Franca, rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orë

12 Shtator 2020, 21:14Bota TEMA

Autoritetet franceze raportuan të shtunën 10 561 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ky është një rekord i ri negativ, me Francën që arrin shifrën e 10 000 rasteve të reja në ditë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Ditën e djeshme, Franca kishte regjistruar 9 843 raste të reja, shifër që përbënte rekord më vete.

Pas bilancit të ditëve të fundit, Franca po planifikon të ashpërsojë reagimin ndaj pandemisë së Covid-19.

Kreu i Këshillit Shkencor që këshillon qeverinë mbi pandeminë, Jean-Francois Delfraissy, paralajmëroi se vendime të vështira mund të merren gjatë javëve në vazhdim.

Situata është ndërlikuar edhe më shumë nga rihapja e shkollave. Autoritetet shëndetësore kanë mbyllur 32 institucione deri më tani, ndërsa 524 klasa janë dërguar në shtëpi për të zhvilluar mësim në distancë.

Gjatë ditëve të fundit është regjistruar një valë e gripit të zakonshëm, siç ndodh çdo vit me nisjen e shkollës. Por tani, mjafton një teshtimë për të çuar nxënësit në shtëpi. Mjekët e familjes mbyten me telefonata, ndërsa laboratorët apo tendat e ngritura për kryerjen e tamponëve nëpër rrugë dynden me njerëz.

1 komente në “Franca, rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orë”

  1. Laberia ime says:

    Nik ma that da te shtruar dhe sa te vdekur jane..spo ju pelqen te flisni me numra te medhenj se per kete ju paguajne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje