Si mund ta rikthejmë shpresën në Shqipëri z.President?

22 Shtator 2020, 12:16Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirrje “për të kthyer shpresën tek rinia, e cila po vazhdon të ikë, apo është në pritje të çdo mundësie për të ikur nga vendi”.

Padyshim, largimi i të rinjve dhe shqiptarëve në përgjithsi, nga toka e tyre, është një drame me përmasa historike që po i ndodh këtij vendi.

Por pyetja që shtrohet është:

Si mund të kthehet shpresa në këtë vend?

Si mund ta bindim rininë të qëndrojë këtu?

Si mund ti bindim infermierët të mos ikin, inxhinierët gjithashtu?

A mund të ndodhë kjo me thirrje, fjalime, me vendime qeverie apo parlamenti? Padyshim që jo. Askush nuk do të kthehet nga rruga nëse dukush atje në zyrë i thotë: Ej ti, kthehu në shtëpi, mos ik, se po të sjellim shpresën në Shqipëri.

Shpresa vjen vetëm me një ringjallje të besimit për të punuar e jetuar normalisht në këtë vend. Dhe kjo ndodh kur të zëvendësohet jo një qeveri me një qeveri tjetër, por një mënyrë qeverisjeje me një tjetër.

Vjen, kur të zëvendesohet një klasë politike me një tjetër dhe jo një kastë politike e korruptuar me një tjetër po të korruptuar.

Vjen, kur të shkulet korrupsioni që i ka prekur çdo qelizë ekonomisë dhe shtetit, që dërgon në arka pushtetarësh e sipërmarrësish bastardë, paratë e taksave tona.

Kur të shkulet bajraktarizmi nga filozofia e drejtimit të vendit.

Kjo do të çlirojë energji të reja në ekonomi, do ti çojë taksat e qytetarëve atje ku duhet, në investime dhe rritje mirëqënieje dhe jo në xhepat e oligarkëve.

Atëherë po, shpresa mund të ringjallet!

4 komente në “Si mund ta rikthejmë shpresën në Shqipëri z.President?”

  1. Dr.Kalec Dega , i juji 2025 says:

    Zotin President nuk e za gjumi….
    =
    Zotin Kryeminister e gjeni ne Turqi, Itali, Greqi ose Gjermani duke qare hallet e shqiptareve….osw duke i lepire b ithen Merkelit..se Macron sja var shume…
    Zotin Berisha e keni akoma “mes nesh”…LOL!

  2. Korca says:

    Sa te jesh gjalle ti me Saliun , bandite mafjoze qe iu ndjek pas edhe taborri i llumit me te inkriminuar shqiptar , ky vend do te shkoje cdo dite e me thelle ! Pra , nuk mund te kete as edhe nje fije shprese !

  3. ilko says:

    Une vete jam i ikur dhe keshtu do mbetem per sa kohe te jete ky(Iliri) dhe Saliu me shoke, shkaterrim i vendit tone, shkaterrim i familes time.

  4. likefloriri says:

    Shpresa kthehet po te na zhduket ky plehu nga syte, e te plaset atje ku e ka vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje