Mbi 30 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

17 Shtator 2020, 09:16Bota TEMA

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 30 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30.036.868 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.828.301 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5.118.253), Brazili (4.421.686), Rusia (1.079.519), Peru (744.400), Kolumbia (736.377), Meksika (680.931), Afrika e Jugut (653.444), Spanja (614.360), Argjentina (589.012) dhe Kili (439.287).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 296.391.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 945.092 persona. Ndërkohë, 21.804.030 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.287.746 raste aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje