E pabesueshme, por e vërtetë. Aston Villa bën atë që pak kush mund ta kishte imagjinuar, teksa poshtëron Liverpool-in me shifrat e thella 7-2.
Turpi shtohet edhe më tepër për “the reds”, pasi një ekip që vjet shpëtoi vetëm javën e fundit nga rënia në një kategori më poshtë sot e kthen në një seancë stërvitore me kampionët në fuqi të Premier League.
Një dorë në 2 prej golave ka ardhur edhe nga vetë ekipi i Klopp-it. Një gafë nga portieri Adrian që pason gabim në zonë dhe një tjetër nga Gomes që bën po të njëjtin gjë i falën 2 gola Aston Villa-s.
Megjithatë skuadra nga Birminghemi ka treguar dominim të plotë gjatë ndeshjes dhe me 7 rrjetat e tundura i ka dhënë një “sulm” në zemër Jurgen Klopp-it, që nuk e ka provuar një shije të këtij lloj turpi më parë.
futbolli nuk shitet as trukohet, as fiksohet
futbolli nuk shitet as trukohet, as fiksohet
Nje humbje te tille me shtate gola Liverpool e ka pesuar 57 vjete me pare, ne Prill te vitit 1963.
Keshtu eshte kur traineri, pasi arrin kulmin dhe fiton kampionatin, qendron akoma ne drejtim te ekipit, kur normalisht duhet te largohej me nder per nje eksperience tjeter.