LSI, takim pa maska në ambient të mbyllur e ngjitur me njëri-tjetrin

22 Shtator 2020, 13:15Politika TEMA

Koronavirusi ka ndikuar në përditshmërinë e të gjithë njerëzve në botë, por mesa duket jo në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetrari i kësaj partie Petrit Vasili dhe kryetari i LSI, njësia 8 Erjon Xhafa  kanë zhvilluar një takim te Selvia me një grup aktivistësh, teksa ajo që vihet re është se asnjë masë anti-COVID nuk është respektuar.

Siç shihet në fotot e publikuar nga Klevi Pojana dhe më pas nga vetë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, përfaqësuesit e LSI-së janë pa maska, ngjitur me njëri- tjetrin në një ambient të mbyllur.

“LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.

3 komente në “LSI, takim pa maska në ambient të mbyllur e ngjitur me njëri-tjetrin”

  1. Prof Dr. Kalec Dega says:

    Vete socilaistet e pranojne qe LSI jane mbeturina socialiste, dmth fshatare nga Skrapari e Laberia, lol!

  2. Mal Cori says:

    Opo lere maskat, po ato cupelinat do te infektohen nga poshte, sepse Mona i ka mesuar te rrine lirshem, pa breke…..
    Qe te mos mundohen, hiq , vish….

  3. I krishteri i urte says:

    “Zoti na e ka dhene jeten vetem ai ka te drejte te na e marre. ”
    Po te mos kisha besuar tek kjo thenie e urte do te kisha thene “Hallall u qofte, le te vete pastrohen. Ca hale me pak.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje