Sondazhi: 1 në 10 amerikanë nën 40 vjeç mendojnë se hebrenjtë shkaktuan Holokaustin

16 Shtator 2020, 22:15Bota TEMA

Një sondazh i organizuar nga Claims Conference që koordinon pagesat e reparacioneve për të mbijetuarit e Holokaustit, ka nxjerrë në pah një boshllëk të madh në njohuritë e brezit të ri në SHBA mbi këtë ngjarje të paprecedentë të modernitetit.

1 një 10 amerikanë të rritur nën moshën 40 vjeç mendojnë se ishin hebrenjtë ata që shkaktuan Holokaustin, duke regjistruar kështu një përqindje të madhe jo të padijenisë absolute, por të keqinformimit mbi një ngjarje historike.

Sipas gjetjeve të sondazhit të kryer në muajt shkurt-mars, shumica e personave të moshës 18-39 vjeç kishin dëgjuar për Holokaustin, 37% e dinin se 6 milion hebrenj kishin vdekur si pasojë e Holokaustit. Mbi 50% e të pyeturve ishin në gjendje të cilësonin emrin e një getoje apo kampi përqendrimi. Mes të pyeturve 11% mendonin se hebrenjtë kanë qenë përgjegjës, 15% mendonin se Holokausti është një mit, ose është ekzagjeruar, kurse 20% se për të flitet shumë.

Sondazhi po ashtu ka zbuluar se 64% e të pyeturve mendoni se mësimi I Holokaustit duhet të ishte e detyrueshëm në shkollë duke vlerësuar nevojën e një qasjeje morale ndaj historisë.

Megjithatë gjetjet janë disi kundërthënëse dhe të papritura po të kesh parasysh serinë e jashtëzakonshme të prodhimeve kinematografike, dokumentare dhe shkrimore mbi këtë ngjarje. Por edhe hiperndjeshmërinë për semitizmin në SHBA. Është pak a shumë ajo shkëputje me emocionet e brezit të Luftës së Dytë Botërore në Europë, duke provuar se historia e asaj kohe ka nisur të pushojë së qeni pjesë e aktualitetit politik.

2 komente në “Sondazhi: 1 në 10 amerikanë nën 40 vjeç mendojnë se hebrenjtë shkaktuan Holokaustin”

  1. Alb says:

    Po kujt i plasi trapi nga 70 milion veta 3 milion cifut vdiqen pjesa tjt ishin jo cifut me mir pyetja do ishte kujt i sherbeu me shume holokausti sesa kush e shkaktoi. Gjith ajo luft boterore ku dhe pas saj pati viktima nga ana e regjimeve diktatoriale te vendosura si rusia kina etj i cani menderen popullit per cifutet.

  2. vang says:

    Α eshte e vertete qe perndiqeshin ? sigurisht qe po.Ahere ,menyra se si i perdoren dhe vrane kjo eshte vetem perforcon terrorrin dhe pogromin ndaj tyre. Keshtu qe dyshuesit nuk kane perjetuar periudhen e luftes dhe nuk kane njohuri mbi historine dhe politiken Nuk e di sa e sakte eshte kur shprehemi se hebrenje shkaktuan holokaustin(cudi e madhe kjo) dhe ne se propaganda e ka fryre.Sidoqofte kjo histori eshte nje njolle e njerzimit modern e shkaktuar nga nazizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje