DEBATI/ ‘Me rrëmujë nuk kupto gjë shqiptari’, Dash Shehi përplaset me Murrizin, deputeti i kujton Bashën: Një nga opozita ka marrë 4 vila, nga 1.5 milion euro secila

2 Tetor 2020, 08:51Politika TEMA

Kreu i LZHK Dash Shehi ka debatuar mbrëmjen e djeshme me deputetin Myslim Murrizi, sepse sipas Shehit opozita parlamentare ka votuar ligjet e Ramës në Kuvend. Murrizi nuk e ka pranuar këtë, dhe ka thënë se nuk ka votuar as vetë por as ata që ai ka ngë grupin parlamentar.

“Po sqaroj zotin Shehi se 19 deputetë të sotëm në parlament vijnë nga listat e Monika Kryemadhit. Dy kanë ik, por edhe kur ishte Monika aty bashkuan votat me PS-në.

5 nuk votuan kushtetutën se u thanë ata që janë jashtë, që kanë votuar të gjitha ligjet e qeverisë. Po të jetë për xhep, ma gjeni një deputet të kësaj opozite me gjithë ata të LSI-së brenda që nga janari kur ka rënë tërmeti dhe pastaj damllaja ka marrë katër vila, dy tek Lalzi dy tek Tegu dhe më thuaj që ky burri ka bërë flirt me këtë.

Unë jua gjej nga opozita jashtë parlamentare që ka marrë katër vila. Më gjeni ju një ose zoti Shehu. Flirti me pushtetin është me tendera dhe me përfitime”, tha Murrizi.

Shehi: Nuk merremi me atë punë ne

Murrizi: Pse nuk merresh, a është turp me u mor?

Shehi: Merremi me një gjë, që një ligj që është korruptiv…

Murrizi: Po pse po të ma japë Rama mua një vilë a do e kishe marrë

Shehi: Po lene mër burrë se nuk merremi me vila. Ne këtu po flasim seriozisht ti thu vila këtij vila atij.

Murrizi: Pse ka gjë më serioze se pasuria e paluajtshme. 1 vilë bën 1.5 milion euro.

Shehi: Kam ardh për gjëra të tjera, mos ta bëjmë rrëmujë, se duke e bërë rrëmujë nuk kupto gjë shqiptari.

Murrizi: Tendera ka marrë tendera Dash?

Shehi: As me tendera nuk merrem, merrem me një gjë tjetër që kam 5 herë në parlament dhe shikoj se si votojnë një pjesë dhe shikoj që tek ju voton gjithnjë ligjet e Edi Ramës.

Murrizi: As një ligj, Myslim Murrizi dhe ata që unë jam kryetar grupi. As Rudina As Halit Valteri.

Shehi: Votimet janë të shkrujtme.

6 komente në “DEBATI/ ‘Me rrëmujë nuk kupto gjë shqiptari’, Dash Shehi përplaset me Murrizin, deputeti i kujton Bashën: Një nga opozita ka marrë 4 vila, nga 1.5 milion euro secila”

  1. kujtimi says:

    Or dash debili, po me cfare merresh ti more kur nuk merresh me pasurite? Perse po llomotit per dite neper media a thua per te sqaruar popullin, i cili ju njeh mire. Per para or dash per para po llomotit dhe vetem per paraaaaa, or dash. Po ato hajdutet dhe kriminelet e tjere perse llomotisin per dite, qe nga krimineli mediu, e hajdutet ndoka, cami, greku etj. Por mendoj se leshte e mones do te merrni. Populli ju njeh mire.

  2. k says:

    Deputeti shehi (mener jush),nuk interesohet as për vilat lluksoze dhe as për tenderat miljonere.
    Atij i intereson vetëm që rakia te jetë rrushi dhe të pakten 20°.

  3. Hajdar says:

    O dashi po gruja sa ka marre nga kompanite e sigurimit qe u be primi nga 70 150 brenda nates … apo edhe me kete smerresh… 5000 leke kilja rakise rrushit… ah ky po eshte muhabet

  4. Martin says:

    Esell ishte Dashi apo gjysem i ber?? Nuk di c’te thoj mavria , nuk merem me vila po mos na bej rremuj se nuk kupton populli. Per cfare ke dale aty e ha mut. Si i ben vilat??? E kupton sa ordiner je??

  5. Orli says:

    Pse e mundoni kot dashin?! Dashur merret me raki e jo me Vila e tendera.

  6. rexha 10 says:

    SI DASHI TE ISHIN GJITHE KRYETARET E PARTIVE.KY TE PAKTEN GEZOHET ME RAKINE E RRUSHIT ,DHE CIGARET .PORE KE TE TJERET QE TE ROPEN ME KONCESIONET ,ME VJEDHJEN E BANKES ,ME VJEDHJEN E FLORIRIT ,DHE NUKE KANE TE NGOPUR QE KURRE MOSE U NGOPSHIN.
    KURE DASHI NUKE MERRET ME JU ,ATHERE ASE JU MOSE U MERRNI ME DASHIN.APO SE KRITIKOI RAMEN DHE I GJATI NUKE PATI SE SI TI PERGJIGJEJ DHE GJITHE ARROGANCE I THA PA PIKE ZORI QE SHKO E PI NJE GOTE RAKI.KAQE DESHEN DISA NGA JU DHE JA QE E PERMENDI GJIHMONE.
    CILA ESHTE ME E MIRA TE PISHE RAKI ,APO DROGE????????????????????????????????????? .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje