Braçe reagon ashpër ndaj Metës: Hera e fundit që Shqipëria ka pasur një model të tillë presidenti ka qenë në vitin ’96-’97

11 Shtator 2020, 10:42Politika TEMA

Zv. kryeministri Erion Braçe e ka kundërshtuar me tona të ashpra kthimin e ligjit për zhvillimin rajonal nga presidenti Meta.

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku u shqyrtua dekreti i presidentit, Braçe ka shpërthyer në akuza për presidentin.

Ai u shpreh se presidenti është i njëanshëm dhe politik, dhe se një model i tillë ka qenë vetëm në vitin 1996.

Sipas Braçes, asnjë president tjetër nuk ka bërënjë sjelle të tillë përveç Berishës.

“Nuk ka gjë më të keqe që mund t’i ndodhë vendit kur ka një president politik dhe të njëanshëm. Nuk mund të kesh disa qëndrime, por vetëm një qëndrim konsekuent.

Hera e fundit që Shqipëria ka pasur një model sjellje të tillë nga presidenti ka qenë në vitin 1996, ka vijuar në 1997.

Ky është një model që kurrë nuk e pati presidenti Meidani, Moisiu, Topi, nuk e pati as në pjesën dërrmuese as presidenti Nishani.

Ka vetëm një model të ngjashëm dhe është ai i vitit të largët 1996”, tha Braçe.

3 komente në “Braçe reagon ashpër ndaj Metës: Hera e fundit që Shqipëria ka pasur një model të tillë presidenti ka qenë në vitin ’96-’97”

  1. Kalec Dega says:

    Brace nuk votoi kunder shkarkimit te Presidentit me te mire te Shqiperise.Ai ishte asnjeanes si Taluant Palla apo Shalgjati Surrelit.

  2. Marie says:

    Presidenti i LESH E LISE…TURPI I KOMBIT!

  3. Spiun Dege says:

    Kalec Dega qe mbron kaq fort kriminelet e politikes Berisha e Meta me siguri ose eshte nje nga ata ose duhet te jete vrases i denuar ose i pa denuar akoma por qe e pret shume shpejt denimin nga drejtesia e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje