“Premtoi harakiri te Unaza”, Veliaj nuk i ndahet Bashës: Pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro?

2 Tetor 2020, 19:11Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha sot në Asamblenë socialiste të Njësisë 2, se Lulzim Basha është i pabesueshëm, kurse PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci për qytetarët, duke qenë se i tradhëtuan votuesin e tyre duke ikur nga Parlamenti.

Pasi solli në vëmendje premtimet e kreut demokrat në protestat për Unazën e Madhe dhe Rrugën e Kombit, Veliaj shtoi se çdo protestë e nisur nga PD është lënë përgjysmë sapo është vjelë “gjoba” e radhës.

“Pyetja ime për Lul Bashën është: Premtoi që do të bënte harakiri për Astirin, pse e la protestën? A mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve? Unë jam gati ta provoj këtë. Kam fituar çdo gjyq për shpifje. Pra, nëse një nga biznesmenët jep makinë, ai e lë protestën.

Pse e la protestën e Rrugës së Kombit? Çfarë mori që e la protestën? Pse e la protestën për Farkën? Sa vila mori tek fshatrat e të pasurve në Lundër? Sa vila mori? Deri dje, ai që bënte vila ishte oligark. Pse i lënë këta të gjitha protestat?”, pyeti Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Basha e kishte mundësinë për të bërë punë në Tiranë dhe i degjeneroi shumë prej projekteve. “E kishe shansin të përmirësoje dhe s’e bëre.

Përkundrazi, i degjenerove shumë prej atyre projekteve, degjenerove mjekësinë, financat, falimentoi shtetin, degjeneruat punët publike, Tirana qelbej erë.

Kur shikoj Lulin që doli me atë fletë thashë: Çuno, 2800 ditë në opozitë për të printuar një fletë?! Por, program është ajo që ne shohim, ajo që prekim, ajo që e transformojmë. Unë besoj se shalqi me provë është vetëm PS e Shqipërisë. Me zemër të kuqe, me gojë të ëmbël dhe me rezultat të thellë në gjithë territorin tonë. Ndaj, kudo që të jeni duke bërë fushatë, vetëm bëjeni 360 gradë dhe do keni mjaftueshëm për të thënë ku ka vënë dorë PS”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci, pasi ata i tradhtuan votuesit e tyre duke ikur nga Parlamenti. “Çfarë garancie kanë ata që votuan për PD dhe për LSI, që s’do ikin prap? Një votë ke.

Ke një shans të marrësh në punë dikë që do të drejtojë dhe nëse e bën njëherë, çfarë garancie kanë votuesit që ata s’do ikin prapë. Ata e lënë lojën në mes. I keni parasysh ata fëmijët në lagje që pasi i ke rrahur, thonë ika: E kuptoni se ne kemi fëmijë në krye të partive të tjera.

Ne kemi disa njerëz që në rastin më të mirë flenë gjumë dhe në rastin më të keq ikin fare nga loja. Pse duhet të votojë dikush për PD apo LSI, në momentin që ata e lënë lojën në mes? Pse duhet të votojë dikush Lul Bashën kur ne e provuam në Tiranë”, përfundoi Veliaj.

7 komente në ““Premtoi harakiri te Unaza”, Veliaj nuk i ndahet Bashës: Pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro?”

  1. ? says:

    Po, e mori nji makinë se i duhej .

  2. ABC KORCA says:

    Ore, s’jam une ne rregull apo me bejne syte?!?!?!
    Del Veliaj edhe thote qe basha mori lek nga kotraktuesit per protestat????
    Po perse nuk e hedh ne gjyq o Veliaj?!?!?!?!?!?!
    Meqe i paske te dokumetuara dhe e ke te sigurte fitoren,e meqe je dhe pretendent per kryetar partie(o zot ku jemi katandisur), si te duron vendi e nuk i drejtohesh organeve ligjzbatuese?!?!?!?!?!
    Ore jeni ne rregull nga trute e kokes?! Kam dokumeta thote qe ka bere korrupsion… do i perdor per zgjedhjet e per presion por jo per drejtesi se ja vetem nje cope kryebashkiaku jam?!?!
    Çna degjojne syte e na shikojne veshet… Pooooo pooooo pooooooo… I degjojme edhe live edhe sikur nuk ka gje… he mo se ne albanistan jemi. ZOT!
    Mero te lutemmmmmm… nje editorial se cfare mund te thone pushtetaret e per cfare akuzash duhet ti drejtohen drejtesise dhe jo popullit.

  3. tom says:

    Po ka vjedhur i thuaj prokuroris tende mos beje llafe pazari eshte shoku jote qe vidhni ne beshkpunim.Kur nuk kallzon nje krim populli i thjesht pergjigjet penalisht kur e di nje kryetar bashkie dhe nuk e denoncon ska asnje problem.

  4. Daja says:

    Nuk kuptoni ju qe pozite opozit jane punesuar ne kohe Te sali shkerdhe berisha qe eshte oligarg mbi oligarket kastrat sander oranew geci farkes gon kulici dispecer me c’è bank kredi mbesa lirise korkuti velia eshte nenpunes i vogel dinastise desdar shkerdhe.

  5. Lalka Erjonka says:

    Eh si është kjo punë…
    Shiko se Luli morri nje makinë nga Bashkim Ulaj.
    Qe te thoshshe se Taulanti, Edi morren nga Edmond Bego çfarë???
    Lere mos fol me Erion se era mit nga te gjitha anët bie unaza e re.
    Ca nga Lana qe s’ke sistemuar ti se po prisni te “revolucionalizoni” zonën qe tja çoni 1500-2000€ m²
    Ca nga dallaveret e te gjithëve.
    Te gjithe per te vjedhur jeni nga te gjitha palët…

  6. J-32 says:

    Lali nuk mer para nga trafikantët për leje ndërtimesh është i pastër.
    Në një burg do përfundoni të gjithë ju.

  7. vlora says:

    SHikoni politikanet tane cfare karakteri dhe edukate shtetari kane.Veliaj duhet ta conte ne prokurori ate qe thotesepse eshte mitmarje.Basha neqofte e ndjen vehten te paster duhet te padis per shpifje. Asnjeri nuk mer inisiativen thjeshte se te dy bejne lojra. Prokurori duhet te veproj me inisjative te nxjeri ose fajtorin ose shpifesin.Le te mari fund kjo metoda e baltosjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje