Çfarë po kërkon nga ambasadorët çifti Meta-Kryemadhi: Soreca 50 minuta takim në Presidencë, Monika pret në zyrë Duncan Norman

14 Shtator 2020, 13:42Politika TEMA

Ka një angazhim të jashtëzakonshëm të çiftit politik Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në kontaktet e ditës së sotme me ambasadorët.

Kështu, ka zgjatur 50 minuta takimi kokë më kokë mes ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe presidentit të vendit, Ilir Meta.

Burime jo zyrtare saktësojë se takimi me Sorecën ka qënë me kërkesë të kreut tonë të shtetit.

Akoma asnjë nga zyrat e shtypit nuk kanë zbardhur detaje nga takimi, por mendohet se temë e bisedës mund të kenë qenë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe Reforma Zgjedhore, e cila ende nuk është përmbushur në fazën e saj finale.

Paralelisht me takimin e Sorecës me Metën, në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbërritur ambasadori në ikje britanik në Tiranë Duncan Norman, i cili është pritur nga Monika Kryemadhi.

Këto lëvizje vijnë pas vendosjes së datës, 25 Prill për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend por dhe në start të afatit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të lartë.

Luigi Sorenca ka qënë zyrtar i lartë i antimafias italiane dhe ka punuar me prokurorët më të zëshëm në Itali kundër këtij fenomeni. Eshtë partizan i postulatit “ndiq paranë, për të arritur te krimi dhe korrupsioni”.

3 komente në “Çfarë po kërkon nga ambasadorët çifti Meta-Kryemadhi: Soreca 50 minuta takim në Presidencë, Monika pret në zyrë Duncan Norman”

  1. jam sali berisha or budallenje says:

    Kufomat po ju japin lamtumiren ambasadoreve
    te dy nje nje biruce ne burgun e reqit
    te kthejne gjene e vjedhur dhe jeten te mbaroj e aty
    ne pidh e semes u qofte te dyve

  2. miku says:

    Po ambasadoret jane mafia e gjalle! Ata e din qe e fillojne dhe e mbyllin ketu karieren! Vetem ne Shqiperi i shohin si heroj, se ne vendet e tjera nuk ua vare njeri.Keta ambasadore vine me mike, per te bere ndonje leke, se mos ju dogj barku per shqipetaret? Keni degjuar ndonje fjale per ate kroaten ku eshte, po Luja dhe ky Sorreca, shoku tyre eshte.Ky Sorreca gjurmon parane e shikon qe Likja e Mona kane para, pse mos ta ndertoje dhe ai nje vile ne Lales y vajye te Liri per ti thene qe e ka rregulluar me Edin, vetem ti mos i prish pune dhe Mona ti thote Lulit, mos fol se Sorreca eshte djale i mire dhe pas zgjedhjeve do te iki ne Itali !!! Keta jane , kane qene dhe do te jene Ambasadoret!!!TE BEJME NDONJELEKE KETU SE NE VENDET E TJERA YE RRUAN KOKEN…

  3. Koli says:

    Cifti i shpifur Like Cizmja po betohen e pergjerohen se do te jene sherbetore te perulur i te gjitha agjenturave te mundshme vetem ti lene rehat te hane pasurine e vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje