Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla thotë se tashmë listat e hapura 100% janë një fakt i pakthyeshëm dhe kjo është shkruar edhe në draftin e propozuar nga mazhoranca.
Balla thekson se çdo çështje është e hapur dhe PD-LSI mund të kontribuojnë në Këshillin Politik me propozime.
”Listat e Hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm mbrapsht. Kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët do të shprehin vlerësimin dhe të japin votën e tyre jo vetëm për partinë, por dhe një prej kandidatëve në një prej listës së subjekteve .
PS ka propozuar një draft që është bërë publik nga Gjiknuri. Është diskutuar dhe në grupin parlamentar. Përveç pjesës së diskutimit në Këshill, dhe e inkurajojmë ku janë dhe subjekte jashtë-parlamentare. Të gjejnë gjuhën e përbashkët për kthimin si duhet të amendamenteve.
Opozita parlamentare, një deputete ka dorëzuar propozimet dhe në Komisionin e Ligjeve të nisë.
Të vazhdojmë diskutimin me ta, e nxis partinë demokratike dhe LSI të kontribuojnë. Drafti i propozuar prej nesh është draft që i ka marrë 100% sensibilitetet. Nga të gjitha këndvështrimet. Listat janë 100% të hapura. Sepse çdo kandidat në subjekt do marrë vlerësim me votë nga qytetarët.
Koha kur ne bënim Kode Zgjedhor me shpikje alla-shqiptarçe, siç është historia e koalicioneve në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vargon mallrash, dhe votat transferoheshin nga një subjekt në tjetër.
Garantoj që propozimi ynë zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë. Kroacia, Çekia, Holanda, Belgjika. Vende që japin mundësinë qytetarit të japë 2 vota.
Do vijojnë iskutimet. Të gjitha çështjet janë të hapura. Le të vijojë diskutimi. Por një shtet unitar si Shqipëria e ka të domosdoshme. Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore.”- tha Balla.
kontribuojne?????????/
Vertet , Palla e tha kete?
….perse keta te marre jane udheheqes te nje kombi pa fat?
–
Tualet Palla ka gjetur edhe nje ‘zanat’ tjeter…ate te tellallit, pasi shkarkoi Presidentin dhe futi ne burg Saliun…
Çkuptim kane dy vota, njera per partine a koalicionin dhe tjetra per nje nga kandidatet e paraqitur po nga partia?! Per çfare bonusi te partise behet fjale, kur sic dihet listen e paraqet partia?!
Partia ka te drejten e paraqitjes se listes dhe te renditjes së kandidateve. Kjo eshte dhe duhet te jete e drejta e partise a koalicionit. Pas kesaj rirenditja mbi bazen e votës parapëlqyese është thjesht ushtrimi i drejtperdrejte i demokracise nga zgjedhësit, perkatesisht te PS, PD etj.
Nuk e kuptoj pse duhet te nderhyje perseri partia, perderi sa çdo kandidat per deputet vleresohet ne baze te votave qe merr?! A nuk jane te gjithe kandidatet te barabarte dhe te propozuar nga partia?! Nuk jane ne gjendje partia a partite te paraqesin psh per Tiranen 35 a 36 kandidate te barazvlefshem ne vlerat e tyre?!
Rendesi ka dhe duhet te kete vetem vota e zgjedhesit. A nuk do te ishte me pak ose aspak demokratike psh nese ne Durres a Fier, ku kryesuesit e listave (Rama, perkatesisht Ruçi) mund te votoheshin masivisht nga zgjedhesit e majte, pjesa tjeter e kandidateve te listuar nga partia do te mund te mandatoheshin duke qene jo vetem poshte mesatares se qarkut me vota, por edhe kundrejt kolegëve të renditjes me poshte?!