Pas atentatit me tritol rrezikon të humbasë njërin sy, Preng Gjini niset me urgjencë drejt Turqisë

23 Shtator 2020, 13:35Kronika TEMA

Preng Gjini, personi që ra pre e një atentati me tritol në Tiranë, është nisur drejt Turqisë për kurim.

Mësohet se Gjini ka udhëtuar tre ditë më parë drejt Turqisë, 24 orë pasi u shtrua në spitalin privat për kurim.

Mjekët e spitalit privat kanë dalë në konstatimin se nuk mund ta kuronin dhe nuk kishin pajisjet e nevojshme për ndërhyrjet në sy, të cilat Gjini i kishte të nevojshme dhe kanë rekomanduar dërgimin e tij në Turqi.

Në mënyrë private, familjarët e tij e kanë nisur jashtë vendit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Preng Gjini ka njërin sy të dëmtuar dhe rrezikon ta humbasë.

Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur rëndë.

Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Pista e parë e ngjarjes dyshohet se ishte hakmarrja pas zinxhirit të atentateve që kanë ndodhur në Mirditë mes fisit Gjini dhe Reçi, duke hetuar familjarët e ketyrë të fundit.

Vëllezërit Reçi nuk e kanë marrë përsipër këtë sulm, duke u shprehur se nuk kanë asnjë lloj hasmërie.

1 komente në “Pas atentatit me tritol rrezikon të humbasë njërin sy, Preng Gjini niset me urgjencë drejt Turqisë”

  1. zef kola prej stamolli says:

    Prenga ne turqi!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje