SHIFRAT: Të gjithë kërkojnë Gjermaninë, por ja sa paguhen shqiptarët dhe diferenca me vendasit

26 Shtator 2020, 09:30Politika TEMA

Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020)  në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosovarët, me 236 937, të pasuar nga shtetasit me pasaportë serbe (226 048), vendin e tretë e zënë shtetasit nga Bosnja-Hercegovina  me 209 258. Shtetasit nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt me 118 580. Numri i shtetasve nga Shqipëria ishte 70 197.

Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje me shkrim të shtruar nga grupi parlamentar i partisë Alternativa për Gjermaninë. Deputetët e kësaj partie René Springer, Jürgen Pohl dhe Martin Hesse, me kërkesën e tyre synonin të kuptonin se sa është përfitimi i Gjermanisë prej Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila do të zgjatet deri në vitin 2023.

Shumica të kualifikuar

Nga 901 110 shtetas nga Ballkani Perëndimor në datën 31.12.2019, afro 356 338 kanë qenë në marrëdhënie të rregullta pune, ku paguanin edhe kontributet shoqërore. Kjo shifër përbën 1,1% të të gjithë të punësuarve në Gjermani.

81875 prej tyre ishin nga Kosova, duke zënë kështu vendin e tretë pas emigrantëve nga Bosnja-Hercegovina (94 694) dhe Serbia (85 975). Emigrantët nga Shqipëria (39 329) zënë vendin e pestë pas atyre nga Maqedonia e Veriut (44 916). I fundit në listë është Mali i Zi, i cili në fund të vitit 2019 kishte 9 549 emigrantë të punësuar në Gjermani.

Nga gjithsej 356 338 emigrantët e punësuar nga Ballkani Perëndimor, mbi 63 për qind ishin të kualifikuar, dhe 37 përqind punonin si ndihmës. Shtetasit nga Shqipëria që punojnë si të kualifikuar përbëjnë 60% të të punësuarve, ndërsa 40% syresh bënin punë ndihmësi. Nga 81 875 të punësuarit nga Kosova, afro 57 për qind ishin të kualifikuar, dhe 43 per qind (34 773) punonin si ndihmës.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u jep të drejtë edhe personave me kualifikime të ulëta të vijnë për të punuar në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune. Ndryshimi përkatës në rregulloren e punës pritet të miratohet nga Dhoma e Landeve (Bundesrat), më 9 tetor të këtij viti.

Deputeti i partisë Alternativë për Gjermaninë, Rene Springer, i tha Deutsche Welles, se partia e tij është kundër zgjatjes së Rregullores në kushtet e pandemisë:  „Korona ka ndryshuar gjithçka. Numri i të papunëve në Gjermani sa vjen e rritet, madje edhe në ato degë të industrisë, ku më parë ka pasur mungesa të punëtorëve të kualifikuar. Rregullorja e Ballkanit perëndimor nuk duhet të zgjatet. Tani duhet që të kujdesemi që t’u gjejmë një vend pune njerëzve tanë””, tha Springer për DW.

Papunësia në rritje

Nëse i hedhim një vështrim tregut të punës në Gjermani, rezulton se numri i të papunëve nga dhjetori 2019 e deri në korrik 2020 është rritur me mbi 682 000. Gjatë kësaj periudhe kanë dalë nga tregu i punës edhe rreth 13 mijë vetë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor. Ekonomia tani po rehabilitohet disi, por shumë eksperte parashikojnë se niveli i vitit 2019 do të arrihet vetëm në vitin 2023.

E megjithatë punëdhënësit gjermanë, sidomos nga sektori i shëndetësisë dhe i ndërtimit e përshëndetën vendimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, në gusht 2020. Thomas Greiner, president i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë në sektorin e Kujdesit Shëndetësor, tha atëherë në media se “Gjermania çdo vit ka nevojë për 30.000 kujdestarë shëndetësorë nga jashtë“.

Punëdhënësit e kritikuan kufizimin që i vuri qeveria gjermane rregullores së re, për të dhënë çdo vit më së shumti nga 25 000 viza pune, sipas rregullore së Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të nxjerrë në fillim të gushtit 2020, Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) shkruante se ky limitim ishte “i panevojshëm”.

Paga më të ulëta

Që punëdhënësit janë shumë të interesuar për punëtorë nga Ballkani Perëndimor, kjo mund të shpjegohet edhe me çmimin e tyre. Nga përgjigja e qeverisë  ndaj pyetjes së deputetëve të AFD-së, del në pah se diferenca e pagës mujore mes një gjermani dhe një ballkanasi shkon deri në 1600 euro në muaj. Sa më i lartë kualifikimi, aq më e madhe diferenca.

Ndërsa rroga mesatare e një Gjermani është 3509 euro në muaj (31.12.2019), Ballkanasit fitojnë mesatarisht rreth 900 euro më pak (2 611). Kjo diferencë duket se është rritur në këtë dhjetëvjeçar. Sepse në vitin 2010 diferenca e rrogës mesatare të një ballkanasi (2 197) dhe një shtetasi gjerman (2 725) ishte vetëm 500 euro.

Më pranë vendasve për nga rroga janë imigrantët nga Bosnja-Hercegovina, të cilët fitojnë mesatarisht 2821 euro në muaj. Shtetasit nga Kosova e kanë pagën mujore mesatarisht 2522 euro, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2428 euro në muaj.

Punëdhënësit bëjnë diferencime edhe në rang specialistësh dhe ekspertësh. Kështu për shembull, ndërsa rroga mesatare e një eksperti gjerman, në fund të vitit 2019 ishte 5 609 euro, një ekspert ballkanas i kushton punëdhënësit gati 1000 euro më pak në muaj.

Ekspertët që paguhen më mirë janë ata nga Serbia (5 073 euro në muaj), pasuar nga ekspertët nga Shqipëria me 4815 euro në muaj. Ekspertët nga Kosova (3 983) kanë pagat më të ulëta mujore, duke krijuar kështu një diferencë prej mesatarisht mbi 1600 Euro në krahasim me ekspertët gjermanë.

Ngjashëm është situata edhe për specialistët: 4400 është rroga mesatare e një gjermani, dhe afro 3476 euro fiton një specialist nga Ballkani Perëndimor.

Dallimi është më i vogël në nivel ndihmësi. Por edhe këtu ka diskriminim mes një vendasi dhe një shtetasi nga Ballkani, prej mesatarisht 100 euro në muaj. Ndihmësit nga Kosova e kanë rrogën mesatare 2352 euro. Pak më shumë se ata fitojnë ndihmësit me prejardhje nga Bosnja-Hercegovina (2424 euro në muaj). Emigrantët shqiptarë në Gjermani marrin një rrogë mesatare prej 2206 euro, duke qenë të parafundit në listën e ndihmësve nga Ballkani. Pagat më të ulëta i kanë ndihmësit nga Maqedonia e Veriut (2 109). (dw)

28 komente në “SHIFRAT: Të gjithë kërkojnë Gjermaninë, por ja sa paguhen shqiptarët dhe diferenca me vendasit”

  1. Santa Quaranta says:

    Skllaveri moderne thuaj!!

    1. taksapaguesi says:

      Si gjithmone shume rralle gjen shkrime realiste per jeten dhe punen ne shtete te huaja. Edhe ne kete shkrim abuzohet me rrogen, ajo eshte rroga bruto jo neto dhe ka diference goxha te madhe sepse taksohesh nga 20% ne 50%. Nese nje kirurg apo doktor specialist merr 10 mij euro rroge ne muaj 5mij ikin per taksat, pastaj ke pensionin , taksen e bashkise , te makines apo edhe te tjera varet se ku banon. Pasi heq qirane apo edhe po ta kesh shtepine me banken heq kamaten , uje, drita, gaz e te tjera del me profesionin qe ke me rroge njesoj si ne Shqiperi pasi kostua e jeteses eshte 5fish me shtrenjte.

      Ka marre fund o njerez cdo gje boll enderruat nga kafeneja e lagjes dhe mos u mashtroni nga pordhet e disa njerezve qe kur kthehen bejne sikur kane bere milionat. Fati eshte njesoj si ne Shqiperi dhe Gjermani.

      1. Deso says:

        E drejte, shume e sakte.

      2. Shqipe says:

        E sakte. Shqipot edhe sikur te vdesin pee buke atje jashte, ne Shqiperi vijnë a thua bëjnë punë shefash. Sa me keq andej, aq me te renda pordhët ne Atdhe.

    2. preshevali says:

      Skllaveri para urisë,
      me mundesi shkollimi te lartë dhe sigurim shendetesorë e social,
      e qe shqiptaret per fat te keq nuk i kanë ne vendet e tyre, te pakten keta qe detyrohen per mërgim.

  2. Emigranti says:

    Kush e ka pershtatur kete shkrim nuk duhej te linte pa nenvizuar qe shifrat e pagesave janë brutto dhe jo netto,se kështu njerezit e thjeshte mendojne qe ne Gjermani deti behet kos…..

    1. Gjoni.Shkoder. says:

      Ky asht niveli i gazetashitsve shqiptare.

  3. Mal Cori says:

    Mbase keto shifra qendrojne per punonjesit e thjeshte, ose specialiste ne sipermarrje te vogla.
    Sepse kompanite e medha, respektojne kualifikimin, aftesine, dhe lidershipin.
    Specialistet e IT, sidomos ata qe punojne ne kompanite e telecomunikacionit, apo ne ato te programimit informatik, paguhen njesoj, pa asnje dallim nga shtetasit gjermane. Une ju jap shembuj per shume shqiptare qe paguhen deri 10 mije euro ne muaj( bruto).
    Mos harroni taksat jane shume te larta. 42% e rroges. Po keshtu qerate e banesave.
    Puntori i thjeshte ose infermieri, qe
    mer 3000 euro, rreth 1200 euro i paguan taksa e sigurime. Mer 1 800 euro ne dore. Paguan 500-600 euro qera, per shtepi te mare nga dy persona(1000-1200 euro shtepia e thjeshte). I mbeten 1200 euro. Paguan uje dhe drita dhe ngrohje rreth 200 euro ne muaj. Paguan takse pastrimi dhe taksa te tjera bashkiake, rreth 100 euro ne muaj. I mbeten 800-900 euro per shpenzime ushqimi, udhetimi, dhe veshmbathje. Ne fund te muajit i teprojne 143 euro.
    Taksat varen sipas landeve dhe bashkive te vecanta.
    Ndersa specialistet IT, te cileve ju fillojne pagesat nga 5 000 deri 10 000 euro kane mundesi te kursejne 1 500 deri 4 500 euro ne muaj.
    Prandaj shqiptare vazhdoni shkollat ne Shqiperi per juridik, psicologe, sociologe, shkenca politike se ju mer LSI ju ben deputet. Ju dhjefsha LSI ju dhjefsha! Shikoni more cfare kerkon tregu i punes.

    1. taksapaguesi says:

      Nese je me femije te vete llogaria ende me keqe.. plus edhe ato qe kursen gjysma te iken ne bileta avioni del pak a shume njesoj si ne Shqiperi. Mos guxo te thuash realitetin sic eshte se te turren tufa e cinikeve, qarramaneve dhe zorraxhinjte e kafeneve qe jetojne me pensionet e pleqve duke te mallkuar e sharre pse ju mbron shqiperine.

      Normal qe nese ke aftesi te vecanta ne IT apo mjekesi paguhesh mire ne Gjermani por edhe ne Shqiperi ne keto profesione njerezit marrin nga 2mij euro ne muaj.

    2. Partizani Velo says:

      Ne rregull, por ti po flet per nje individ te pamartuar, se po te jesh i martuar i bie qe rroga e burrit ose gruas te shkoje menjane, apo jo? Ndersa ne Shqiperi nje puntor i thjeshte nuk i bie te kere para as per makine, dhe kur del ne pension ska para as per ilace.

  4. Shqiptar says:

    Po pra,BRUTO, sepse nga keto para ,kur ti paguan qeranè,ushqimin,dritat,sigurimin shendetèsorè ,telefonin etj etj,nuk te ngel gjè ne xhep.

    1. Gzim Gjina says:

      Nje familje normale me nje shtepi 2-4
      dhoma si ne shqipri nuk kursejne asgje. Kursejnee vetem ata qe jetojne si bageti. Shpenzojne pak per qera duke ndejtur nga 5 veta ne nje dhome e me diete makaronash 5 dite ne jave. Ata qe jane me familje i lene grate e kalamajte ne shqipri. Kursejne nga 10 mije euro ne vit, gjysmat e te cilave do i haje familja, gjysmat do ti prishin vete kur vijne per pushime me fisin e shoket, sikur ktyre tju ishte kthyer kurva qe kane pas nisur ne pune ne kurbet.
      Te fituarit ne kte mes jane ata qe presin te kthehet emigranti i rradhes. Mire ja u bejne.

  5. 17nentori says:

    Shkrim i dobet. Differenca e eksperteve eshte kaq por diferenca e specialistive eshte aq.
    Se cfare profesioni quhet ekspert dhe cfare eshte specialisti…keto jane te mire-mbuluara nga labirinthi i fjaleve pa vlere.

  6. Gjermanine duhet lavderuar qindra here ,qe ja ka dhene mundesibe ketyre qe punojne ketu ... says:

    Mese e vertete ,,qe ne Gjermani Brutto . .ne Shqiperi Brutto e Netto =. Zero..
    Me duket se vijne me zore ,,se ne Shqiperi paguhen me Floririn qe ka Banka boshe dhe ne Shqiperi kane Vila ne Lazer…hajde mendje hajde ..
    Keta qe njohe une,,,Jetojne Si Bossa dhe kure nuk Ankohen….Ndinojne Familien e tyre ne Shqiperi,,,plus kane ne Bänke aqe leke te mbledhura ,,SAQE ne Shqiperi duhen nja dhjete vjete ,,dhe nuk mund TI mbledhesh dote …Mbase ka nga ata ,qe sju dalin AS dhjete mije yeuto ne Muaj..??

  7. Alex says:

    nga pervoja ime disa vjecare qe jetoj dhe punoj ne gjermani se bashku me gruan , po ju bej nje llogari dhe pastaj cdo njeri vendos vet per fatin e tij dhe te familjes se tij, une se bashku me gruan marr 4500 euro ne muaj plus 340 euro per femijet , gruaja punon vetem 4 ore se kujdeset per dy femijet, dhe gjithsej te ardhurat tona jane 4840 euro, dhe ketu po ju jap te sqaruara se si shkojne te ardhurat tona keto te ardhura qe une kam thene me larte jane ato qe ne marrim ne konto pra netto dhe meqe jemi rroga puntori ne zgjedhim nje banese shtetrore dhe jo vila apo banesa luksose tek privati, por nje banese me 3 dhoma dhe nje guzhine rreth 90 metra katror dhe paguajme rreth 1200 euro se bashku me ngrohjen , ujin dhe pastrimin e shkalleve dhe plehrat, pastaj heqim 140 euro abonet familjare, heqim dhe 1000 euro per ushqim qe konsumojme si familje qe te hash mire mish dhe peshk gjithe javes, por pa vajtur ne restorant, dhe na tepron rreth 2500 euro ne muaj si familje po nga keto do heqim dhe nja 300 euro maksimal per femijet qe duan libra dhe fletore prap mbeten rreth 2200 euro ne muaj ne konton e bankes dhe siguracjonet e shendetit dhe te pensjonit jane mbajtur , por gjithmone qe te punoj dhe gruaja 4 ore ne dite , kjo eshte jeta ne gjermani , beni si te doni ose rrini ne vendin e origjines dhe te jetoni si skllever duke ju vjellur dhe mashtruar politikanet ose shkoni ne gjermani te jetoni me djersen e ballit dhe te sigurt per veten dhe femijet

    1. Ujku Plak says:

      Respekt per ju Alex. Je shume raliste. Une kam 5 vjete qe punoi me gjithe gruan me kohe te plote plus leket e femijeve marrim ne muaj rreth 3500 neto. Jetoi ne fshate dhe Qera,Drita,Uje,Plehra 900 euro me kushtoin ne nje Shtepi 85 m katror, per te ngren e pire dhe veshjet nuk e kam problem fare,plus kisha nje kredi 20 mije Euro ne Shqiperi e likujdova. E kam then dhe nejehere para ca kohesh ne nje shkrime ketu tek Tema qe :Gjermania eshte vendi parajes per te gjallet POR duhet te jene me mende ne koke dhe kembe ne toke. Edhe sikur te me japin dyfishe ne Shqiperi nuk kthem ,edhe po mos te kursei asnje leke ne Gjermani prap nuk kthehem ,jo se nuk e dua Shqiperine por se me eshte ngulitur ne mendjen time (budalle ndoshta) qe ai vende nuk behet
      sepse:1-Presidenti hajdut e kriminel,KM po ashtu,Kryetari i Opozites me te gjithe ata qe e rrethoin ku therret qameti qe i bie pike shprese. 2 -Popullsia Shqipetare dominohet nga injoranca qe pa punuar te jetoi ne lukx kerkon, u ben 30 vjete qe njerezit qe mbartin vlera u dhunuan e perbuzen aq shume sa qe nga Dr e Pr iken neper Bote tuj punuar pjata lares ,pastrues etj dhe jane shume here me te kenaqur se me punuar me militante partish koke boshe e alabake . Ndoshta ka njeres qe i pelqen ashtu por mua jo se kam jetuar 20 vjet te 21 Djetori ne Tirane dhe ma hiqnin Trurun kur hidhnin nga dritaria ose ballkoni i shtepise Lines te perdorur,Prezervative,Pambersa Bebesh dhe Pleqesh etj. Sistemi i Drejtesise i kalbur,Policia e kontrolluar dhe keq perdorur nga rq Politikan, Shendetesia cfar me thon etj…… Ju lutem komentuesve qe nuk kane info dhe komentoin me te degjuar e imagjinuar mos komentoni fare me mire .

    2. Jimmy says:

      Ca pune boke ti ketu qe marke aq shume.Ei shume te ngelkan neto dhe me gruan qe punoka vetem 4 ore

    3. Kapedani says:

      Rroge punetori 3000 euro neto !! Dhe gruaja pothuajse me gjysem kohe merr neto 1500 euros. Kot per kuriozitet ku punon ti Alex se merrke mire .

    4. taksapaguesi says:

      Alex i q.. nenen me llogarine. Nje rrroge e mire mbi mesatare ne Gjermani eshte 3,500 euro ne muaj Bruto dhe rreth 1,000 – 1,500 ikin per taksat rreth 35%. Ne dore merr rreth tek 2,000 mij euro.
      Kuptohet qe ka profesione qe marrin me shume si ne IT, inxhinieri po edhe Mjeksi por paguan me shume taksa. Te marresh ne dore 4,000 euro ne muaj taksen e ke rreth 40-50% pra e ke rrogen ne letra 7 apo 8mij euro muaji. Cdo gje ben vaki por llogaria jote nuk del or mik sidomos me gruan qe punoka 4ore ne dite.

      Shume shqiptare nuk e kane problem te jetojne ne Gjermani ne nje dhome 5veta, te hane kanace supe e te punojne 12ore ne dit ndersa ne shqiperi as qe nuk u shkon ne mendje kjo sakrifice. Por me e pakuptimte eshte se mburren dhe genjejne kote kur vijne ne Shqiperi apo kur flasin me miq e me shok, nuk e kuptojne qe jane viktima dhe njerezit ne Shqiperi tallen me ta pasi i kane rrjepur mire nga parate.

  8. Sulo says:

    Teta edukatore…. dua te shkoj ne Shqiperi!!

  9. Partizani Velo says:

    Ne rregull, por ti po flet per nje individ te pamartuar, se po te jesh i martuar i bie qe rroga e burrit ose gruas te shkoje menjane, apo jo? Ndersa ne Shqiperi nje puntor i thjeshte nuk i bie te kere para as per makine, dhe kur del ne pension ska para as per ilace.

  10. Erdogan says:

    Keshtu eshte,kur Arnautia apo Alvania cuditet pse Greqia te marre si demshperblim per krimet e Gjermaneve ne luften e dyte boterore dhe per vete nuk hedh ne gjyq nderkombetare krimet e Gjermaneve ne Shqiperi.
    Sipas statistikave ne Greqi vdiqen nga uria dhe vrasjeve rreth 250mije Greke,Epirote,Arvanitas.
    Ja nje aresye pse turkoallvanosat kujtojne se jane “vellezer” me Heronjte Arvanitas te Revolucionit Greke te 1821 kunder Tur-qise dhe Ismail Bej Vlores,Frashellinjve, Hasaneve,Hamzave,Mah-muteve, Mehmet “shqip”,Abdullaheve (Abdyl “shqip”) etj.
    Ta kuptoni ju pse Greket u cliruan nga Camet e pafajshem,e theksoj te pafajshem turq myslimane te Thesprotise se nuk donte tu cante menderen dhe ti visitonte Sulltani Erdogan.
    Mos te kujtoje dikush qe Feha myslimane nuk eshte pjese e pyshtimit,vrasjeve, pengjeve te marra me dhune nga gjiri i Nanave Greke Orthodhokse dhe te humbur ne Anatoli lindje greqisht Anadoll.

  11. Poli says:

    Ju qe komentoni jeni ca pertace lagjesh e gjithe diten rrini ne kafe…Une kam 14 rroga vjetore me ligj…1800 euro neto…bashke me gruan kemi 24 paga….jam puntor fakrike konservimi…..kam 2 femije marr nga 180 euro per sicilin. Cdo shtator na kthehrn mbrapsh 1000 euro taksa…kur bejme shoenzime per profedionin na kthehen 30% te tjera. Qera 800 euro, ushqime 400 euro…shendetesia falas…mos u merrni me gazeta…mbi te gjitha jemi te barabarte para ligjit e nuk na thote njeti plac.

    1. Ujku Plak says:

      Super Poli dhe respekt ,ju jeni nje nder ata Shqipetare realiste dhe qe flete per dicka qe e njehe ashtu si eshte . Te shkofte mbare se e meriton Gjermanine. Jam 100% dakorte me ju dhe ndaj te njejtin mendim pa hequr asnje presje . Ne ikem nga Shqiperia qe te largoheshim nga injorantet ,dhe beime gabim qe lexoim komentet e tyre ketu tek Tema.

  12. Ujku Plak says:

    Super Poli dhe respekt ,ju jeni nje nder ata Shqipetare realiste dhe qe flete per dicka qe e njehe ashtu si eshte . Te shkofte mbare se e meriton Gjermanine. Jam 100% dakorte me ju dhe ndaj te njejtin mendim pa hequr asnje presje . Ne ikem nga Shqiperia qe te largoheshim nga injorantet ,dhe beime gabim qe lexoim komentet e tyre ketu tek Tema.

  13. Permetari says:

    Une nuk i marr te mireqena statistikat qe paraqet shkrimi. Ne punojme prej disa vitesh ne Gjermani dhe per fat te mire i perkasim 10% te siperm te shtreses se mesme gjermane. Nuk kemi asnje diference ne pagese me koleget gjermane, as edhe nje. Kemi cdo sigurim te mundshem ne Gjermani, avokat, dhembet, kemi te drejten ne spital te trajtohemi vetem nga shefat, marrim pension nese behemi te paafte per pune, nese vdesim papritur, femijet marrin nga sigurimi i jetes leke per mjaftueshem per te paguar kredine e shtepise dhe per te arritur moshen madhore, shpenzimet e shkolles se larte per te dy femijet i kursejme ne 3 vite akoma plotesisht, u permbyt, u dogj, apo ra termet, shtepia eshte e siguruar deri ne qindarken e fundit. Prandaj njerez Gjermania nuk eshte vend per dembelet shqiptare, por te ofron mundesine te jetosh me dinjitet.

  14. Pino "Griggio" Chet says:

    ALEX ku i merr 3500 Netto me gjith grun ti si puntor o t qifsha grun n goje mor shkerdhat ca na trego prralla ktu
    o t q ropt:D
    Sa e paske ti brutto rrogen mor sumshkerdhym si puntor qe po thua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje