“Meta kryeministër, Berisha president”, sa fat paska pasur ky Edi Rama!

11 Shtator 2020, 13:44Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Kur Ilir Meta u zgjodh president në fund të prillit 2017, shumëkush mendoi se kostumi i ri institucional do ta ndalonte ish-kryetarin e LSI që të bënte fushatë për partinë e tij në zgjedhjet e verës së atij viti. \

Meta i shpërfilli të gjithë skrupujt moralë dhe etikë të zyrës së re ku po hynte, duke bërë njërën ndër fushatat më të angazhuara dhe më të “djersitura” të karrierës së tij politike. Kërkonte ta linte partinë me një listë sa më të gjatë deputetësh dhe ashtu ndodhi. LSI mori 225 mijë vota në zgjedhje, të cilat më pas i hodhi të gjitha në Lanë, në shkurt të dy viteve më vonë, kur braktisi Parlamentin.

Katër vjet më vonë situata është edhe më e koklavitur për partinë e Presidentit. Të gjitha sondazhet që qarkullojnë në nëntokën politike të Tiranës, këtej dhe andej gardhit të të dy palëve, e japin LSI në një rënie të dukshme mbështetjeje dhe votash. Si të mos mjaftojë kjo, lëvizja e Ramës për të ndaluar koalicionet me lista të veçanta kandidatësh, e ka komplikuar edhe më tej formulën e paraqitjes së opozitës në zgjedhje, e sidomos ka rrezikuar të mpakë në maksimum mandatet që mund të marrin partitë e vogla, të parreshtuara në lista të përbashkëta me dy partitë e mëdha.

Me një gjest nga ata me “bojë simpatike”, që mbajnë pikërisht firmën e Ilir Metës, në media u filtrua orët e fundit një lajm që thoshte se Presidenti Meta do të braktiste postin një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të marrë, në varësi të rezultatit konkret, diçka mes postit të kryeministrit, ose të ministrit të brendshëm dhe zv.kryeministrit. Ndërkohë që Sali Berisha do të merrte postin e Presidentit.

Me qëllim lajmi e anashkalonte fare emrin e Lulzim Bashës, si për të provuar se kryetarin e opozitës vazhdojnë të mos e marrin seriozisht në dhomat e errëta të opozitës shqiptare. Aty ku vendimet i merr dyshja Berisha-Meta, aleanca më e vjetër politike e tranzicionit shqiptar. Në njërën anë, Berisha që thotë se do të jetë në parlament edhe pas vitit 2021, pavarësisht komisionit qesharak Nishani, në anën tjetër Meta që sondon terrenin për të njoftuar bazën dhe gjithë të tjerët, se s’ka asnjë mëdyshje për prezencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht pozitës së kryetarit të shtetit.

Asnjë përgënjeshtrim nuk erdhi për lajmin në fjalë nga Presidenca, e cila zakonisht reagon edhe kur bën golin e rradhës Celtiku. Çka tregon hapur dhe qarte se Ilir Meta ka vendosur të hedhë një shashkë të parë, rreth rolit dhe pozicionit që do të mbajë në zgjedhjet e ardhshme.

Meta ka kohë që bluan në kokë mënyrën sesi do t’i qaset zgjedhjeve të 25 prillit. Mitingu i tij i 2 marsit, në mes të pandemisë së Covid 19, ishte prova e parë konkrete për shpërfilljen totale që kreu i shtetit ka për Kushtetutën, pozitën e tij krejt specifike dhe për pengesat e tjera që i sjell posti, kur vjen fjala për të marrë në dorë flamurin e opozitës.

Me anë të lajmit të pilotuar për marrjen e postit të kryeministrit dhe hapjen e derës për një rikthim të tretë krejt antihistorik dhe skandaloz të Sali Berishës në postin e Presidentit, Ilir Meta synon së pari që të rikonfirmojë se nuk ka ikur kurrë de facto nga poltroni i kryetarit të LSI. Së dyti, kërkon t’u japë zemër të gjithë atyre zgjedhësve të LSI, që në këto zgjedhje do të tundohen të kalojnë tek PD e PS, apo thjesht të mos votojnë fare.

Dhe së treti, e kjo është ajo çka Berisha dhe Meta nuk e kuptojnë ose bëjnë sikur e shpërfillin, afishimi i këtyre dy emrave si përfituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të 25 prillit, është në fakt një spot gjigand publicitar në favor të Edi Ramës. Nëse ka një rrethanë, një ndodhi politike, një kombinim diaoblik emrash dhe faktorësh, të cilët i bëjnë punë Ramës sot, është pikërisht dalja dorë për dore e Berishës dhe Metës në të njëjtin podium elektoral në 25 prill.

Kur u kujtua se PD do të ndahej më në fund me trashëgiminë e Berishës, del lajmi se ai mund të bëhet edhe një herë president. Kur të gjithë mendojnë se Presidenti i shtetit duhet të qëndrojë larg partive dhe fushatave elektorale, dalin lajmet e telekomanduara të Presidencës që njoftojnë se Ilir Meta mund të heqë qafe postin më të lartë të shtetit shqiptar brenda minutës, siç hiqet me bezdi një shall kur bën vapë, për të marrë menjëherë poltronin e kryeministrit.

Ky trafikim i mundshëm postesh, ky riciklim grotesk emrash që shkojnë kryekëput në kundërshtim me çdo trend e standart normal të zhvillimit të këtij vendi, është në fakt fati më i madh që mund t’i vijë në derë shumicës së lodhur e të konsumuar socialiste. Përhapja në eter e lajmit për Berishën e tretë në Presidencë, është dhurata më e jashtëzakonshme elektorale për Edi Ramën dhe të tjerët në qeveri. Duhet të kesh lindur me këmishë, që të të vijë në derë një fat si ky…

27 komente në ““Meta kryeministër, Berisha president”, sa fat paska pasur ky Edi Rama!”

  1. yes says:

    ik o shoku se je bo si sekretar partie me keto lloj shkrimesh, ne ket vend jan te gjithe bastarde nga i pari deri tek i fundit, ca po na tregon se Rama me zagaret e vet jan me te mire? te gjith i llum jane, e kane lene popullin me 100 mije leke te vjetra pension.

    1. sati says:

      Po bëni nje favor Metes o te lutem, futeni me burg dhe shpeton edhe ai nga Mona. Ajo le te hargaliset me parate e vjedhura nga Dubai ne Londer, se e meriton per bese, i ka vjedhur me djerse e me gjak.

    2. Kute says:

      Shkrim shim I Sakt
      Te mendosh LIKE FLOLIRI KRYEMINISTER dhe SALI VIRUSI president cmenduri
      RAMA BURE SHTETI do dale ne pension KRYEMINISTER
      ROFT SHQIPERIA pa BANDIT

  2. QTema 2025 says:

    No comment ne Temen e rames, lol

  3. Hi says:

    Nje analize Perfekte. Gjithmone I sakt, konciz dhe I thelle ne gjykim.
    Faleminderit!

  4. Trump says:

    Bythelepiresit e perjetshem te rwgjimeve o malesor I I leshit

  5. Ay says:

    Kjo nuk eshte vetem ceshtje fati, por edhe cfar ti ben me durt e tuja.
    Qeveria Berisha nje pun nuk e kapte me dor, vetem vidh, shpif. Na mbyste qelbsirlliku dhe trishtimi, por cfare i plaste atij, ai dinte vetem te ngrefej ne parlament, duke na dhën spektakle me ofendime nga foltorja per Edin, grun e ketij apo atij qe na qenkesh kurve. Ja i ketij niveli ishte kellira, e krijoi neverine tij ne me durt e veta. Tani cfar, vije djali i tij gjumash, indiferent, hajdut e cfar te numerosh më parë. Asnje gje nuk ndertohej dhe Berisha tregonte perralla se na ishin ndertu 4000 apo sa te donte ai kilometra rruge. Skandal i vertet.

    1. Kaçi says:

      Futja në burg e Ilir Metës, Salí Berishës, Lul Bashës me kompani, është një përralle dhe jo realitet. Nuk ka prokuror të merret me kokat e kriminelëve që janë zhytur në likuidime fizike personash, korrupsion pasiv, dhe
      viedhie.

  6. Dega e misrit says:

    Sa vjec eshte Joe Biden, qe ka vene kandidaturen per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes?

  7. Bbb says:

    Vallahi ate mos e thuj ti Nero…me mire se me ta von Ben Ahmetaj me lali Erin nji dit po e nji dit jo

  8. Ladi says:

    Shume e sakte. Bravo Skender.

  9. Berti says:

    Foli ky gjuha e bythes se Rames.

  10. Kozmo says:

    D REVOLUTION NE KETE SHTET TE VOGEL, TE KAPUR NGA TRE NJEREZ. VETEM KUR GJITHE POPULLI TE NGRIHET KUNDER KESAJ KASTE POLITIKEN TE KORRUPTUAR, ATEHERE MUND TE SHPETOJ KJO SHQIPERI NGA HIENET E POLITIKEN. AS SPK DHE AS GJYKATA SPECIALE NUK DO TI SHPORRIN KETA SHARLATANE.

  11. emigranti says:

    pastaj rrofte shqiperia dhe populli shqiptare

  12. Gimi says:

    Joe Biden eshte 78 vjec, i bie qe kur te behet (ne qoftese behet) president i Amerikes do te jete 79 vjec.
    Sa gjera kemi per te mesuar akoma nga Amerika.

  13. Ed says:

    NUK ESHTE FAT QE ATA KANE ZGJEDHUR TE JENE NE ANEN E KUNDER TE HISTORI SI TRADHETARE QE PUNOJNE KUNDRA SHQIPETARVE DHE TE GJITHE E DINE CFARE QEVERISJE BENE SHKATRIM I PLOTE I VENDIT KETE BENE. PO DUKET TI PAGUHESH NGA ATA KESHTU
    QE QENI LEH ATJE KU HA

  14. Daj Sami says:

    SHUME MIRE DO BENIN QE KETA MOSTRA POLITIKE TE BEHESHIN BASHKE,TE BENIN NJE FUSHATE TE EGER DHE TE DHUNSHME,TE TENTOJNE QE TE UZURPOJNE INSTUTICIONET ME FORCE DHE TE MOS DALIN PREJ ATY DERI SA TE VIJE NDONJE FORCE ALEATE DHE TE IMPONOJNE ZGJIDHJE NE FAVOR TE TYRE,NE TE KUNDERT TE MBATHIN OPOINGAT DHE TE BEJNE SI MIQTE E TYRE.PO KU KA SHQIPTARE,PO SHQIPTARE,QE TE MERRET MA ME KETA KUFOMA POLITIKE,KETA NGA HALLI QE KANE,DO TENTOJNE QE TE BEJNE GJITHCKA PER DESTABILIZIMIN E VENDIT,PO DUHET TA KENE TE SIGURT SE DO PERFUNDOJNE ASHTY SIC E KANE MERITUAR ME KOHE

  15. Geni says:

    Analize e sakte. Kjo eshte e verteta.
    Lajmi i dhene nga Berisha-Meta eshte goditja me e madhe qe rimerr opozita e sotme.
    Socialisteve kjo u konvenon pasi te djathteg e vertete kete lajm po e perjetojne teper rende.
    Pra opxita sic edhe eshte thene deri me tani i thot lamtumire reformimit.
    Se sa e veshtire e ka kjo parti marksiste-leniniste te reformohet, shihni kush e perben komisionin “Mustafaj”. Tjeter, nuk ndjehen gjalle Topalli, Topi e te tjere qe jane shitur shume shtrenjte ne merkaton politike shqiptare qe ne realitet mezi ngrehin rreshqane kembet e veta.
    Rama te mbledhe rripat, te paraqese nje program serioz dhe nje ekip ekspertesh per te nxjerre Shqiperine nga tranzicioni.
    E vertetuar katerciperisht eshte se kapja e Shtetit nga dyshja Berisha-Meta eshte rrenimi total i reformes ne drejtesi dhe largimin e Shqiperise nga orientimi euroatlantik.
    Fatkeqesisht DASH dhe Ambasada Amerikane ne Tirane nuk kane arritur te perceptojne drejte levizjet e pllakave tektonike qe levizin ne nentoken shqiptare qe parathojne nje termet qe do shkatrroje te gjithe ngrehinin demokratike shqiptare, pasi kjo ngrehine eshte ndertuar ne themele teknologjine e te cilave e ka percaktuar ish Byroja Politike e K.Q te PPSH qe ne vitin 1990.
    Natyrisht shqiptaret e ndershem do te deshronin te ishin ne krahun e duhur, perkrah SHBA dhe BE por eshte e pamundur.
    Jemi popull i tradhetuar keqas dhe fatkeqesish miqte e vertete nuk po e kuptojne

    1. Besim says:

      Po mire more djale rama per 7 vjet nuk e nxori vendin nga kriza prape ke kohe te presesh complimenti per durimin edhe 100 vjet ska per ta nxjerr

  16. Koli says:

    Fake news me Kushtetute nuk lejohet me teper se dy here mandati presidencial . Berisha eshte zgjedhur ne 92 e 97 .

  17. Ceni says:

    Kjo opozite nuk ekziston. Nuk kane fare pika takimi me pushtetin lokal, as me parlamentin. Rama i shpartalloi me pune. Po u mblidhet litari. Berisha dhe Meta nuk dine cfare flasin. I ka hutuar reforma ne drejtesi. Thone se do jene kryetar qeverish ne Rec.

  18. Velo says:

    Analizë e saktë. Faleminderit Skënder, brilant

  19. Shenjestra says:

    Meta kete e bene per show.Ai thot te hedh nje gur ne lum e te hidhen budallenjet ta gjene. Nuk mund te jete e vertete ajo qe thot Meta.Ai ka biseduar me Berishen qe te tallen ca me te majtet dhe ta han sapunin per djath.Meta e ka te qart se nuk behet kurre kryeminister dhe Berisha president.Ne 25 prill do fitoi Edi Rama me partine e tij dhe Meta me Berishen do fusin koken ne bythe.

  20. Labi says:

    Problemi me i madh i palacove eshte se shesin ne popull idene se problemin,ose luften e kane me Ramen,ne te vertete e kane me Ameriken e BE,ata e bene vetingun ne drejtesi dhe ata kerkojne arrestime e ndeshkime..

  21. Trotski says:

    Zgjidhja me e mire eshte Hapsanosja e Like Hajdutit dhe Sali Kriminelit Para Zgjedhjeve ,Nga SPAK DHE BKH.

  22. deda says:

    Ai d.m.th meta harron që shqiptarin e mban inati dhe për inat të tij dhe saliut do ja japin votën edit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje