Shkarkimi i kryepolicit që ia “mblodhi” Aldo Bares e Lul Berishës, që revoltoi gazetarët e kronikës në Shqipëri

3 Tetor 2020, 19:45Politika TEMA

Arben Frashëri, ish-drejtor i Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave në qytetin e Fierit është emri më i lakuar i 24 orëve të fundit në rrjetet sociale. Oficeri me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, u shkarkua të premten pa bujë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, organ që kalon në filtër zyrtarët e SHCBA.

Komisioni nuk u bind nga argumentimi i Arben Frashërit, për mosjustifikimin e një pasurie prej 20 milionë lekë të vjetra, me të cilën ka blerë një shtëpi 1+1 në Tiranë, e tipit apartament.  Saktësisht, Frashëri nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997 dhe kjo për Komisionin ka qenë një arsye e mjaftueshme për ta shkarkuar.

Pas shkarkimit të tij, gazetarët kryesorë të asaj që njihet si “kronika e zezë”, kanë reaguar ashpër.

Më poshtë po sjellim disa nga reagimet e tyre.

Reagimi i gazetarit Ferdinand Dervishi:

“Mediat po shpërndajnë një lajm sipas të cilit Arben Frashëri, një personazh i njohur sidomos për gazetarët, është viktima e radhës e vetingut në radhët e policisë. Ai nuk ka justifikuar 20 milionë lekë të vjetër të blerjes së një shtëpie 1+1, që ka në Tiranë, si të vetmen pasuri të tij (27 milion të vjetër me gjithë rraqet).

Saktësisht Arbeni nuk ka mundur të vërtetojë të ardhurat si emigrant në Greqi, ku ka punuar, bashkë me gruan, për një periudhë 3-vjeçare para vitit 1997. Në këtë moment pyetja ulëritëse që më godet në kokë është: More, po këta njerëz që kanë punuar gjithë jetën për shtetin a duhet të kenë një shtëpi, apo duhet të jetojnë me qira?

Ndërsa ai që më shokon krejtësisht është fakti se në gjithë ata që vazhdojnë të japin kontributet e tyre në Policinë shqiptare, unë nuk njoh një të dytë si Arben Frashëri. Ai ka merita si askush tjetër në vendosjen e rendit në Berat gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe më tej, si pjesë e Krimeve të Rënda, është mbase polici që ka hetuar e rrasur në burg më shumë se kushdo tjetër banda e elementë kriminalë, qofshin të fortë sa grupi i Alferd Shkurtit në Lushnjë, apo ai i Lulzim Berishës në Durrës e kështu pa fund.

Me pak fjalë Arbeni është nga të rrallët shqiptarë që gjithë jetën ka punuan për shtetin dhe jo per xhepat. Për mua, nëse ka një polic hero në Shqipëri, është vetëm Arben Frashëri. Këtë e kam pohuar dhe do vazhdoj. Po tani? A kam të drejtë të mendoj se vetingu në polici po ndërmerret nga injorantët, apo më keq akoma, po influencohet nga bandat???? Në fakt shembullin e një tjetër vetingu të dështuar e kemi.”

Reagimi i gazetarit Artan Hoxha:

“Më 8 gusht 2003, ndërsa breshëritë e kallashnikovëve të skuadrës ceremoniale të Policisë së Shtetit, po i jepnin lamtumirën e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Kolonel Gani Malushi, me sytë e mbushur me lotë, i drejtohem kolegut të tij, Arben Frashëri. “Beni, bëj kujdes! Nuk do mund ta përballoja dhe varrimin tënd në këtë mënyrë”.

Ndërsa i hidhja doren në sup Benit, bashkëluftëtarit dhe mikut të Gani Malushit, në memorje më kaluan kujtimet në vitet e mbrapshta 1997-1998 në Beratin e zhuritur nga betejat e bandave. Kur Ganiu dhe Beni, në drejtimin e komisariatit të Beratit, kryen me dhjetëra aksione kundër disa nga bandave dhe kriminelëve me gjakatarë të 1997-ës.

Në gushtin e nxehtë të 1999-ës, serish të dy zbarkuan në Tropojën e përzhitur nga atentatet me mina të telekomanduara dhe serialin e vrasjeve që nuk ndalonte prej vitesh. Në Bajram Curri, Benin e kishin dërguar si një nga specialistët më të mirë, për të hetuar dhe rihapur dosjet e serialit gjakatar të vrasjeve në Tropojë. Arben Frashërin, sa herë shkoja ne Tropojë, e gjeja të veshur me uniformë ushtarake kamoflazhi dhe me jelek antiplumb.

Me këtë veshje, Beni më tepër se ustai që qepte hetimet dhe dosjet, dukej si një drejtues i forcave speciale, që priste nga çasti në çast të hidhej në betejë. Në atë kohë, ai përdorte fuoristradën e blinduar, tip Magnium, që kryeministri Majko, ia kishte dërguar drejtuesve të komisariatit në Tropojë, si shenjë mbështetje për ta, në detyrën e vështirë që kishin marrë përsipër. Në ato ditë të vështira, kam udhëtuar nëpër zonat e nxehta me mjetin e blinduar që e drejtonte Beni.

Kemi ngrënë bukë bashkë, në mencën e varfër të komisariatit të Bajram Currit, sepse më lirë se aty nuk kishim ku tjetër të hanim. Jemi larë bashkë në degën e lumit Valbonë, Bistricë, se në komisariat nuk kishte ujë. Kam fjetur në krevatin tip marinari, në zyrën e Benit, brenda në komisariat, për të mos rënë preh e kërcënimeve.

Ndërsa sillja ndërmend keto kujtime, aty në lamtumirën e fundit të Gani Malushit, i kërkova dhe njëhere gati me lutje Benit. “Ruaju Beni. Nuk kemi nevojë për Dëshmorët në varreza, por për heronjtë e gjallë, që të sigurojnë jetët tona dhe të familjeve tona…” Dhe nga ajo kohë, Beni mbijetoi për familjen e tij dhe për ne, duke i shërbyer atdheut, si hetues në prokurorinë e krimeve të rënda, dhe në Policinë e Shtetit.

Deri sa sot paradite, një oficer me graden e lartë “Drejtues”, me 35 vite karrierë në Policinë e Shtetit, me vetëm një apartament modest banimi, si çdo shqiptarë i thjeshtë, mori “shpërblimin” për të gjithë sakrificën dhe jetën e tij, duke u flakur tej radhëve të Policisë nga një farë komision vetingu, sepse nuk kishte mbajtur faturë për punën e tij si emigrant gjate 3 viteve në Greqi…

Sot, Policia e Shtetit dhe shqiptarët, humbën një oficerë model. Arben Frashëri, sot pas 35 vitesh karrierë, nuk ra dëshmorë nga plumbat e krimit, si kolegu dhe miku i tij, por ra viktimë e një sistemi të korruptuar deri në palcë.. Kurajo Beni, hundën mund të ta thyejnë, por kokën nuk ta ulin dot…”

 Reagimi i gazetares Klodiana Lala:

“E shkarkuat Arben Frasherin? Turp tju vije. Tani jepini dekorate Artan Shkembit. Here tjeter nuk ua con materialet trafikanteve me encro apo crypto, por udheton drejt Gjermanise, ua dorezon personalisht.

Vettingashe letyra…“

Reagimi i gazetarit Elton Qyno:

“Idealisti,sherbetori i Policise se Shtetit,krenaria e policise,nga sot nuk eshte me ne detyre.I papune dhe me damken se nuk justifikon pasurine,e hoqen me turp nga rradhet e Policise se Shtetit,Arben Frasherin.

Nuk di cfare te them per kete vetting dhe kush ka gjykuar Benin. Pa fjale…per nje shtepi 1+1.E ku tjeter duhet te qendroje nje person dhe cilin nga banditet te hetoje,kur te mos kete dhe nje shtepi?”

(TemA)

36 komente në “Shkarkimi i kryepolicit që ia “mblodhi” Aldo Bares e Lul Berishës, që revoltoi gazetarët e kronikës në Shqipëri”

  1. Alban says:

    Nese eshte keshtu sic thone keta duhet ta rivejne ne detyre urgjent e ti japin dhe demshperblim.

  2. Ani says:

    Kjo qe po lexojme ne kete shkrim te trishton ! Njerez si ky zoteria Arben Frasheri qe ka punuar me perkushtim per 35 vjet ne policine e shtetit ta flakesh si lecke per nje shtepi 1 dhome dhe nje guzhine, te vjen te ulerasedh ! Nuk eshte e drejte! Sot kriminelet kane feste , ata e fituan betejen me njerzit e ndershem te ketij vendi ! E pabesueshme!

  3. Si ka mundesi.. says:

    1 pietje kisha Z. Arben eshte marre me kriminele ordinere apo me politikare ordinere,Aty gjeni pergjigjen

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Eshte pamflet turpi kjo qe po lexojme e degjojme!Dhjetramijera shqiptare ne Greqi kane punuar me vite te tera pa siguracione,se nuk gjeje dot pune.Cfare te bente Arbeni,gjersa punonte ne te zeze,per buken e gojes,te kerkonte faturen???!!!!!!!!!!…

  5. Ana says:

    Turp t,u vij te gjithe atyre qe e bene kete Palo veting.
    Si gjithnje I ndershmi e ha.
    Turp turp.
    Eshte per te uleritur. Cfare duhet thene per Liken and Co????

  6. Daja says:

    Beni duket qe eshte i zoti ne tropoje e paska cuar polici rrugor sali xhepi ura farkes apo jo invsstikus I leshit ferdi miku jot balliu po ikni ore ju jeni grup kriminal keni dhe gjykatesin e izetit po sala i ka pampers me urinen e hisnyut.

  7. John says:

    Ferdi dhe ti e beni jeni bande e sali xhepit kontrooll te ura farkes qe e coi azemin si beqo balluku Te vriste veten per sali bishenbb

  8. SHQIPE ETNIKE says:

    @@@Do me thene “Demokaracia” e Dhjere Shqipetare dhe Shteti KERKOJNE Nga Emigrantet Shqipetare,qe me se shumeti Punojne Punet me te Renda dhe ne te Zeze, Kur te kthehen ne Vendin e “Sorrave”(Te me falin Shqipetaret e Ndershem, akoma edhe ata qe kane Kryer Krime , per Mbrojtjen e Nderite te Familjes, por jo Politikanet)..DUHET TE JUSTIFIKOJNE PARATE QE KANE Mbledhur???????????????????
    1-Po Shkerdhato-Shteti -Shqipetare…me cilin vende te Europes ka Firmosur Kontrata Emigrimi per Punetoret Shqipetare???????????Le ta Filloj qe nga 1991-shi???????????????????
    2-Shkerdhato-Shteti-Barabare..LE TA FILLOJ me Pasurine e Ilir “Föloririt”….Berishes, Bashes, dhe Gjithe Politikaneve..qe nga 1991-shi…
    3-Si nuk kane TURPE, qe VIKTIMIZOJNE [email protected] Policie qe ka Punuar ne Greqi, me Familjen e tije dhe Kure Flasim per ne 1997-ten..90% e Shqipetareve ne Greqi Punonin ne te Zeze..
    4-Legalizimi i Shqipetareve ne Greqi Filloj ne 1997-ten…me nje mije Proceduar, dhe asnje Punedhenes Greke NUKE PAGUANTE SHQIPETARET APO Minoritaret ne Llogari Bankare, por ne Dore, dhe asnjehere nuk Leshoheshin Vertetime Pagimi…
    @@Po Mijra Shqipetare qe Luajne me Jeten e tyre, duke Hipur ne Kamjjone per ne Angli..dhe Punojne ne te zeze, mos valle do ti Tregojne Faturat e Pagesave :Shtetit te Rames–Berishes, dhe Lulezim Bashes, apo Ilir Hajdutit????????????????Jame shume i ZEMERUAR, nga Organet e “Drejtesise” se dhjere Shqipetare….
    @@@MJERE NE SI KOMBE..duket se Faik Konica ka pasur te Drejte kur tha:Shqiperi te kame Dhjere , qe diten qe kame Lere…jo me kote nuk u kthye nga Amerika..por Vdiqe ne nje Dhome te Theshte, por i LIRE…lol

  9. Petrit says:

    Po amnistia fiskale e rilindjes per ke ishte.
    Apo per ata qe ne tre vite pune ne “ emigrim “ kane fituar mbi nje milion euro dhe i kane bere pallate ne tiranë.
    A mor populli im i dashur.
    Çfare tjeter po prisni qe te ndodhë ne ate vend te bukur me ate qeveri te felliqur e kriminele.

  10. ABC KORCA says:

    S’ka krahasim policia e soteshme me ate te saliut… se ju harroni por une nuk harroj… ku e ku… as qe s’mund te behet krahasim.
    I mbani mend drejtoret e pilicise?! Nderrooheshin sic donte muli… Tani nderrohen ne grup… ka lezet … Kemi ardhur ne e jemi grup… Jemi direkt nga stukturat e ministrise thone… Keshtu duhet.!!!
    Edvin Kristaq Rama
    —————-
    Tani perse duhet te jene grup do mendojne disa qe nuk i dine gjerat…. Sepse duhen te jene te gjithe bashke,, nje trup,, se ja del ndonje polic qorr e ndalon ndonje makine qe nuk duhet ndaluar e ndonje qe del te veri gjoba e “harron” te marri lek…. ne asnje menyre… grupi eshte aty qe leket te kene nje destinacion.
    Kete menyeren e “grupit” sic po veprohet ketu e nja 1 vit… Z. Mero eshte me keq se shik-u i gazi dedes

  11. Lala i Lushnjes says:

    Nëse është ai shkaku i vërtet d.m.th. mos vërtetimi i parave para 97- ës në Greqi , jo vetëm është gabim nga ana e komisionit por është injorancë e madhe sepse deri në atë kohë shqipëtarët punonin në punë të zeza nuk siguroheshin nga pronarët , paguheshin relativisht mirë ( na dukej ne), por shfytëzoheshin në kulm.
    Shënim: Komisioni i ” famshëm,, siç mbaroi punë me korrupsionin në Shqipëri i vuri detyrë vetes të ” rregulloi,, sistemin e sigurimeve greke që është më i korruptuari dhe më i ndyri ne Europë.
    Sqarim: 70 përqind e shqpëtarëve që kanë nga 25 vjet ne Greqi nuk bejnë dot minimumin e ditëve të punës për pension që do 15 vjet të realizohet.

  12. XheJ eN Bi says:

    Edhe mua më duket pak e çuditëshme se si nuk mund të justifikojë 20 milion Lekë.
    Nëse ka punuar 3 vjetë në Greqi është e thjeshtë të justifikohen.Nëse dy perdona punojnë të dy minimumi me 150 000 Dhrahmi në muaj = 300 000 Dhrahmi.Për një çift hartijnë shpenzimet mujore me 200 000 dhe ngelen 100 000 × 12 = 1 200 000 Dhrahmi × 3 vjetë = 3 600 000 × 6 këmbimi Lekë -Dhrahmi = 19 600 000 .
    Unë mora një rrogë minimale dhe del llogaria për të justifikuar .

  13. Hydajeti says:

    kOMISIONERET Mund te jene terinj por a e besoni se une me 35 vjet pune me roge mbi mesata ren kam dale me pension 4400 lek se ashtu ish kursi dhe jo vetm por shtepin ne tirane e kam blere 19000 000 lek te vjetra me pelqen reagimi i Gazetareve ju pergezoj. Ne se ka diqka tjeter thujani.

  14. Tironci says:

    Pse cuditeni ?
    Ky eshte sistemi,djeg te ndershmit dhe perkrah te korruptuarit.
    Dhe ky zoteria mund ta kishe gjetur nje kusheri qe ti jepte nje cope leter qe gjasme ja ka dhene ky borxh leket,por duke qene i ndershem as kete nuk mund ta bente.
    Ka besuar tek ndershmeria e tij,(mjafton te shohesh qe ne 2020 ka akoma shtepi 1÷1 )
    Por se ka kuptuar qe njerezit e ndershem nuk i duhen maskarenjve qe jane ne pushtet.
    Me 25 prill kemi zgjedhje,atje duhet shfryre dufi yne !

    1. Ujku Plak says:

      Tironci je shume i sakte,por rrjeshtin e fundit ja ke fute kote. Shqiptaret me 25 Prill nuk kane per te zgjedhur nje midis Merkel apo Politikani Shqipetare ,por do te zgjedhin midis dy ose me shume Politikaneve Shqipetare qe i bie ke do qe te zgjedhin po mute eshte, pra 25 Prilli nuk sjell asnje gje per mendimin tim.

  15. Zyko says:

    Kush jane keta komisionere qe gjykojne te ardhurat e nje emigranti dhe harrojne punen e tij. A e kane provuar ata emigracionin? Nuk e njoh Arbenin por jam i bindur se sic ka punuar aq fort ne polici ashtu ka punuar edhe si emigrant Me te shoqen. Une jam vete emigrant dhe e di sa fort punohet nga shumica e tyre.
    Mos e merrni me qafe duke denigruar nje njeri te ndershem. Ne tre vjet une kam kursyer me teper se Beni qe ju nuk e besoni. Turp te keni.

  16. Pyka says:

    Merreni në punë kete oficerin dhe kërkojini falje….

  17. Kot says:

    Sa keq… kjo pune vjen era diktature. Ne ate kohe kishte veprime te tilla idioteske qe prishnin e shkaterronin familje e njerez.

    1. Tutu says:

      E kuptoni sa i fuqishem eshte ky oficeri…?!… te gjithe tellallet e medies ne nje kor…. as per ceshtje nacionaliteti nuk bashkohen keshtu…!!… leni te zbatojne ligjin komisioni… zotria po ka ankesa te apeloje… e ka kete te drejte…

  18. Tutu says:

    Shef policie me nje plus nje… jane si “fukarenjte “ e drejtesise…ku ka shef policie qe nuk eshte perbindesh korrupsioni….vete ky shkrim tregon implikimim e medias dhe policise ne keto afera…

  19. E says:

    Skan se si, duhet te kesh lek qe te vazhdosh. Ka biznesmen si LUL BERISHA, LUL MORINA etj qe kam shit droge me anije dhe jetojn te lumtur me Ramen dhe respektohen si vip.

  20. fabi says:

    Me te tilla vendime, po i jepet fund besueshmerise per “kontroll pastertie”! Vendime te tilla duken si te porositura direkt nga Vellezerit Oçoa!

  21. Pensionisti says:

    Un jam nje ish oficer policie ne pension,kam punuar dhe jam sakrifikuar ne shume drejtime,per te bere punen,erdhi nje moment qe ne moshen me te mire,per teke te politikes,mbeta shume kohe pa pune dhe sot qe flas akoma nuk kam arritur qe te likujdoj nje shtepi 2+1,prandaj u detyrava te prononcohem per kete rast,qe nuk e njoh,po emrat e permendur aty si Gani Malushin,po dhe Arben Zylyftarin,i kam njoft nga afer,i bej thirje drejtusve te policise qe ta vlersojne rastin me qetsi,duke vlersuar dhe punen e tij dhe ta rishikojne qendrimin ndaj tij,Te vlersohen njerzit dhe puna

  22. Q e ne jetojme prej 30 vitesh ne nje shtet sektesh e tribal kjo dihet,qe ne administrate te ndershmit dhe te paperdorurit nuk kane vend edhe kjo dihet,por qe policia ke qene e mbetet hallke kryesore ne krim dhe ka nevoje per pastrim radikal kjo eshte domosdoshmeri ,marrja ne mbrojtje e z FRASHERI nga Ferdinanti,Klodiane etj do te thote qe largimi i tij ishte i nevojshem……

  23. Papi says:

    Shikoni se ai ne polici nuk eshte veting ngaqe filtrohet nga qeveria dhe jo nga organe te jashtme e te pamvarura
    Jam kurioz te dije punen e fundit te frasherit dhe zonen qe ai mbulonte mbase ka zbuluar dicka qe zduhej mund te jete dhe dicka tjeter mbasi te mbaroi vetingu frasheri mund te ishte kandidati per vendin e veliut meqe qenka kaq i paster frikson shume politikane
    Nqs vertet pasuria e tij e pa deklaruar eshte 15 mij € eshte per tu respektuar
    4 vitet e para ne itali isha i parregullt kur u bera me dokumenta hapa llogari bankare dhe depozitova 15 milion lireta me thane ku i gjete thashe qe kam kater vjet pune ne te zeze dhe pervec ketyre kam derguar ne shqiperi 10 milion te tjere familjes nuk ngriten asnje dyshim

  24. beni says:

    ju shkerdhefsha çar ju mban pragu none moter gru e me radhe kush e permend xhepin e ures se farkes jeni psikopate psikopate psikopate

  25. Nik says:

    Per kete officer police…Qe shkruaje gazetare e te tjere qe e kane njohur ne pune e ne jete,mendoj se me shume sesa qendrim I orjentuar ,duhet te jete qendrim skematik I atyre qe bejne vleresimin ekonomiko financiar,..Dhe te there NE vleresimin e pergjithshem e Kane marre apriori.Pasi NE mos Jane parapergatit nderhyrje per qellime personal Apo aq me keq ,hakmarese nga kriminele te ndjekur e luftuar nga oficeri,atehere gjendja eshte shume shqetesuese..
    Patjeter duhet apeluar ceshtja dhe te shikohen te dhenat e analizuara..
    E ndjej DHE kuptoj kete officer..Ai Nuk mposht dot veten e tij,dinjitetin e tij..Moralin e tuj..
    Ka njerez te tille akoma ,megjithese Pak.
    I vafte mbare.
    Nik

  26. ISH POLICI says:

    SHQIPERI TE KAME DHJERE /STE MORA VESHE NJE HERE

  27. Shqiptari says:

    Mirmengjes
    Kjo eshte ”demokracia“, e politikes shqiptare. Shpiken nje term te huaj ”vetting“, dhe o burra, te heqim kedo qe nuk ka lidhje me neve, pra nuk eshte i te njejtit grup me neve.
    Cfare pret kur ne krye te qeverise-ekzekutivit eshte nje mesues vizatimi-shkarravinash.
    Jo se ata qe pretendojne te vijne jane me te mirë.
    Vijne nga i njejti sistem- sistemi komunist-diktatorial.
    Per oficerin e policise nuk kam degjuar njeri te thote nje fjale te keqe.
    Njeri qe ka kryer me devotshmeri detyren.
    Pra, po punove me ndershmeri te heqin nga puna.
    Por pushtetaret-ministrat e rrilindjes shumen prej 2000000 Lek e harxhojne vetem per nje pale pushime verore apo dimerore.
    Kaq

  28. Ujku Plak says:

    95 – 98 kam punuar ne te zeze ne Greqi . Nga mengjezi ne mbremje ,7 dite te javes . Isha 25 vjece dhe punoja shume ,por nga qe punoja gjithe diten dhe javen nuk prishja as leke se kohe te lire kisha vetem kohen qe flija Gjume. Me 96 bleva nje truall per dy milion lek te vjetra ,ne funde te 98 kur erdha nga Greqia solla reeth 10 milion leke te tjera shita dhe truallin 15 milion me 2002 ,mora 5 milio vellait qe ishte ne greqi dhe i dhashe token qe kisha ne fshat . Me 30 milion kam blere nje 1+1 tek shkolla Teknologjike qe e kam edhe sot. Sqarim vlerat jane ne te Vjetra. Mire qe ika nga Policia para 8 vitesh se sot do me hiqnin nga puna . Kam ikur pikerishte sa beri Ripjellja koalicion me Like Floririn . Per Ramen kisha simpati si Politikan por me ate qe beri marreveshje me Liken i vuri vulen qe eshte si ata dhe e them me krenari qe kam bere shume mire qe kam ikur ne vende te huaj dhe eshte e veshtire por ndihem shume here me i vlersuar dhe respektuat se ne Shqiperi.

  29. vilson naci says:

    Perse nuk e fillojne vetingun nga vehtja e tyre te gjithe politikanet qe kane filluar kete karier nga viti 1990 e deri me sot e do shikojme se cfar xhevahiresh do degjojme veshet e do na shikojne syte.

  30. tonia says:

    Me 2 tetor ju botuat nje shkrim, pa emer, ku dikush ankohej kunder vendimeve te gjykatave qe kundershtonin vendimet e gabuara e te paligjeshme te MPB qe ndikonin negativisht ne luften kunder korrupsionit.Sot ju botoni edhe kundershtimet e disa gazetareve kunder nje vendimi te SHÇBA (ose organeve te vetting-ut) qe ata e quajne absurd dhe te padrejte.Ju si gazete jeni me injorancen e atyre qe kane gjykuar ne menyre te gabuar,apo me kundershtimet e argumentuara ,qe duken logjike, te disa gazetareve te mjrenjohur te vendimit te gjykates.Me sa duket doni te pregatisni opinionin publik me te tjera qendrime arbitrare te organeve te vettingut e te SHÇBA ne te ardheshmen.Ne doni te jeni te respektuar e te besuehem,mos mbani kurre anen e gabuar,pavaresisht kush e per c’aresye mban qendrime te tilla!

  31. tonia says:

    Ju botoni edhe komente me banalitete,jo rralle.
    Pse nuk e botoni komentin tim? Nuk eshte as fyes e as denigrues.Nuk e lejon Merua?Keq per te e per gazeten e tij.Me sa duket gershetohen prob leme kllienteliste dhe orientime nga te “fuqishmit” .Turp per nje gazete qe pretendon te jete e pavarur politikisht e materialisht.

  32. Arber says:

    Korrupsioni ne sistemin e drejtesise filloi ekzaktesisht ne vitet 1999 e ne vazhdim,pra pas vitit 1998 kur banditet ishin arratitur nga burgjet e 97, e u perfshine ne fushata elektorale me kallashe e bomba, paralelisht filloi me korrupsionin modest ne polici (ska te krahasuar me te drejtesise). Mesa eshte degjuar A.Frasheri ka patur nivele deri ne Zv.Drejtor apo Shef Komisariti, pra jo Drejtor,e duhet te jesh ne kete nivel qe te kontrollosh vjedhjet dhe gjobat. Por edhe si figur ne opinionin shoqeror qe normalisht njihet shume mire nuk eshte perfolur kurre si person i natytes korruptive. (Megjithese me mire e njohin ato qe kane punuar me ate). Duke qene se ka punuar edhe tek prokuroria e krimeve te renda, uroj te mos jete bere shkak ndonje dosje nga ato te superkorrupsionit te ketyre 15 viteve qe mund te kete hetuar ( se ne dore vendimin e ka patur prokurori) e ka shkelur ne kallo. Keqardhje nqf i kane rene ne qafe ne menyre tendencioze siç behen ne shume raste.

  33. Artibr says:

    Ju gazetar nuk enjihni fare ben frasherin ky eshte nje kriminel ky ka masakruar e tirturuar njeres te pafajshem ne berat dhe ka grabitur shpira ne berat bashke me keno qafen gaz meten ka qen i mbeshtetur nga gon musarai ka ber shume mir qe e kan hequr po ky duhet ta kishe vendin ne burg ngelet duke ju ber mburoje e krimit .e spiuneve si frasheri ju jepte ndo nje ifirmacion dhe e bet te ndershem ju nuk i nnjihni ende policat e ndershem po mereni vetem me spiunat.

  34. Hashim Kurti says:

    Sakeq qe herojt e heshtur ne Polici e kudo punojn pa buj, e pa klane qe ne Shqiperin ton jan oksigjin per krimin e kriminelet. E sot nandodh qe nje njeri i ndershem me 1dhom e1 kuzhin 35 vjet pun nuk justifikon pasurin vetem 20 miljon te vjetra ka dhe tre vjet pun ne Greqi. kush shqiptar mendon se ka nje te dyte kaq korrekt nder ne, jo por qe vetingu ne polici eshte nje hic dhe ne fund dote na demtoj dhe me shume .Mjer ai shtet qe nuk mbron herojt e heshtur qofte punetor qofte drejtues ,vetem ata jane krenaria e nje vendi,nuk dobehemi kurr shoqeri e evoluar papasur ne themel djersen e mundin e te ndershemeve kudo qe ata kontribjn per vete dhe Vendin tone qe veç rreshqet ne padrejtesi.Ishkrova keto rrjeshta se gazetaret qe u prononcuan nuk kundershtuan njeri tjetrin dhe uduken mestevertet.Uroj temos kemi gabuar po ti kemi sherbyer shoqerise dhe z.Arben Frasherir qe besoj te ndihet i vleresuar per punen e tij,ne kaq mund te bejme por ti Arben meriton shum me shum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje