Barazim 1-1 mes Lacios dhe Interit në “Olimpiko” të Romës, në një sfidë që pa shumë spektakël në fushë, por edhe lojë të ashpër e gjeste antisportive, që sollën dy kartonë të kuq. Një sfidë e fortë mes dy skuadrash me pretendime që kërkuan deri në fund fitoren.
Ndeshja nisi me ritëm të ulët, por u ndez me kalimin e minutave edhe pse Lacio humbi një pas një lojtarët për dëmtime.
Interi gjeti i pari golin më anë të Lautaro Maritnez, por në pjesën e dytë u arrit nga Milinkoviç-Saviç, ndërsa bardhekaltrit për disa minuta pushtuan zonën e Handanoviç.
Pas barzimit kishte një shtyllë të Brozoviç dhe tension pasi Imobile goditi Vidal pas një faulli e u ndëshkua me të kuq, ndërsa edhe Sensi pësoi të njëjtin fat pasi i vendosi duart në fytyrë Patrik.
Rastet nuk munguan deri në vërshëllimën përfunidmtare, por nuk kishte më gola e dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë.
Ndërkaq, Parma mundi Veronën për të marrë tri pikët e para të sezonit, ndërsa Benevento mposhti Bolonjën, për t’i siguruar skuadrës së Pipo Inzagit tre pikë të tjera shumë të vlefshme që e ndihmojnë në rrugën e saj drejt objektivit të këtij edicioni që është mbijetesa.
Benevento-Bolonja 1-0
Shënues: Lapadula 66′
Parma-Verona 1-0
Shënues: Kurtiç 1’
Lacio-Inter 1-1
Shënues: Lautaro 30’/ Savic 55′