Gjykata e Posaçme e dënoi me 4 vite burg, flet ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj: Më arrestuan pa më pyetur! Do e çoj çështjen jo në Apel, po edhe në Strasburg

17 Shtator 2020, 14:04Politika TEMA

Ish-kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg për “Shpërdorim detyre” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Menjëherë pas vendimit, ish-kryebashkiaku ka thënë se është i pafajshëm dhe çëshjen jo vetëm që do e dërgojë në Gjykatën e Apelit, por edhe në Strasburg.

“Më akuzojnë për shpërdorim detyre, për asnjë gjë tjetër. Do ta çoj çështjen në apel. Edhe në Strasburg. Deri në pafajësim time të plotë.

Aty janë disa prona që unë akoma se kam marrë vesh cilat janë se nuk kam bërë verifikim. Se nuk bën kryetari verifikim, bëjnë specialistët verifikim”, ka thënë Frrokaj për Abc Neës.

“Unë jam arrestuar pa u pyetur as edhe njëherë as në cilësinë e të pandehurit, as në cilësinë e dëshmitarit. Kam thënë unë dua të më thonë se çfarë kam bërë. Unë dua të di se çfarë kam bërë.

Asnjë nga ato dokumente nuk është aprovuar nga bashkia. Për rrjedhojë çfarë lidhje ka. Hipoteka mund të mos e regjistrojë. Është procedurë e zakonshme.

Nuk kam asnjë lidhje me personat në fjalë. Aty ishte një skemë përpara votimit në pushtetin vendor. Tani meqë zgjati dy vite dhe asksuh nuk më ka thënë se çfarë kam bërë gabim.

Aty paraqitur vetëm pamjet dhe thonë pse e ka dërguar bashkia për regjistrim. Siç është procedura e zakonshme. Edhe ligji thoshte që brenda 30 ditëve duhet të dërgohet për regjistrim”, ka thënë më tej ai.

2 komente në “Gjykata e Posaçme e dënoi me 4 vite burg, flet ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj: Më arrestuan pa më pyetur! Do e çoj çështjen jo në Apel, po edhe në Strasburg”

  1. Jo ne Strasburg , por edhe ne Hënë ta dergosh çeshtjen , ti o ish kryetar o Badhkise Lezhe , sapo te perfundosh BURGUN 4 vite menjehere do te vije OFL per te plotesuar Formularin e venies Pasurise , dhe atehere per ty o HAJDUT i taksave te Popullit te Lezhes , do te duket nje FERR i vertete , e 4 vite BURG nje Parajse !

  2. Al says:

    O Frroku, se ti je hajdut pronash ashtu siq jane e gjithe banda e PDs, LSIs dhe PS as nuk vehet absolutisht ne dyshim. Por pytja si dua te shtroj eshte nese ti je denuar sa duhet? Une kam mendimin se ti duhet te ishe denuar me shum. ik dhe bej burgun tani. Hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje