Kryeministri Edi Rama është shprehur se çështja e kuotës së emigrantëve nuk mund të ndryshojë në formën që ata duan.
Në një intervistë për gazetarin Robert Goro, në Tribuna TV, tha se në bashkëpunim me Greqinë, do të bëhet ajo që është e mundur, por që emigrantët s’mund të kërkojnë të pamundurën. Ai shtoi se shteti nuk mund të vrasë virusin.
Përsa i përket marrëdhënieve Greqi-Shqipëri, kryeministri tha se ka ftuar Mitsotakis në Shqipëri dhe se shumë shpejt ai do të vijë në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare.
Pyetje: Zoti kryeministër brenda 10 muajsh është hera e dytë që takoheni me kryeministrin grek, pas takimit të mbrëmshëm, vërtet marrëdhëniet shqiptaro-greke kanë hyrë në rrugën e gjetjes së shkëlqimit të tyre?
Edi Rama: Unë jam shumë i kënaqur nga fakti që kryeministri i Greqisë është pa asnjë dyshim i angazhuar për t’i çuar marrëdhëniet shqiptaro greke në nivelin e marrëdhënieve mes popujve, që janë janë të shkëlqyera dhe për të adresuar të gjitha problemet ende për zgjidhje, që janë në tavolinën e dialogut të nisur kohë më parë.
Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që kryeministri Mitsotakis, ka lëvizur në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
Dhe akti i kalimit në Parlament i legjislacionit për lejet e drejtimit ishte një akt i një vullneti të mirë që do të pasohet nga të tjerë.
Shpejt do të takohem me Dendias që është një mik shumë i mirë dhe ka një sensibilitet të admirueshëm në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Të dy së bashku, edhe kryeministri grek ka një qasje pozitive ndaj Shqipërisë. E kam ftuar në Tiranë dhe shpresoj që kryeministri të vijë.
Pyetje: Me njoftimin e kryeministrisë greke në darkën e mbrëmshme thuhet se ju bashkë me Mitsotakis keni veçuar integrimin normal të shqiptarëve në Greqi. Megjithatë ata ndeshen me një problem, tashmë të shkaktuar edhe nga periudha e pandemisë, faktikisht ka vështirësi për kalimin e kufirit, vazhdojnë kuotat…a diskutuat në lidhje me këtë çështje?
Edi Rama: Gjithçka që është e mundur do të bëhet. Askush nuk do të kërkojë të pamundurën pasi jemi në një kohë shumë të keq për të gjithë botën.
Të gjithë në shqiptarët, duhet të kuptojmë se të gjithë ne do të marrim barrën e peshës dhe përgjegjësisë, që do të thotë se Covid duhet tëë përballohet individualisht, kolektivisht dhe shtetërisht.
Dhe nga këta tre komponentë kuptohet që secili duhet të bëjë pjesën e tij. Nuk jemi në kohën që bëjmë atë që duam dhe kur duam, dhe shteti të vrasë virusin, nuk funksionon ashtu.
BRAVO RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS
Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe LIKE FLOLIRI MONA Berisha vetem Lenin
ANTISHQIPETAR
O edi .. elifmatrak nuk të thëm dot sepse nuk dukesh për i tillë ndërsa tradhëtar ta thëm me gojën plotë dhe pa pikën e dyshimit. .kujt po i rruhet që na e thua sikur po nxjerr asin nga mënga. .Miçotaqis do vijë për të rregulluar punët e Greqisë dhe jo të shqipërisë. .fakti që paskeni rënë dakord me Miçotaqin që ti jepni fund çështjeve të hapura në mardhëniet dypalëshe nuk më duket shumë pozitiv sepse qeverria e Miçotaqit njihet si një qeverri e ashpër me emigrantët në përgjithësi dhe me shqiptarët në veçanti. .nëse Miçotaqis të premtoi të heqi ligjin e luftës në këmbim me ndarjen e ujërave territoriale kjo do të ishte një disfatë e hidhur në kurriz të popullit shqiptar ,që vazhdon të jetë në fuqi ai ligj absurd është për shkak të politikës së dobët që ushtron shteti shqiptar kështu që mos dil përpara popullit sikur po bën ndonjë gjë të madhe duke sjellë një ekstremist grek në Shqipëri. ..e kishe shansin e madh me qeverrinë Cipra të bëje gjëra të mëdha por Bushati që ti zgjodhe për min të jashtëm ishte një zero përballë grekut Koxhias. ..pastaj përse gjithë ky nxitim o ti zgjidhim tani çështjet o ska? ?mos vallë tani i intereson Greqisë që të ulet përballë turqisë me kufirin detar të mbyllur me shumicën e gjitonëve ?kjo është një gjë shumë e ulët që të na përdori greqia ulu ulu ngrihu ngrihu. .kjo greqi dhe ky Miçotaq na e ka përplasur kaq herë se rruga evropiane e Shqipërisë kalon nga Athina ..nuk ka qënë ndonjëherë si mik i shqiptarëve. .atëherë ç’na e paraqet si ‘fitore’ ardhjen e Muçotaqit në shqipëri?..faktikisht e keqja më e madhe e Shqipërisë jeni ju gjakprishurit që qeverrisni dhe jo muçotaqët dhe erdoganët .