6 komente në “Rama: Voltana e ka bërë hyrjen e Shkodrës si Zimbabve. Të rrëqethet mishi”

  1. qytetar says:

    Zimbabve u ba e tane Shqypnia pas 1992!!!!!

  2. Ka maru ,ka maru,ka maru says:

    Ajo e ka bere gjithe qytetin si Zimbabue

    1. Cudia says:

      Ajo nuk duhet te jete kryetare bashkie se i humbi zgjedhjet. Cfare ndodhi qe vazhdon akoma ne bashki…?

  3. Kozmo says:

    Shume e vertete, edhe pallatet nuk Jane lyer qysh ne kohen e xhaxhit Enver. ??

  4. ariff says:

    Qe te korigjoje diçka duke e pare me syte e saj , ajo me perpara duhet te korigjoje syte e saj . Mjere Shkodra per kete Idjote.

  5. Ilirjan says:

    Shkodrane, zgjidhni njerez qe bezdisen nga shemtija, qe grinden e nuk I zé gjumi pa I sistemuar gjerat. Jo si kjo letargjikja Voltane, qe bashkejeton paqesisht e ne harmoni me pisllekun. ZGJOHUNI Shkodrane, e shkundeni mire edhe Voltanen! Ndoshta me mire do ishte Jozefina, e shoh shume te karikuar me energji, dhe mund t’i kthehet ne pozitive Shkodres… ndoshta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje