Presidenti Hashim Thçi dhe diplomati amerikan William Walker
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Fondacioni Walker, një organ i ngritur nga William Walker, ish-kreu i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, kanë nënshkruar një kontratë me vlerë 35,000 euro, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, ka mësuar BIRN.
Marrëveshja pesë-mujore për shërbime konsulence midis zyrës së presidentit të Kosovës dhe Fondacionit Walker, të cilën BIRN e ka parë, filloi në gusht të vitit 2020 dhe kushton 7,000 euro në muaj, një faturë e paguar nga taksapaguesit e Kosovës.
Procedura nuk përfshiu një proces prokurimi publik.
Fondacioni ka për detyrë të sigurojë ekspertizë mbi imazhin ndërkombëtar të Kosovës, përpjekjet e saj diplomatike dhe integrimin e saj Euro-Atlantik.
Në kontratë thuhet se “ofruesi i shërbimit do të ofrojë ekspertizë të avancuar në çështjet që përfshijnë, por nuk kufizohen, si në vijim: Përfaqësimi brenda dhe jashtë vendit i Republikës së Kosovës, zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e tjera, forcimin e funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe avancimin e nismave ekonomike dhe integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike”.
Marrëveshja skadon në dhjetor 2020, me mundësinë e zgjatjes së saj edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Kontrata përmban edhe marrëveshje të rrepta konfidencialiteti. “Gjatë kontratës dhe pas skadimit të saj, ofruesi i shërbimit nuk lejohet të zbulojë informacione konfidenciale në lidhje me detyrat, subjektin e kësaj kontrate, ose aktivitetet e zyrës së presidentit të Kosovës, pa një miratim me shkrim nga Kabineti i Presidentit”, thuhet në të.
Kur u kontaktua nga BIRN, Fondacioni Walker nuk pranoi të komentojë më tej mbi shërbimet që po i ofron presidentit Thaçi.
“Kushtet e kontratës na detyrojnë ta mbajmë këtë informacion konfidencial”, tha Hasan Salihu, drejtor ekzekutiv në fondacion.
Megjithatë, Salihu tha se Walker shpesh përfshihet drejtpërdrejt në konsulencën e dhënë nga fondacioni.
“Zakonisht, të gjitha raportet, këshillat dhe aktivitetet e tjera profesionale përgatiten nga ambasadori William Walker”, tha ai.
Walker më parë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Thaçin. Në vitin 2010, ai e akuzoi Thaçin se kishte përfituar nga korrupsioni gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe mbështeti publikisht partinë e opozitës Vetëvendosje.
Në një intervistë për RTV Dukagjini në vitin 2017, Walker tha se Thaçi “është një burrë i pashëm, por unë nuk e admiroj – e vetmja gjë që Thaçi di të bëjë mirë është të mbajë të lumtur ndërkombëtarët”.
Walker e viziton shpesh Kosovën në janar për të përkujtuar masakrën e Reçakut, të cilën ai e deklaroi një krim kundër njerëzimit në vitin 1999 pasi vizitoi skenën e vrasjeve një ditë pasi ato kishin ndodhur.
Pas përkujtimores së këtij viti, ai u takua me Thaçin dhe falënderoi publikisht dhe shtrëngoi duart me presidentin, ndërsa Thaçi deklaroi se kritikat e Walker-it ishin gjithmonë me qëllime të mira.
“Sigurisht që ambasadori Walker ka qenë një kritik i neve që merremi me politikë, por kritikat e tij kanë qenë gjithmonë të mirëpritura, pasi ato na kanë përmirësuar, madje edhe mua personalisht”, tha Thaçi.
“Prandaj, edhe kur ai na kritikonte, ne e donim, respektonim dhe vlerësonim punën dhe angazhimin e tij për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shtoi ai.
Walker na kujton Racakun. Ishte i pari qe nderkombetarizoi masakren serbe. Me tej vine zhvillime qe perfundojne me bombardimet e NATO-s kunder serbise. Respekte per kete njeri.
Sigurisht se nuk e paguan nga cifligjet e veta dhe te vellaut por nga thesari i Kosoves.
Nuk e di se cfare ka tani te keshillon ky plak pasiqe pazaret per Kosoven jane mbylle.
Walker vertete ka ndihmuar kosoven ne cdo aspect, per kunder tace e e njerezet si Thaçi
ME MIRE VONE SE KURRE …
Asnjehere nuk eshte vone per te bere punen e duhur!
Po te pershendes me nje poezi analitike ose analize poetike :
SHBA TE QOFSHIM FALE !
– Ng Alban Dega, Nju Jork
Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e kryesor te tij ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe Lloyd…
Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
“ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
Kryeministri i Britanisë, George Lloyd
-Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.
Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
– Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :
SHBA TE QOFSHIM FALE !
Te kemi Nene
e na ke djale
Ke shume vepra
e pak fjale!
Ca te degjuar
ca bukeshkale
Ca skiftere
Ca si Like
e ca si Sale
Nga fiqiri
krejt kane dale!
Nga SPAK BKH
e Vetingu
Si qene lehin
nga veringu
Si Gebelsi
si Geringu !
Cjerrur zeri
care laringu!
Molotove e
bomba tymi
Me Fake news
Nga Djall Putini !
Se vetingu me
drejtesine
U kane kallur l
lemerine!
Tym e flake
duan Shqiperine!
Si Likja me Saline
Posi Rambo
me lukunine
Te shpetojne
SaLikekracine!
Serial vrasjet
kusarine
Krime Hage
mbajne mbi shpine!
Mina tritol
nen lirine
E rrenuan
demokracine!
Mbi 15 here
e zhbene Shqiperine!
Nene e babe
e kane Rusine!
Amerike o nenemadhe
Fjala jote peshe sa male!
Veprat tua monumentale!
E duam Shqiperine si
Amerika Demokratike !
Se eshte
Ora jone mitike !
Eshte nena e lirise
Eshte Shpetimi
I Kosove-
Shqiperise
Fatbardhesia
e Shqiptarise !
Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
te Amerikes dhe Shqiperine !
God bless USALB ose ALBUSA!
From: Alban Dega
Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT